Author: Hamdi Kumanova

Njê masaker e vertete ajo qe ka ndodhur ne Lewiston (Maine) të SHBA-ve. Një ish-ushtarak ka vrare te pakten 22 qytetare te zakonshem dhe ka plagosur dhjetera te tjere ne tre vende te ndryshme te kesaj zone, ne nje salle bouling, nje lokal dhe nje supermarket. Robert Card hapi zjarr me arme automatike duke sjell nje ngjarje shume te rende. Ai ka qene ushtarak dhe vitin e kaluar ka qene i shtruar ne spital per probleme mendore. Policia eshte vene ne kerkim te tij.

Lexo më Shumë

Rusia thotë se ka kryer me sukses prova të aftësive të saj për të kryer një kundërsulm masiv bërthamor nga toka, deti dhe ajri. Njoftimi u bë të mërkurën nëpërmjet një deklarate të Kremlinit. Provat shihen si një shfaqje e force nga ana e Rusisë që përkon me tërheqjen e Moskës nga një vendim i mëparshëm, atë të ratifikimit të traktatin historik mbi ndalimin e provave bërthamore. Stërvitja, e cila përfshinte lëshimin provë të raketave nga një bazë tokësore, një nëndetëse bërthamore dhe nga aeroplanë bombardues me rreze të gjatë veprimi, vjen mes mosmarrëveshjesh të thella mes Moskës dhe Perëndimit,…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme filloi vaksinimi falas kundër gripit sezonal për qytetarët. Nga ora 8 e mëngjesit janë hapur punktet e vaksinimit ndërsa vetëm në poliklinikën në Bitpazar janë vaksinuar mbi 70 qytetarë kundër gripit sezonal. Sipas mjekëve ka interesim për vaksinim dhe qytetaret që deri tani kanë pranuar vaksinën janë të moshës mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike. “Nga dita e sotme në Poliklinikën e Bit Pazarit, në Poliklinikën e Idadisë filluan nga ora 8:00 deri në orën 19:00 ndërsa në Poliklinikën Bukuresht do të jetë ndërrimi i dytë prej orës 14:00 deri në orën 19:00…

Lexo më Shumë

Gjimnazi Kirill Pejçinoviq në Tetovë, sërish pa energji elektrike. Shkak për këtë është mos lëshimi në kohë i bllok dotacioneve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe shkencës për pagesat e faturave ndaj EVN-së, shkruan Alsat. Drejtoresha e kthyer në detyrë nga ana e Ministrisë së Arsimit Teuta Llalla thotë se fajin për këtë gjendje e ka Komuna e jo Ministria e Arsimit. Ajo madje kërkon masa më të rrepta ndaj Komunës. “Vazhdojnë mjetet të jenë në komunën e Tetovës. Nuk di ç’të them më shumë, por lus Zotin që apeli im të mbërrijë në veshët e kryetarit…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut ishte vendi më i goditur në tregun e Evropës nga çmimet e larta”, e pranon Ministri i Financave Fatmir Besimi. Por ai thotë se nga tetori i vitit të kaluar kur inflacioni ishte 19,8%, tani është 6,6% dhe pritet të bie edhe më poshtë deri në fund të vitit. Besimi tha se që nga muaji prill ka pasur rritje të pagave si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, por krizat e njëpasnjëshme ekonomike, financiare dhe energjetike për të vitin e katër me radhë kanë ndikuar në standardin e jetesës së qytetarëve. “Në ekonomi ky proces…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të kërkojë kompensim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Evropian që kur Bullgaria vendosi një taksë për gazin natyror që dërgohet përmes territorit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bekteshi thotë se kjo do të rriste çmimin e gazit që përdorin kompanitë në vend, por siguron se sa është ministër nuk do të lejojë shantazhe nga askush. “Këto janë sigurisht vendime të tyre, të brendshme, por në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh dhe duhet thënë qartë dhe hapur se nëse merren vendime të tilla duhet të merren edhe vendime të tjera, ku shtetet…

