Sonte fillon pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Do të vijnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk pritet të marrë pjesë në darkën joformale. Takimi zyrtarisht fillon nesër, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Të premten në mëngjes është paralajmëruar miratimi i konkluzioneve të takimit ministror në Shkup, pas së cilës do të vijojë konferenca përfundimtare për media. /Alsat.mk
Data 09.08.2026
Aktuale
- Greqia e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve me regjim tatimor të privilegjuar
- Lutfi Dervishi: Dy mijë vjet mësime dhe ende nuk kemi mësuar!
- (VIDEO) BDI: 83 seanca në Qeveri pa procesverbal në gjuhën shqipe, reagon VLEN
- (VIDEO) Aksidenti në Radishan, Prokuroria kërkon masa kujdesi ndaj personit të tretë
- 15 arrestime për vozitje të rrezikishme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar
- Një vit nga sulmi ndaj “News24”/ “Qytetarët na dhanë forcë”, drejtoresha e “Focus Media News”, Dhurata Çupi: Nuk u trembëm dhe nuk u komprometuam. Fjala e lirë s’mund të shuhet
- (VIDEO) QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 zjarre
- Tragjëdi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën e tij 4-vjeçare



