Author: Hamdi Kumanova

Autoritetet suedeze kanë vendosur që pas skadimit të lejes së punës dhe qëndrimit, të dëbojnë refugjatin nga Iraku, Salwan Momika, i cili ka kryer provokime duke djegur Kuranin në Suedi muajt e fundit, Zëdhënësi i shtypit i Zyrës së Emigracionit Jesper Tengroth tha në një deklaratë për kanalin “TV4” se Momika ka një leje pune dhe qëndrimi deri më 16 prill 2024. Tengroth deklaroi se pas kësaj date nuk do t’i jepet leje qëndrimi dhe pune dhe Momika do të deportohet. Duke u shprehur se këtë vendim e morën për shkak të një deklarate të rreme të Momikës, Tengroth tha:…

Lexo më Shumë

Çështja e taksës shtesë 10 euro për megavat orë për gazin rus që kalon përmes Bullgarisë, nesër do të shqyrtohet sërish në Parlamentin e Sofjes. Megjithëse taksa ishte miratuar me 13 tetor, presidenti Radev ushtroi autoritetin e tij për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të vërtetoj se ka shkelje kushtetuese të dispozitave të Ligjit për Kontrollin e Zbatimit të Masave Kufizuese të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë. Presidenca e Radevit kumtoi se janë shkelur parimet e garantimit të së drejtës së pronës dhe iniciativës së lirë ekonomike dhe ligji u miratua në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka ndarë detaje tronditëse përmes një raporti preliminar 50-faqësh për grupin terrorist serb që realizuan sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në raportin e siguruar nga Gazeta Insajderi, figurojnë dy kontrata për shërbime të arritur mes Komunës së Leposaviqit dhe Gjorgje Baloviq e Aleksandar Tanashkoviq, për të cilët autoritetet kosovare thonë se ishin pjesë e grupit terrorist në Banjskë. Siç thotë raporti, Baloviq dhe Tanashkoviq u plagosën përgjatë ballafaqimit me Policinë e Kosovës dhe më pas ikën për në Serbi për trajtim.…

Lexo më Shumë

Sipas opozitës së bashkuar shqiptare, ka mundësi që Xhaferi po e shtyn zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHZ-së për shkak të lojërave politike mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Një skenar i mundshëm është që Aleanca të largohet nga Qeveria para formimit të qeverisë teknike, duke u bërë sërish opozitë dhe të mbajë vendin në KSHZ, shkruan PRESSonline.al Tetë muaj pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbeti pa një anëtar, për shkak se Aleanca për Shqiptarët hyri në Qeveri dhe anëtari i saj Krenar Loga u bë ministër i Drejtësisë, procedura për plotësimin e pozitës vakante në organin…

Lexo më Shumë

TEMË E BISEDIMEVE – INTEGRIMI EVROPIAN I RMV-së Shefja e Komisionit Evropian të dielën vjen për vizitë të shkurtër fundjave në Shkup. Burime të BE-së bëjnë të ditur se paralajmërimi për vizitën të premten do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komisionit Evropian. Kryeministri Kovaçevski ka deklaruar se integrimi evropian do të jetë temë kyçe bisedimeve. Sipas tij, Fon der Lajen vjen për të mbështetur Maqedoninë e Veriut e jo për të bërë presione ndaj opozitës për miratimin e ndryshimeve kushteteuse. Edhe pse për një muaj skadon afati që BE-ja e vendosi për futjen e Bullgarëve në…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, 16 rastet aktive, të ngritura kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka të ngjarë të vjetrohen, do të thotë Merko nuk do të mbajë përgjegjësi për shpërdorimin e detyrës thotë për Alsat, avokati, Ardian Demiri. Sipas tij, e gjithë kjo vë në pikëpyetje angazhimin e të gjithë faktorëve, që duan të kontribuojnë në sundimin e ligjit në vend. Demiri shton se Merko përfundimisht mund të mbajë përgjegjësi vetëm për veprat e shpërdorimit të detyrës të kryera pas vitit 2018, nëse sistemi funksionon. Prokuroria Publike nuk ka saktësuar nëse lëndët e…

