Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Finlandë, së bashku me Drejtoren e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki, Teija Tiilikainen, e nënshkruan Memorandumin për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Qendrën e theksuar, me çka Maqedonia e Veriut u bë vendi i 35-të pjesëmarrës, njoftojnë nga MPJ. Osmani, thonë nga MPJ, theksoi se kyçja e Maqedonisë së Veriut në Qendrën Evropiane po ndodh në një moment jashtëzakonisht domethënës kur e gjithë bota, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, po përballet me sulme hibride të intensifikuara. “Kyçja e Maqedonisë së…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski garanton me mbi 192 mijë euro se nuk do të arratiset, ndërsa Këshilli Penal i besoi, e pranoi garancinë dhe e liroi nga paraburgimi shtëpiak, shkruan TV21. Pas dy ditëve, nga Gjykata Penale thonë se vendimi nuk është i plotfuqishëm dhe theksojnë se prokurori mund ta animojë vendimin. Lirimi i Rashkovskit vjen pas gati katër muajve të kaluar në arrest shtëpiak. Ai u dënua për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe për pastrim parash. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe çështja është në Gjykatën e Apelit.
Javën e ardhshme, pensionet e rritura do të jen në llogarin tuaj dhe një rritje e re do të pasojë në muajin mars Pensionet për muajin tetor do të paguhen jo më vonë se data 1 nëntor – e mërkurë, sipas dinamikës së përcaktuar nga Qeveria. Megjithatë, disa nga bankat në Maqedoni e paguajnë pensionin, gjegjësisht e vënë në dispozicion të kartelave të pensionistëve një ose dy ditë para afatit. Nga muaji i kaluar, pensioni është rritur për 5.3 për qind, ndërsa një rritje do të ketë edhe marsin e ardhshëm.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite, teksa firmosi për një vit me Al-Qadisiya. Pavarësisht se nuk regjistroi asnjë humbje me skuadrën arabe dhe javën e kaluar u shpall trajneri më i mirë i muajit, Fowler është shkarkuar nga detyra! Edhe pse Al-Qadisiya renditet në vendin e dytë në divizionin e dytë të futbollit saudite me një pikë larg kreut që mbahet nga Al Orubah. “Klubi vlerëson përpjekjet dhe profesionalizmin e trajnerit dhe i uron suksese në karrierën e tij profesionale”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit. Fowler kaloi vitet më të bukura të karrierës…
Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme ka takuar kryetarët e katër partive që janë pjesë të koalicionit qeveritar, mes tyre edhe Ali Ahmetin e BDI-së, ku është biseduar për datën e zgjedhjeve në vitin 2024. “Në këto takime biseduam për të gjitha cështjet aktuale në vend, duke llogaritur edhe zgjedhjet. Në pjesën e mbajtjes së tyre, në Ministrinë e Drejtësisë tashmë ekziston grupi I punës, ku të gjithë partitë politike kanë deleguar përfaqësuesit e tyre. Vetëm VMRO-DPMNE nuk ka të deleguar. I nxis ta bëjnë këtë, për shkak se nuk mundet që…
Me kërkesën e drejtorit Jetmir Ziberi që vjen nga radhët e BDI-së Instituti Shëndetësor Publik për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle-Shkup shndërrohet në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët në IEVP-Shkup, transmeton Almakos. Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendim me të cilin Instituti Shëndetësor Publik për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle-Shkup shndërrohet në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët në IEVP-Shkup. Me këtë vendim mundësohet zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor përmes kujdesit shëndetësor specialist-konsultativ dhe spitalor dhe veprimtarisë shëndetësore në nivel terciar në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës…
“Tani ka zgjidhje elegante, për shembull, gjatë çregjistrimeve dhe regjistrimeve të nxënësve gjatë vitit shkollor ose transferit të arsimtarëve nëpër shkolla, pastaj ka përmirësime në pjesën e menaxhimit me paralelet, mungesat, notat dhe sjelljen”, sqarojnë nga MASH-i për Meta.mk Zgjidhja softuerike me një bazë të vetme të dhënash dhe administrim qendror, së bashku me optimizimet e aplikuara duhet t’i zgjidhë problemet teknike me futjen e të dhënave në ditarin elektronik, deklarojnë kompetentët në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ndaj pyetjeve të Meta.mk lidhur me funksionimin e ditarit të ri elektronik në të cilin do të futet e gjithë evidenca…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 24.10.2023. Nga data 28.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 47,174 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në pyetjen se a do të jetë kandidat i opozitës shqiptare për president të RMV-së, ai tha se ende nuk kanë biseduar për këtë temë me partnerët e opozitës. Mexhiti tha se siguron që kushdo që do të jetë kandidat, do të ketë rol unifikues. “Nuk kemi biseduar as për emër, dmth a do të jenë brenda subjekteve, por prej tash e them se me shumë gjasë do të jetë president i cili edhe më shumë të unifikojë dhe do të jetë alternativë serioze që do të bëjë garë serioze dhe do të jetë…
Pensionistët do të përfshihen në pakon e re të masave kundër krizës, ashtu siç u përfshinë vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti përmes pakos së energjisë që iu ofrua. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë paraqitjes së tij në “Vetëm intervistë”, që transmetohet në televizionin Kanal 5. Zëvendëskryeministri Bytyqi krahas njoftimit për pakon e masave kundër krizës që do t’u ofrohet pensionistëve, iu referua edhe caktimi të pensionit minimal, i cili duhet të përcaktohet me ligj, sepse Qeveria kërkon…
Koha verore përfundon të dielën më 29 tetor në ora 03:00, duke u zhvendosur kështu akrepat e orës një orë prapa, koha në 03:00 llogaritet si 02:00. Nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se miratimi i këtij vendimi kontribuon në monitorimin e politikës afatgjatë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim me Bashkimin Evropian, si dhe kujdesin për funksionimin normal të sektorëve të caktuar, jo vetëm të transportit dhe komunikacionit, por edhe sektorë të tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. /Alsat.mk
Teknologjia në futboll ka qenë një temë e nxehtë gjatë viteve të fundit, me fokusin kryesor në sistemin e Video Asistent Referee (VAR) që është përdorur në të gjithë futbollin e nivelit të lartë për disa kohë si dhe në La Liga që nga viti 2018. Nuk ka dyshim se çështja e VAR është shumë polarizuese. Disa janë në favor të tij, të tjerët janë të vendosur kundër, dhe një nga këta të fundit është edhe presidenti i Atletiko Madridit, Enrike Çerezo, njofton Football-Espana. Duke folur në Gala të Fondacionit Jose Ramón de la Morena, Cerezo i bëri shumë të…