Lexo më Shumë

Deri në fund të muajit, më së voni deri të hënën ose të martën do ta sjellim vendimin për çmimin e ngrohjes qendrore në Shkup, sepse është realizuar ajo që kemi kërkuar katër muaj – filluan aktivitetet për rehabilitimin e gazsjellësit në urën “Bellasica” në Shkup, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski. Gjatë sjelljes së vendimit, siç tha KRRE, do të vazhdojë me supozimin se gazsjellësi i urës “Bellasica” është plotësisht funksional dhe do të hyjë në llogaritjet e çmimit për energjinë e cila zakonisht merret nga TE-TO. “Do të vazhdojmë procedurën për përcaktimin e…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Krizat informoi se është duke iniciuar procedurë para ministrive kompetente të Bujqësisë dhe Ekologjisë, të kryejnë vlerësim nëse janë plotësuar kushtet për gjuajtje të ariut në zonën e Komunës Mavrovë dhe Rostushë. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov në konferencën për shtyp theksoi se bëhet fjalë për një ari i cili më 23 tetor sulmoi dhe lëndoi një 76-të vjeçar nga Pllasnica. “Si Qendër për Menaxhim me Krizat, ne jemi kundër vrasjes së arinjve, por në rast të paraqitjes së një ariu të rrezikshëm, i cili është i padiskutueshëm se ka sulmuar një njeri dhe për të…

Lexo më Shumë

“FRONTI EVROPIAN DO TË FITOJË NË ZGJEDHJE” Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar propozimin e VMRO-së që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbahen në mes dy festave fetare pranverën e ardhshme, përsëriti se, zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, ndërsa datat do të dakordohen në Kuvend me të gjitha partitë parlamentare. “Data e zgjedhjeve duhet të dakordohet me të gjitha partitë në Kuvend. Ai proces do të jetë në javët dhe muajt e ardhshëm dhe kur të vijë në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë, atëherë do të mund të fillojnë afatet dhe organizimi i zgjedhjeve. Ne…

Lexo më Shumë

Fronti opozitar shqiptar ka akuzuar Qeverinë dhe Artan Grubin se po kthen zonën e Vizbegut në qendër të bizneseve të fëlliqura, pëcjellë Klan M. Ja deklarata e plotë: ”Zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut. Zonën indistriale të Vizbegut që hesnafët me shumë mund e ndërtuan me dekada, Artan Grubi po e kthen në qendër të bizneseve të fëlliqura! Lotaria e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga njerëzit më të afërt të Artan Grubit, së shpejti pritet të zhvendoset në zonën industriale Vizbeg të Shkupit. Media ndërkombëtare Radio Evropa e Lirë njofton se Lotaria e…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçevski ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas gjuajtjeve me armë gjatë ditës së djeshme në “East Gate Mall”, shkruan TV21. Kovaçki thotë se MPB është e paaftë të gjejë sulmuesin edhe përkundër faktit që në qendër tregtare ka një numër të madh të kamerave dhe kishte dëshmitarë okularë. “Ngjarja ndodhë në qendër tregtare, ku ka numër të madh të kamerave dhe kalimtarë të cilët ishin në afërsi të ngjarjes e sulmuesi ende nuk është gjetur dhe privuar nga liria. MPB nën udhëheqjen e Spasovskit është aq e paaftë që nuk mund të…

Lexo më Shumë

Numri i identifikimit të punëtorëve nga Serbia tashmë është testuar dhe gjithçka është gati, duket se po presim vetëm një “amin zyrtar”, tha një bashkëbisedues nga Oda Ekonomike e Serbisë. Ndërkaq, koordinatori i “Ballkanit të Hapur”, Marjan Zabrçanec, i tha Institutit për Studime të Komunikimit se “vetëm një shtypje e një butoni pret që kjo të aktivizohet si masë”, informon PRESSonline.al Panairi i verës “Wine vision by Open Balkan”, i cili pas suksesit të vitit të kaluar në Beograd u bë brend i “Ballkanit të Hapur”, tashmë është planifikuar për këtë vit nga data 16 deri më 19 nëntor. Serbia…

Lexo më Shumë