Lexo më Shumë

Prindërit bashkë me profesorët dhe nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë, protestuan sot për të shprehur revoltën ndaj mosdhënies së bursës për nxënësit në paralelet me mësim dual të shkollave të mjekësisë. “Si prind u njoftuam se fëmijët tanë nuk do marrin bursa dhe kjo do të thotë se jemi të degraduar dhe si prind kemi të drejtë ankese, sepse e drejta e tyre që iu premtua nga Ministria nuk do të realizohet”. “Ne protestojmë sepse na diskriminojnë fëmijët tanë për mjetet që duhet ti marrin paralelet e mësimit dual. Që në fillim ato mjete u dedikuan për fëmijët…

Lexo më Shumë

KOVAÇEVSKI: SPASOVSKI KA DËSHMUAR PERFORMANCA TË LARTA PROFESIONALE VMRO – DPMNE kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Deputeti i kësaj partie, përcjellë KlanM, Dragan Kovaçaki ne seancën e sotme për pyetje deputetësh, pyeti kryeministrin Dimitar Kovaçevski se kur do të shkarkojë Spasovskin, pasi thotë se, në vend sundon parimi i pandëshkueshmërisë dhe të shtënat janë bërë përditshmëri. “Pothuajse 20 vrasje vetëm në territorin e Shkupit nuk janë zbardhur nga MPB në mandatin e Spasovskit i cili më 11 nëntor do të mbush tetë vite të plota si ministër i Punëve të Brendshme. Sërish, për të disatën herë, policia…

Lexo më Shumë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka folur ekskluzivisht për Kanal10 dhe gazetarin Kushtrim Sadiku duke thënë se nuk negociojnë në mënyren “merre ose lëre”. Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se Lajçak tha se ka pritje të larta. “Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak. Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes. I pyetur nga gazetari nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëje”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë. “Ne nuk…

Lexo më Shumë

Dje (25-tetor) rreth orës 23:45 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 19-vjeçarin V.L. nga Tetova, u cili një ditë më parë kishte qenë i raportuar në SPB-Tetovë nga 37-vjeçari G.S. nga Tetova, se së bashku me tre persona të tjerë, në vende të ndryshme në Tetovë, disa herë e kishin sulmuar fizikisht. “Paraprakisht në ora 10:10, në Reçicë të Vogël të Tetovës, për shkak të dyshimit për përfshirjen në rastin e njëjtë, është privuar nga liria edhe 46-vjeçari H.K. nga ky fshat, ndërsa në orën 11:00 në Stacionin Policor Tetovë,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit për shkeljen e Ligjit të Shkollave të Mesme, gjatë emërimit të tre ushtruesve të detyrës drejtor në shkollat e mesme “Koço Racin”, “8 shtatori” dhe “Arseni Jovkov”. Sipas ASH-së personat e emëruar nuk posedojnë certifikatë për njohjen e gjuhës angleze dhe nuk e kanë kaluar provimin për drejtor. “Në shkollën e mesme ‘Koço Racin’, u.d caktohet personi T.B, person që në rend të parë nuk është nga të punësuarit e rregullt në këtë shkollë. Personi T.B emërohet u.d pa mos plotësuar kushtin që është mjaft i rëndësishëm, që ai të ketë…

Lexo më Shumë

“NUK DO TË KETË NDRYSHIME KUSHTETUESE” Kovaçevski le të zgjedh datën midis dy festave të mëdha dhe të kemi zgjedhje të përbashkëta për shkak të interesit të qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, përcjellë KlanM. Oferta sërish vjen nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Më pyetët nëse është 5 ose 8 Maji. Unë gjatë fjalimit tim thash, ja një fletë të bardhë le të ulet le ta shkruajë datën. Le ta shkruajë datën afër dy festave të mëdha, Ramazanit dhe Pashkët, le të vendos ne do ta pranojmë. Sot ka një drekë me Ahmetin dhe Grubin le të konsultohet. Nëse duhet…

Lexo më Shumë