Tre emigrantë kanë mbetur të vrarë në një shkëmbim zjarri të ndodhur herët mëngjesin e sotëm në ndërtesat e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në afërsi të vendbanimit Horgosh, në Serbi. Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare me Hungarinë, raporton Euronews Serbia. Një emigrant mbeti i plagosur. Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit dhe sipas RTS-së, banorët e atij fshati janë të alarmuar dhe që nga mëngjesi i sotëm në rrjetet sociale raportojnë të shtëna të gjata nga drejtimi i zonës kufitare.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme , respektivisht rreth orës 19:05, policia ka ndaluar 41-vjeçarin L.Z. nga fshati Kolarë i Kërçovës pasi i njëjti është kapur duke transportuar dru për zjarr, pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. “Ai me automjetin e pasagjerëve me rimorkio, të markës “Seat Toledo”, me targa të Kërçovës, po transportonte dru zjarri – dru ahu, pa vulë. Gjithashtu gjatë kontrollit të tij është konstatuar se L.Z. nuk posedon asnjë dokumentacion për drutë”, shtojnë nga MPB.
-Në një periudhë gjashtëvjeçare, në kushte krize, në kohën e qeverisjes së kësaj Qeverie kemi rritje të pagave për 60%, ndërsa në kohën e Qeverisë së kaluar, në periudhën 2011-2017, rritja ishte vetëm 8,9%. në të gjithë sektorët, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Kanal 5. Në lidhje me harmonizimin e pagave të zyrtarëve, që hyrë në fuqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se ka vullnet politik për zgjidhje sistematike, por kërkon kohë për ndryshimin e shtatë ligjeve. “Ne kemi një grup pune, tashmë kemi mendime të caktuara, ndërsa punojmë dalim me propozime të caktuara,…
Sot në Tetovë do të mbahet protestë nga qytetarët në mbështetje të Palestinës, transmeton Portalb.mk. Protesta do të fillojë në ora 13:30 në sheshin “Iliria”. “Palestina çështje humanitare”, thuhet në pankartën informative të protestës. Protesta në mbështetje të Palestinës u mbajt edhe në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qytete të mëdha anembanë botës. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ndërkaq ushtria izraelite më pas nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Deri më tani, numri i të vrarëve palestinezë është mbi 7 mijë, ndërkaq numri…
Më herët në media u raportua se ka ndodhur një vetëvrasje në Tetovë. Siç mësohet nga burime të ndryshme bëhet fjalë për një vajzë 20 vjeçare e cila është gjetur pa shenja jete në qendrën tregtare, tek “Komplexi i Ri”. Advertisement Policia dhe prokuroria kanë dalur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e vdekjes./Monitor.mk
Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi për përcaktimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë do të vazhdojë sot punën e saj, duke dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet. Kryetarja e Komisionit Hetimor për skandalin në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në ISHP Rashela Mizrahi tha javën e kaluar se pret që dëgjimi i dëshmitarëve të përfundojë deri më 3 nëntor, pas së cilës, brenda një afati prej 30 ditësh, të gjitha Dokumentacioni duhet të shqyrtohet dhe konkluzionet t’i dorëzohen Kuvendit. Deri më tani, ministri i Punëve të Brendshme Oliver…
Richard Grenell, ish emisari amerikan ka takuar sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin. Grenell në rrjetin social “Instagram” nuk zbulon detaje nga takimi, ndërkaq nga fotografia e publikuar mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e Grubit në Shkup. Grubi dhe Ahmeti nuk kanë shpërndarë njoftim nga ky takim.
Gjatë ditës, deri në mëngjesin e sotëm, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në gjithsej gjashtë zjarre në hapësirë të hapur dhe i kanë shuar të gjitha, thuhet në njoftimin e QMK. Nga QKM njoftojnë se zjarrfikësit nga Brigada për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë pasur intervenim për shuarjen e zjarreve në ambiente të jashtme nga ora 19:20 deri në ora 21:05. Në veçanti, siç thonë nga atje, me tre zjarrfikës dhe një veturë zjarrfikëse kanë shuar mbeturinat e djegura në një sipërfaqe prej rreth 500 m2 në vendbanimin “Shuto Orizare”, si…
Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Si pasojë, ata kanë fituar dhe konkursin e NASA. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, djemtë kanë folur për hartën e krijuar, duke zbuluar se ajo identifikon zjarrin për 15 sekonda. Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit. “Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që…
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska theksoi se vendi ynë është ndër pesë vendet e para të Aleancës së NATO-s që sipas të gjitha parametrave dhe për kokë banori i ka dhuruar më shumë pajisje ushtarake Ukrainës. “Diku rreth 16% e buxhetit aktual është shuma totale e mjeteve të dhuruara për Ukrianinën, që është një shifër vërtet e madhe”, thotë Petrovska në “ClickPlus”. Ajo tha se ka shumë projekte për të cilat ka hapësirë dhe do të punohet në mandatin e ardhshëm.
Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Podujevë, Prokuroria ka nisur hetimet. Sinjali mëson se një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij, 15 dhe 11-vjeçare dhe të njëjtat i ka dëbuar nga shtëpia. Të miturat janë gjetur në rrugë nga Policia dhe më pas ato janë shoqëruar në stacion policor për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me rastin.…
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit, SHBA. Qindra punonjës policie janë vënë në kërkim të 40 vjeçarit Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, i cili hapi zjarr rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh. Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo…

