Ministri i jashtëm dhe anëtari i lartë i BDI, Bujar Osmani ka komentuar funksionimin e koalicionit qeveritar dhe raporter me ASH-në.
“Ne nuk kemi dallime në Qeveri, komunikojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrën më të përshtatshme. Nuk ka dallime në pikëpamje apo vërejtje për punën e partnerëve të koalicionit dhe kjo është e rëndësishme. Kemi marrëdhënie të mira ndërpersonal dhe bashkëpunim të mirë si ministra. Absolutisht nuk kam vërejtje dallime në veprime”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka konflikt në Qeveri mes partive të koalicionit.
Ky prononcim i tij vjen pas atyre të Taravarit se BDI është si kancer, ndërsa ministri Azir Aliu tha se kjo parti duhet të shkoj në opozitë dhe të ‘update”-ohet.
Osmani beson se nëse opozita miraton amendamentet kushtetuese, do ti lë në dorë të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet, siç tha ai, sot, nesër apo pasnesër.
“Oferta e drejtë nga ana jonë. Nëse nuk miratohen amendamentet kushtetuese, duhet të merren parasysh afatet e rregullta – si për zgjedhje palamentare ashtu edhe për presidenciale”, tha sot ministri Osmani.(INA)