Author: Hamdi Kumanova

Dje në orët e mbrëmjes në stadiumin e Çairit, në dhomën ku futbollistët e FC SHKUPIT e shfrytëzojnë për të bërë pushimin para dhe pas stërvitjeve, është thyer dera dhe është vjedhur televizioni dhe projektori, informojnë në faqen zyrtare të FC Shkupit. “Pyesim se cilët shpirtligë e kanë bërë këtë akt vandal. Ne nuk po arrijmë të kuptojmë se si njerëzit mund të jenë kaq të poshtër, të pandershëm dhe te pa fytyrë. Me të vërtetë nuk mundemi ta kuptojmë. Ata të cilët e kanë bërë këtë akt, janë turpi i Çairit dhe janë të pandershëm. Ndëshkimin për ta së…

Lexo më Shumë

Me datë 25.10.2023 në ora 02:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.I. nga Kumanova. Personi i arrestuar dyshohet se më 24.10.2023 ka hyrë në një objekt në hyrje të Kumanovës dhe ka marrë disa sende. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, sendet i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, njoftojnë nga MPB. “S.I. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë për të ofruar bashkëpunim për sulmin terroristë në Banjskë. Kështu thotë në një intervistë për Radio Kosovën eurodeputeti holandez, Thijs Reuten. Ai thotë se Serbia është e interesuar të mbajë të bllokuar negociatat me Kosovën, derisa Kosova është zotuar se do të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë edhe themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në Bruksel pritet të ketë takime të kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me liderë të vendeve evropiane. BE-ja duket se ka bërë një propozim të ri për një model për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh edhe drejtues i Lëvizjes Besa, thotë se nëpër shkollat e Tetovës dhe vendbanimeve tjera me shumicë shqiptare, duhet të intonohet edhe himni shqiptar nëse pranohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së që nëpër shkollat e vendit të intonohet himni shtetëror, shkruan gazeta LAJM. “Kjo është çështje politike, por unë si kryetar komune mund të them se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën, por njëherësh do të duhet të respektojmë edhe diversitetin. Në këtë rast nëse merret një vendim, flas ligjërisht, për t’u intonuar himni i shtetit, sigurisht duke respektuar shumicën e qytetarëve që janë të…

Lexo më Shumë

Numri i personave me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është rritur për 41,6 për qind krahasuar me 13 sezonet e kaluara, njoftoi paraditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin për gjendjen e gripit në vend. Javën e kaluar është regjistruar një vdekje në Shtip, nga grupmosha mbi 65 vjeç, pa sëmundje shoqëruese dhe personi ka rezultuar pozitiv me Covid 19, transmeton Portalb.mk. “Krahasuar me javën e 42 të sezonit të kaluar, është regjistruar një rritje prej 96.3 për qind. Deri në këtë javë janë raportuar gjithsej 151 raste me grip. Po ashtu, po monitorohet gjendja…

Lexo më Shumë

Duke vepruar në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme ndërmorën disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup për të siguruar prova për vrasjen e kryer në Belgjikë. Prokurorët belgë po hetojnë vrasjen e kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars. Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve maqedonas në këtë ngjarje, njëri prej…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një takime gazetarët ka folur për datat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për afatet eventuale. Ai ndau tre data të mundshme për raundin e parë dhe të dytë. “Inaugurimi i Presidentit të vendit duhet të jetë më 12 maj 2024. Zgjedhjet mbahen gjatë 60 ditëve të fundit të mandatit aktual, 60 ditët e fundit janë midis datave 14 mars dhe 12 maj 2024. Zgjedhjet zhvillohen në dy raunde zgjedhore: raundi i parë 14 mars 2024; raundi i dytë: maksimumi 8 maj 2024”. Zgjedhjet shpallen nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se një sulm rus me dronë herët të mërkurën, në rajonin perëndimor Khmelnitskyi, ndoshta kishte si objektiv centralin bërthamor të zonës. Sulmi theu xhamat e centralit dhe plagosi 20 persona. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet. Energjia u ndërpre përkohësisht për disa stacione të monitorimit të rrezatimit të vendosura jashtë perimetrit. Në fjalimin e tij me video të darkës, zoti Zelenskiy tha se sulmi është provë e mëtejshme se nevojiteshin sanksione…

Lexo më Shumë

Është shqetësues numri i lartë i kërkesave për divorc që arrijnë çdo ditë në Qendrën për Punë Sociale në Shkup, thotë drejtori Izeir Memedi në “10 Minuta” në TV21. Ai tha se për t’i njoftuar qytetarët për të drejtat e tyre, kryesisht për dhunën në familje, pasi ka kërkesa të shumta që i drejtohen personalisht atij, do të organizojë ditë të hapura në qendrat rajonale në Shkup. Tha se brenda ditës arrijnë më së paku 30-40 lëndë për divorc. “Do të bëjmë ndryshime, që ndarja familjare apo dhuna familjare që janë në procese, ka kërkesa që unë si drejtor të…

Lexo më Shumë

Masat dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM për uljen e çmimeve po japin rezultat, vlerësojnë nga LSDM. “Me masat për çmim “të garantuar”, 25 kategori të produkteve ushqimore bazë nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës.janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës. Çmimet e shitjes me pakicë janë në rënie, veçanërisht ato që mbulohen nga vendimi i qeverisë, ndërsa ka të dhëna se çmimet janë në rënie edhe në kategoritë e tjera të produkteve”, thonë nga LSDM.…

Lexo më Shumë

Një grua nga Shkupi ka denoncuar në polici mashtrimin nga një burrë nga Shkupi, të cilit më parë i ka dhënë 15 mijë euro për operimin e djalit të saj. “Me datë 24.10.2023 në ora 20:25 në Stacionin Policor Gazi Babë, 49 vjeçarja nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Shkupi, të cilit i ka dhënë 922.600 denarë apo (rreth 15 mijë euro) në lidhje me operacionin e djalit të saj në një spital në Turqi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.(INA)

Lexo më Shumë