Author: Hamdi Kumanova

Është penguar tentimi për kontrabandim të sasisë së madhe të mjeteve dore dhe industriale, si dhe aksesorë celularë në vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarë, që dy shtetas të Maqedonisë u përpoqën t’i fusin ilegalisht në vend përmes pikës kufitare Bllacë, njofton Drejtoria doganore. “Për shkak të dyshimeve automjetet janë ndaluar për kontroll të detajuar. Në të njëjtën kohë, në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarë, të cilat personi nuk i ka paraqitur në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmangë pagesën doganore dhe TVSh-në në…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku Jo për të bërë ndonjë gjykim moral apo politik lidhur me pjesëmarrjen e ndonjë partie politike në qeveri, sepse secila parti politike bën llogaritë e veta, por nëse do të bënim gjykim logjik, juridik dhe matematik, ai do të dukej kështu: – Logjik: nëse futjen në qeveri të partisë Besa ose Alternativa e kemi konsideruar atëherë dhe e konsiderojmë ende sot se ka qenë veprim i gabuar, logjikisht i bie që, sipas të njëjtit parim, kush e bën të njëjtin veprim më pas duhet të konsiderohet po ashtu gabim. – Juridik, nëse gabimin e parë mund ta quajmë…

Lexo më Shumë

Policia i ka shpallur luftë pa kriter strukturave kriminale që dikush ka krijuar prej 30 vitesh, potencoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, të shtënat në “East Gate” janë një përballje kriminale dhe policia e di të kaluarën e personit që u qëllua, por në interes të hetimit, MPB-ja nuk zbulon detaje të reja. Bëri të ditur po ashtu se nuk është cenuar siguria e qytetarëve. “Vetëm muajin e fundit kemi arrestuar tre persona dhe kjo flet për një nivel të lartë të angazhimit dhe për konfrontim mes atyre grupeve kriminele që për 30 vite dikush i ka krijuar.…

Lexo më Shumë

Ivica Tomovski, anëtar i Komiteti Qendror të OBRM-PDUKM-së, në debatin e djeshëm me titull “Koha për ndryshime në politikën pensionale – Politika të reja për një të ardhme më të mirë” në kuadër të fushatës “Është e rëndësishme!” Ndryshimet varen nga ju”, tha se ka disa mënyra nëse qeveria dëshiron të plotësojë kërkesat e pensionistëve dhe në radhë të parë duhet të fillojë duke parandaluar nivelin e lartë të korrupsionit, ekonominë gri, si dhe inflacionin. “Ka disa mënyra se si qeveria mund të strehojë pensionistët. Para së gjithash duhet të parandalojmë emigracionin e të rinjve, korrupsionin e madh, ekonominë…

Lexo më Shumë

Komuna e Pllasnicës ka marrë vendim që Minçe Ramçeskit t’i ndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarë për guxim pas sulmit të një ariu. Kryetari i komunës, Alija Jaoski, ia ndau ndihmën financiare shtatëdhjetë e gjashtë vjeçarit Ramçeski. “Shpërblimi prej 30.000 denarë për bashkëqytetarin tonë është plotësisht i merituar, sepse me guximin e tij arriti të shpëtojë veten pas një sulmi agresiv të një ariu të egër. Duke ndjekur shembullin e komunës së Plasnicës, ftoj shumë bashkëqytetarë tanë nga diaspora, vendas të Plasnicës, që t’i bashkohen këtij akti human dhe brenda kufijve të mundësive të tyre ta përkrahin bashkëqytetarin tonë Minçe…

Lexo më Shumë

Lena Sow është një blogere afrikano-amerikane nga Los Angeles, e cila në profilin e saj në Tik tok ndan video të përvojave të saj të udhëtimit nëpër botë. Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur 24 vjeçaren se cili është destinacioni më i keq evropian për të si grua me ngjyrë, ajo ka përmendur Maqedoninë, sidomos duke veçuar Shkupin. “Numër një është Maqedonia, por jo i gjithë vendi, por konkretisht kryeqyteti, Shkupi. Kjo ishte një nga përvojat më të këqija të udhëtimit që kam pasur ndonjëherë. Në momentin që isha vetëm, njerëzit më fishkëllenin me boritë nga makinat, kishte nga…

