Deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi kërkon shkarkimin e ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Lubomir Fërçkovski, i cili votoi i përmbajtur për Rezolutën për armëpushim në Rripin e Gazës, përcjell INA. “Urgjentisht të shkarkohet ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara L.Fërçkoski, i cili njollosi shpirtin human të qytetarëve të RMV-së. Në moment kur “interesat strategjike” të vdesin ndërgjegjën dhe dhembshurinë, po në atë moment dëshmon shitjen e shpirtit tënd dhe përdhosjen e vlerave njerëzore, andaj detyrohesh të votosh i përmbajtur ndaj një rezolute tejet humane dhe kundër masakrimit të fëmijëve, grave dhe pleqve në Gaza. Në Gaza…
Author: Hamdi Kumanova
Fiks një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit i është ngritur aktakuza, e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare. Aktgjykimin dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi. Kurti e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi. “Po, e pranojë fajësinë’’, ka thënë Kurti, shkruan “Betimi për Drejtësi. Me këtë rast, prokurori Prekazi i ka propozuar gjykatës të pranojë pranimin e fajësisë dhe të marrë parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në SHBA. Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash dhe një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe mbi 60 të tjerë të plagosur. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë dhe të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është kapur. Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit. Erida Caudill në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania,…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës Evropiane të Ekselencës për Ballafaqim me Kërcënimet Hibride në Helsinki, nënshkruan Memorandumin për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë qendër, duke e bërë vendin e 35-të pjesëmarrës. Osmani theksoi se bashkimi po ndodh në një moment jashtëzakonisht domethënës kur e gjithë bota, përfshirë edhe vendi, po përballet me sulme hibride të intensifikuara. “Të mund ta vendos flamurin e RMV-së së bashku me këta 34 flamuj të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Mendoj se në këto kohëra, që shkaktohen nga koncepti i ri gjeopolitik, agresioni rus…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte me shumicë votash miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 14 vende, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ishin kundër dhe 45 abstenuan nga votimi. Nga rajoni ynë, Sllovenia, BeH dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan. Rezoluta, me propozimin e Jordanisë dhe në emër të shteteve arabe, dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, si dhe sulmet terroriste dhe pa…
Maqedonia është vendi nëntë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, thonë të dhënat e Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023. Sipas raportit të Euronews, Maqedonia e tejkalon për 1 vend Shqipërinë ndërsa është shumë para Kosovës. Ky indeks është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje (PRIO). Mediumi ka dhënë raport vetëm për Evropën, ku Maqedonia u rendit e 33-ta, ndërsa në ranglistën botërore Maqedonia qëndron në pozitën e 44. Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë ndërsa janë përdorur 13 matës nga shkollimi deri te ligjet e…
Ballafaqimi efikas me ekonominë joformale në shoqërinë tonë kërkon qasje sistemike dhe koordinim ndërmjet institucioneve. Në këtë drejtim janë përcaktuar masat dhe aktivitetet në Strategjinë dhe Planin aksional, ndërsa për implementimin efikas është themeluar organ ndërresorial dhe Këshilli Nacional për Formalizimin e Ekonomisë Joformale ku sot mbajti seancën konstitutive, të kryesuar nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi. “Bëhet fjalë për vendosjen e sistemit gjithëpërfshirës dhe konsistent për uljen efikase të ekonomisë joformale.Me këtë sistem përforcohen: kapacitetet institucionale, koordinimi ndërmjet institucioneve, interoperabiliteti ndërmjet institucioneve, avancimi i rregullativës ligjore, si dhe definohen indikatorët për vlerësimin e rezultateve. Me krijimin e Këshillit Nacional,…
Një vajzë e moshës 16 vjeçare është gjendur e vdekur sot paradite pranë qendrës tregtare në sheshin e qytetit. Sipas informacioneve të para nga Sektori i Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe nuk dihet nëse e mitura ka rëshqitur nga kulmi i qendrës tregtare apo ka kërcyer vetë nga atje. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe sektori i punëve të brendshme por edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit. Trupi i pajetë i të miturës është dërguar në spitalin klinik të Tetovës për obduksion ndërsa në…
U realizua takimi i parë mes sindikatës së punonjësve të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë publike me përfaqësuesit e qeverisë, shkruan Alsat. Në takimin e parë të grupit të punës, përfaqësuesit e SPOGJ i kanë parashtruar kërkesat e tyre për rritjen e pagave për 78 përqind dhe kthimin e shtesave të pagave, ndërsa siç njoftoi kryetari i kësaj sindikate, rezultate më konkrete presin në takimin e javës së ardhshme. Ai tha se pasi ta marrin ofertën prej përfaqësuesve të pushtetit, do ta dorëzojnë tek anëtarësia dhe më pas do të prononcohen nëse e pranojnë atë ose jo. “E dini greva…
“Sot me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka shfuqizuar vendimin për një pjesë të produkteve, duke pasur parasysh se tregtarët e shitjes me pakicë se shitësit kanë interpretuar vendimin e mëparshëm për pamundësinë e dhënies së aksioneve apo promovimeve. Tani si shpërndarësit ashtu edhe prodhuesit do të jenë në gjendje të organizojnë veprime të tilla për klientët tanë. Gjithashtu kemi vendosur uljen e çmimeve, ndërsa etiketa “çmim i garantuar” të vazhdojë deri në fund të vitit dhe deri atëherë do të kemi zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare”, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas…
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e qytetit në Tetovë për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe për të kërkuar ndalimin e sulmeve të armatosura në Rripin e Gazës. Reklama Qytetarët mbanin pankarta me mbishkrime për të ndaluar vrasjen e fëmijëve, për të ndaluar bombardimet dhe gjenocidin në Gaza. “Jemi këtu për të kundërshtuar narrativën aktuale ku viktimat palestineze kanë më pak vlerë se viktimat izraelite. Jemi këtu për të ndarë me familjet e viktimave një pjesë të pikëllimit që ata ndjejnë. Ne jemi këtu për foshnjat, fëmijët, gratë dhe viktimat e tjera, që në sytë…
Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti ka vlerësuar një frazë politike të thënë nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. “Një koncept dhe një frazë politike do t’i veçoja sot, thënë nga Bilall Kasami. Koncepti është: “Shqiptarët janë populli i dytë shumicë në MV”. Pra, shqiptarët në MV të mos cilësohen më si pakicë, por si popull i dytë shumicë. Dhe mendoj se ky koncept duhet të përdoret tani e tutje në çdo ligjërim politik, sociologjik, demografik. Ndërsa fraza politike: “Shqiptarët do ta respektojnë himnin e MV atëherë kur himni do t’i respektojë shqiptarët”, ka shkruar ai. (INA)

