Author: Hamdi Kumanova

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 49-vjeçarit D.LL. nga Shkupi, i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, që dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe ndaj 38-vjeçarit B.A. nga Shkupi, që dyshohet për ndërtim të pa rregullt. “Gjatë vitit të kaluar, D.LL. në cilësinë e zyrtarit – punonjës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me ekstraktin nga PDU për qytetin e Ohrit, ka futur të dhëna të rreme, me ç’rast të dyshuarit të dytë i ka lëshuar leje…

Lexo më Shumë

Asnjë vend nuk mund të përballet me sfidat e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike në mënyrë të pavarur dhe të izoluar, pavarësisht se sa i zhvilluar është apo jo një vend. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska në fjalimin e saj në Konferencën Globale për Ndërtimin e Kapaciteteve Kibernetike “Cyber ​​Resilience for Development” që po mbahet në Ganë, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë përballemi me të njëjtat rreziqe, sfida të njëjta, prandaj është e nevojshme një qasje e koordinuar dhe e përbashkët”, tha zëvendëskryeministrja Gërkovska. Duke theksuar rëndësinë e ngjarjeve që kontribuojnë…

Lexo më Shumë

Një pjesë e rrugëve të Shkupit do të jenë pjesërisht të mbyllura, autobusët do të reduktohen dhe do të ndërrojnë rrugët e qarkullimit, nxënësit dhe të punësuarit në administratë do të rrinë në shtëpi. Në këtë mënyrë do të funksionojë kryeqyteti gjatë mbajtjes së samitit të OSBE-së. “Për shkak të Këshillit Ministror të OSBE-së Një pjesë e rrugëve të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, njësoj sikur ky udhëkryq në mes të bulevardit ‘8 shtatori’ dhe ‘Ilinden’ ku ka frekuentim të ulët të veturave, ndërsa disa nga rrugët janë përkohësisht të mbyllura”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare. Me qëllim lehtësimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale ka shpërndarë një shkrim për zgjedhjet presidenciale, përcjell TV21. Spasovski shkruan se ambiciet personale nuk janë me rëndësi për momentin, por që me rëndësi është që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike, flet për Frontin Europian, ndërsa në fotografinë e tij është i nënvizuar shkrimi “Kandidati presidencial”. “Fronti pro-evropian, koalicioni pro-evropian është sigurisht diçka që do të përfaqësonte vlerë shtesë për vendin dhe për përparimin e vendit, sepse është shumë e rëndësishme se cili koncept praktikisht do ta udhëheqë RMV-në në periudhën e ardhshme. Është e rëndësishme që të ketë…

Lexo më Shumë

Ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, ne ç’rast ka humur jetën një i moshuar i palëvizshëm. komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, Avni Ahmeti, për TV Koha tha se flakët se kanë qenë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e ndërtuar me drunj, transmeton Portalb.mk. “Ka një person që nuk i ka mbijetuar kësaj tragjedie, për arsye se ka qënë edhe në moshë, por edhe flakët kanë qenë shumë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e gjitha e ndërtuar me drunj. Kështu që të jetë shembull ky që ne si zjarrfikës gjatë gjithë kohës kemi…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje më 28 nëntor është ndaluar një e punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës për shkak të dyshimit se ka inçizuar një paciente në mënyrë të paautorizuar. “Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28- nëntor) rreth orës 20:10 kanë privuar nga liria 46- vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar bashkëshorten e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka…

Lexo më Shumë

Sonte fillon pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Do të vijnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk pritet të marrë pjesë në darkën joformale. Takimi zyrtarisht fillon nesër, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Të premten në mëngjes është…

Lexo më Shumë

Nuk duhet pritur që para zgjedhjeve të pranverës të ketë epilog gjyqësor ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko. Kështu mendon Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”. Sipas tij, zgjedhjet dhe negociatat për koalicione të mundshme tani janë më të rëndësishme për partitë. “Ne e dimë që po afrojnë zgjedhjet dhe se aktualisht bëhen koalicione parazgjedhore dhe ka shumë kalkulime. Për ata që ka pasur raste më të mëdha të keqpërdorime, kanë fituar në zgjedhje. Nuk është në interes të autoriteteve që t’i ndjekin penalisht”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”. Rreth 5 muaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke uruar festën e 28 Nëntorit, mbrëmë në Tetovë, ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve, për siç ka thënë ai, “ta bërë edhe shtetin e dytë shqiptar Kosovën dhe pas Kosovës, pse jo, edhe Maqedoninë”. “Të nderuar të pranishëm, të nderuar bashkëudhëtarë të mi Izet, Afrim, të nderuar media. Shumë të respektuar miq të Vetëvendosjes Arbër, Ardita, Bekim. Të nderuar deputet, kryetarë komunash dhe ju të dashur aktivist të LEN. Urime festa e 28 Nëntorit. Nuk ka sesi të jetë ndryshe, vetëm se ashtu siç ka qenë para 111 viteve në Vlorën…

Lexo më Shumë

Mbi 120 mijë nxënës dhe studentë do të përfitojnë kompensim monetar mujor deri në fund të vitit aktual shkollor, pra të vitit akademik, si mbështetje për ta dhe familjet e tyre, në kushtet e rritjes së kostove të jetesës dhe efekteve të zgjatura të krizës energjetike. Kjo parashikohet në paketën e re të nëntë radhazi të masave antikrizë të Qeverisë, që synojnë të rinjtë, kategoritë e cenuara të qytetarëve dhe sektorin privat, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rreth 105.000 nxënës nga shkollat ​​fillore dhe të mesme të cilët vijnë nga familje me të ardhura të…

Lexo më Shumë

Përmbushja e marrëveshjes politike për emërimin e kryeministrit shqiptar në periudhën parazgjedhore është investim në të ardhmen e përbashkët dhe përgjigje konkrete ndaj të gjitha paragjykimeve që na ndjekin nga e kaluara, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në intervistën për Televizionin 24. Ministri Besimi ka theksuar se nuk është vetëm premtim parazgjedhor, por ndërtimi i besimit reciprok, përforcimi i themeleve të shtetit të përbashkët, marrje e përgjegjësisë dhe mesazh për barazi dhe mundësi të barabarta. Kjo është ndjekje e vlerave evropiane, shoqërisë multietnike dhe multikulturore, me mirëkuptim dhe tolerancë reciproke, e cila funksionon në interes të sigurimit të…

Lexo më Shumë

Rasti i kërcënimit me jetë të gazetarit të Tetovasot Nevrij Ademi është raportuar edhe nga ana e Policisë së Tetovës që ka dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë informonTetovasot. Sipas policisë ,njëzet e pesë vjeçari N.A. nga Kalishti i Gostivarit, mbrëmjen e djeshme (28-nëntor) në ora 22:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 20:30 në një sallë sportive në Tetovë, derisa ishte duke kryer punë gazetareske së bashku me një person tjetër, M.A. nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar fizikisht kurse dy persona të cilët ndodheshin në sallë e kanë kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen…

Lexo më Shumë