8 maji akoma nuk është definuar si datë përfundimtare për zgjedhjet parlamentare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se partitë politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve varësisht afateve të parapara me ligj. Megjithëse për të muaji maj mbetet i pranishëm. Lidhur me kryeministrin teknik, Kovaçevski tha se në bazë të marrëveshjes ai do të propozohet nga BDI-ja, ndërsa për abrogimin e Qeverisë teknike vlerëson se duhet konsensus i plotë politik. Kovaçevski nuk mohoi mundësinë e takimit të liderëve në formatin e partive që përfaqësohen në Kuvend. “Ai është vendim i miratuar me konsensus në vitin 2016 me garanci ndërkombëtare.…
Author: Hamdi Kumanova
Estonia, Letonia dhe Lituania njoftojnë se diplomatët e tyre të lartë nuk do të marrin pjesë në takimin e OSBE-së në Shkup, për shkak të vendimit për të lejuar pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm baltik thonë se prania e planifikuar e Lavrov “rrezikon legjitimimin e Rusisë agresore si një anëtar legjitim i komunitetit të kombeve të lira”, duke shtuar se ata kanë vendosur të mos merrnin pjesë në takimin në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Lavrov tha të hënën se Maqedonia, e cila iu bashkua sanksioneve perëndimore për…
Më 27.11.2023 në ora 14:00 në SPB Shkup, mjek i punësuar nga Ndihmën e Shpejtë në Shkup ka raportuar se në një shtëpi të improvizuar në zonën e Gazi Babës, kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune të një foshne disa muajshe. Është kryer edhe ekspertiza.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për shkollën në Njegosh ku nxënësit shqiptarë nuk mund të mësojnë në gjuhën e tyre amtare dhe si pasoj e kësaj tashmë një gjysmë vjetor ato nuk kanë zhvilluar mësim, Kovaçevski e la që kësaj pyetje t’i japë përgjigje ministri i Arsimit dhe komuna. “Ajo është pyetje që duhet të i përgjigjet ministri i Arsimit, në pajtim me secilën shkollë, në varësi të vendit që ndodhet dhe komunës, kështu që do e lë që kësaj pytje ti përgjigjet ministri dhe komuna”, deklaroi kryeministri Kovaçevski, raporton SHENJA.
Një anëtare e Këshillit Gjyqësor ka dorëzuar iniciativë për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, pasi në një intervistë ka kërkuar përgjegjësi nga gjyqtarët, ka raportuar presione nga zyrtarët dhe rrezik e kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. Kjo pason vetëm një javë pasi Këshilli Gjyqësor në vend që ta shkarkojë për paligjshmëritë e konstatuara gjyqtarin e Apelit Enver Bexheti, i cili për 9 muaj pa arsye mbajti lëndën e Sasho Mijalkovit për përgjime masive, e gjobiti vetëm me 20 për qind të pagës, e cila tani është 78 për qind më…
Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell tha sot se do të udhëtojë në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por nuk do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Borell në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel tha se nuk do të dëshironte që selia e BE-së të mbetej bosh në Këshillin e OSBE-së. Ai ka sqaruar se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel.…
Në lidhje me qëndrimin e shprehur publik të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili kërkoi nga Këshilli Gjyqësor, për shkak të konfliktit të interesit, që të përjashtojë anëtaren Loreta Gjorgjieva nga Komisioni për raportim, pas kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë për një Gjyqtar, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi njoftimin, në të cilin shpreh besimin e sinqertë se “ministri i di mirë dispozitat e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, veçanërisht nenet 33 dhe 61”. “Neni 33 përcakton qartë procedurën në të cilën rastet parashikohet shkarkimi i anëtarit të Këshillit Gjyqësor, ndërsa në nenin 61, si dhe në…
Mehmedali Jusufi Nëse ka ndonjë gjë të veçantë tek ne, është aftësia jonë për t’u mahnitur nga bota dhe për të shpikur gjuhë për kanalizimin e kësaj mrekullie – mrekullinë e botës së brendshme, gjuha për të cilën është art dhe mrekullia e botës së jashtme, gjuha e së cilës është shkenca. Lidhja e të dyjave dhe përkthimi mes tyre është lavdia kurorëzuese e ndërgjegjes sonë: muzika. “Kush e njeh fshehtësinë e muzikës, e njeh edhe fshehtësinë e universit”…..me mesoi te gjitha gjuhet e botes,……fluturoja pa nderprere,,..dallget e jetes me dergonin gjithmone ne te njejten adrese,,…Teatri është art i fjalës…
Kryeministri teknik, i propozuar nga BDI-ja dhe i mbështetur nga LSDM-ja, nuk do të ketë as legjitimitet qytetar e as politik dhe duhet të intervenohet në ligjin për Qeverinë, thotë lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski. Sipas tij, çështja e Qeverisë teknike duhet t’i takojë të kaluarës, sepse nuk i shërben popullit e as ardhmërisë së shtetit. “Qeveria teknike e udhëhequr me një zgjidhje të tillë kadrovike, por edhe vetë thelbi i qeverisë teknike duhet të jetë pjesë e së shkuarës. Ne jemi të mendimit se duhet të ndërhyhet në ligjin për qeverinë dhe në Kodin Zgjedhor dhe se ky…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në pakon e re anti-krizë do të përfitojnë rreth 105.000 nxënës dhe 15.000 studentë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për masën anti-krizë ndaj nxënësve janë ndarë gjithsej 14,3 milionë euro. Nxënësit e shkollave fillore, nga familjet me kushte të dobëta financiare do të marrin nga 1.200 denarë në 6 muajt e ardhshme, ndërsa ata të shkollave të mesme do të marrin nga 1.800 denarë”, theksoi Kovaçevski. Kryeministri tha se në këtë pako të masave kemi siguruar të ardhura për rritjen e standardit të nxënësve Kovaçevski poashtu njoftoi se nga këto masa…
Përkatësisht, nga numrat e huaj, më saktë nga një numër me shumë gjasa nga Malajzia me prefiks (+60), qytetarët marrin çdo ditë mesazhe që kanë marrë një paketë në postë, por për shkak të dhuratave jo të plota, ajo nuk mund të dërgohet. . Qytetarët e Maqedonisë prej ditësh janë shënjestër e mashtrimeve të dërguara në numrat e tyre celular me SMS. Përkatësisht, nga numrat e huaj, më saktë nga një numër me shumë gjasa nga Malajzia me prefiks (+60), qytetarët marrin çdo ditë mesazhe që kanë marrë një paketë në postë, por për shkak të dhuratave jo të plota,…
Gjatë ditës së dytë të punës të mbledhjes së 70-të plenare të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (KOSAK) në Madrid, u debatua për situatën e Ukrainës dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, në të cilën Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane mori pjesë në përbërje, Arbër Ademi, kryetar i Komisionit, Bllagica Llasovska dhe Sanella Shkrijel, anëtare të Komisionit. Në këtë sesion morën fjalë Admirali Huan Francisko Martinez Nunjez, Sekretar i Përgjithshëm për Politikën e Mbrojtjes, Xhuliomaria Terzi di Santaagata, kryetare e Komisionit të Politikave të BE-së të Senatit të Republikës së Italisë,…

