Siç pritej, aksionarët e Teslës bënë një gjë vërtet të paprecedentë, duke miratuar një paketë page për Elon Musk që, gjatë dekadës së ardhshme, mund ta shndërrojë CEO-n në trilionerin e parë në botë. Së pari, disa paralajmërime të rëndësishme: Tesla dhe Musk duhet të arrijnë disa objektiva, duke përfshirë rritjen e kapitalizimit të tregut, i cili është tashmë i lartë, me 466%. A është e mundur? Sigurisht. E mundshme? Varet se kë pyet. Por, meqenëse nuk ka zero shanse që Musk ta arrijë këtë, ia vlen të shqyrtojmë se për çfarë flasim kur flasim për një “trilion”.…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Evropian përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar të Korridorit 8 midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një deklaratë për rrjetin “X”, e vlerësoi marrëveshjen si një hap të madh përpara në bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. “Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes për tunelin ndërkufitar të Korridorit 8 midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, një hap i madh përpara në bashkëpunimin midis dy vendeve dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Përveç zhvillimit të lidhjeve dypalëshe, hekurudha e re do të…
Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se doganierët dhe ekipet mobile të doganës mes tjerash kanë konfiskuar në disa raste të ndryshme 92 gramë pllaka dhe monedha ari, pajisje “Apple”, 37.500 euro, cigare, parfume dhe rroba fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare. “Pllaka ari me peshë 53 gramë dhe 11 monedha ari me peshë 39 gramë u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk, në dalje nga shteti, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e vlerësuar e arit arrin 538 mijë denarë. Në një rast tjetër, doganierët nga Aeroporti…
Një traktorist humbi jetën sot në një aksident në rajonin e Kavadarit, konfirmoi Antoan Parakeov, kreu i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Kavadar. Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Kavadarin me fshatin Drenovë. “Ekipi ynë mjekësor shkoi në vendngjarje menjëherë pasi u raportua aksidenti. Por, për fat të keq, ata mundën të konfirmonin vetëm vdekjen e një personi mashkull nga fshati, i lindur në vitin 1971.Personi vdiq menjëherë pasi traktori që po drejtonte u përmbys”, tha Parakeov.
Nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në orët e pasdites së djeshme u zhvillua një aksion ku u arrestuan pesë persona, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, menaxheri i një kompanie private i ka premtuar ryshfet prej 50 mijë eurosh drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore dhe Zhvillim Rural, në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje për fonde nga programi IPARD, ndonëse kompania nuk i plotësonte kushtet. Në skemë janë përfshirë edhe tre ndërmjetës, mes tyre një punonjës i Administratës Tatimore dhe një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, të cilët kanë ushtruar ndikim të paligjshëm…
Po mbaron koha kur Shkupi ishte qytet i deponisë. “Pastrimi i përgjithshëm” nuk do të zgjasë vetëm 72 orë, por do të vazhdojë vazhdimisht, çdo ditë, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Në fjalimin e tij në seancën e parë konstituive të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski theksoi gjithashtu se fushata e pastrimit që filloi mbrëmë nuk është marketing. “Prej mbrëmë, ju jeni dëshmitarë se që nga dita e parë pas marrjes së detyrës si kryetar i qytetit, kemi filluar një “pastrim të përgjithshëm” për kryeqytetin tonë. Dhe nuk do të jetë vetëm një…
Kryeministri Hritijan Mickoski tha se pret që gjatë javës tjetër të ulet me partnerët e koalicionit dhe të caktojë emrat e personave që do të ushtrojnë detyrën e kryetarit të komunës në katër komuna, respektivisht në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, pas zgjedhjeve të pasuksesshme. Mickoski tha se pas njoftimit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për mbarim të zgjedhjeve, qeveria ka afat 15 ditë që të caktojë ushtrues detyre në komunat ku nuk kishte census dhe ku dështuan zgjedhjet. “Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ t’i përfundojë zgjedhjet, ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën tjetër. Dhe më…
Policia arrestoi dy persona në Kavadar, 59-vjeçarin N.S. dhe djalin e tij 34-vjeçar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale fajde. Konkretisht, sipas kallëzimit, në qershor të vitit 2023, një burrë 71-vjeçar nga Negotina u kishte marrë hua rreth 80.000 denarë dhe ishin marrë vesh që t’i kthente me nga 20.000 denarë në javë, por meqë nuk kishte arritur ta shlyente shumën e marrë, ata vazhdimisht i llogaritnin kamatë dhe ia rritnin borxhin, përcjell TV21. Gjatë gjithë kësaj periudhe, i dëmtuari i kishte paguar N.S.-së një shumë prej mbi 700.000 denarësh. Pas urdhrit të lëshuar nga gjykata,…
MPB njofton se në pesë raste të ndryshme në Prilep, ka arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me dru të prerë ilegalisht. Në rrugën rajonale për në fshatin Trojaci, rajoni i Prilepit, oficerët e policisë nga Departamenti Rajonal i Policisë së Prilepit arrestuan I.N. (48) nga Prilepi, pasi u gjet që në makinën e tij “Passat” kishte ngarkuar dru për ngrohje pa vulë. Gjithashtu, në rrugën rajonale për në fshatin Trojaci, u arrestua A.A. (23) nga Prilepi me dyshimin për vjedhje dru zjarri. Dru zjarri pa vulë dhe një sharrë elektrike u gjetën në automjetin e tij të…
LSDM sot ka reaguar lidhur me pastrimin e mbeturinave mbrëmë në Shkup. Nga atje akuzojnë se Shkupi po mbytej në mbeturina për muaj të tërë vetëm që Orce të bënte truke PR. “Për muaj të tërë, Shkupi po mbytej në mbeturina, banorët e Shkupit jetonin në ndyrësi çdo ditë nga e cila dilnin brejtës, dhe qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk bëri asgjë. Në vend që të organizonte një pastrim të qytetit, OBRM-PDUKM qëllimisht bllokoi mbledhjen e mbeturinave dhe nuk bëri asgjë, as përmes ZELS-it dhe as përmes Bordit të Drejtorëve të Higjienës Komunale, i la banorët e Shkupit…
Marrja e Pokrovskut është kthyer në sfidën kryesore të Rusisë, teksa tenton të zaptojë territorin që i ka mbetur ushtrisë ukrainase në rajonin e Donjeckut. Ky qytet, kyç për transport dhe logjistikë, është në rrezik rrethimi nga ushtarët rusë. Në tentim e sipër për ta ruajtur qytetin, Ukraina ka dërguar forca speciale, por nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për ta parandaluar rënien e qytetit në duart ruse.
Kryeministri Hristijan Mickoski do të inspektojë punimet ndërtimore lidhur me projektin e trenit të qytetit, informojnë nga Qeveria. Një marrëveshje është nënshkruar tashmë për linjën 1 Zelenikovë – Draçevë – Lisiçe – Kisella Vodë – Aerodrom – Stacioni Hekurudhor i Shkupit. Vlera e marrëveshjes është 360 milionë denarë. Sipas projektit, do të kryhet një rindërtim dhe përmirësim i plotë i rrugës ekzistuese.