Lexo më Shumë

Përleshje e re në autobusin në Ndërmarrjen Transportuese Publike (NTP) pasi një i ri është sulmuar nga disa persona, bën të ditur MPB. Me datë 24.10.2023 në ora 19:20 në SPB Shkup L.G. (64) nga Shkupi ka raportuar se me datë 21.10.2023 rreth orës 01:00 në autobusin e NTP-së në zonën e Hipodromit, nipi i saj ka qenë. i sulmuar fizikisht nga disa persona, njofton MPB. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë në Spanjë konfirmoi lirimin e Çabi Alonsos nga akuzat për mashtrim tatimor. Ai ishte akuzuar për mashtrim tatimor pasi të drejtat e tij të imazhit si lojtar i Realit Madridit iu transferuan një kompanie me qendër jashtë Spanjës, më konkretisht në ishullin Madeira, por vendimi i gjykatës tashmë konfirmoi se nuk u krye asnjë krim ndaj financave të shtetit spanjoll. Në diskutim ishte një kontratë e nënshkruar më 1 gusht 2009, në të cilën ish-mesfushori transferoi të drejtat e imazhit tek ajo kompani me qendër në Madeira. Çabi Alonso u akuzua se kishte simuluar një biznes, strategjia…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet nesër me presidentin serb, Vuçic për dialogun, pas vizitës së pesëshes së madhe në Ballkan, që sollën një plan të ri për Kosovën e Serbinë. Është raportuar se Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit në fillim të muajit nëntor dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri tani. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se Kurtit nuk i është dhënë statuti i asociacionit, por nga ai është kërkuar që të fillojë me procedurat për themelimin e asociacionit, si dhe iu është dhënë agjenda kohore me datat përkatëse për fillimin…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara sot mban seancën në çështjen ndaj Salih Mustafës. Sipas njoftimit të Speciales, gjykimi do të mbahet nga ora 13:30 deri në 17:10. Salih Mustafa pretendohet se ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’). Aktakuza e ngarkon atë për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në fshatin Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022 dhe deklaratat përmbyllëse u bënë në…

Lexo më Shumë

Skoda publikoi një sërë detajesh të pamjes së jashtme të gjeneratës së katërt të ardhshme Superb në modelin Hatchback dhe Combi, ndërsa njoftoi se premiera e tij botërore do të bëhet më 2 nëntor. Ne jemi tashmë mjaft të njohur me siluetën e Skoda Superb 2024 nga publikimet e mëparshme, por skicat zbulojnë detaje të reja të dizajnit të jashtëm. Superb mbetet menjëherë i dallueshëm, por duket “më i mprehtë” falë mënyrës së re të dizajnit Modern Solid të Skoda. Siç bëhet e ditur, brezi i ri është më i gjatë dhe më aerodinamik në krahasim me paraardhësin e tij.…

Lexo më Shumë

Florentino Perez më shumë gjasë nuk do të udhëtojë në Barcelonë për “El Clasico”, pasi raportet mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk janë të mira. Arsyeja e raportuar për vendimin e tij nuk ka të bëjë me përfshirjen e Barçës në çështjen famëkeqe “Negreira”. Florentino thjesht nuk i pëlqeu ajo që njëri nga anëtarët e bordit të Barcelonës ka thënë për Vinicius Junior një ditë më parë. “Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë për faktin se është një palaço dhe e ka dëshmuar këtë… Çfarë përfaqësojnë këto driblime të kota në mes të fushës…”, shkroi Mikel Kamps në “Tuitter”…

Lexo më Shumë