Author: Hamdi Kumanova

Dmytro Kuleba, shefi i diplomacisë ukrainase nuk vjen në takimin ministror në Shkup. Kievi zyrtar raporton se “Rusia po shkatërron OSBE-në dhe ardhja e delegacionit rus do të përkeqësojë krizën në organizatë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës e publikoi vendimin në rrjetet sociale dhe tha se Moska shpërdoron rregullin e konsensusit, përdor kërcënime dhe shantazhe të hapura, bllokoi kandidaturën e Estonisë, por edhe se Rusia arrestoi ilegalisht tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së, të cilët janë në burg për më shumë se 500 ditë. Nga atje, ata falënderuan përpjekjet e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Gjatë natës (28 nëntor) rreth orës 01:40 në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar një të mitur nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencë për media në Qeveri do ta promovojë pakon e nëntë të masave antikrizë, të dedikuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Me masat, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, do të përfshihen mbi 400.000 qytetarë – pensionistë, nxënës, studentë, prindër beqarë. “Mjetet nga tatimi solidar do të shfrytëzohen për masat antikrizë, që presim nesër të jenë në seancë të Qeverisë dhe të orientohen ndaj kategorive më të prekura të qytetarëve, këtu përfshihet grupi më i madh i qytetarëve, pensionistët, të cilët do të marrin kompensim të caktuar disa muaj, si…

Lexo më Shumë

Ekspertët vlerësojnë se Kodi i ri Penal duhet të përfshijë edhe dispozitën e cila ndalon shpagimin e dëmit ndaj personave dhe përfaqësuesve të tyre ligjor akuzat ndaj të cilëve kanë pushuar si pasojë e vjetërsimit absolut. Ish gjykatësi dhe profesori universitar, Sejfulla Osmani thotë se kompensimi i harxhimeve procedurale mund t’i kushton shtetit me miliona euro. “Ndryshimet ligjore nuk kanë paraparë një dispozitë ku thuhet se ju ndalohet e drejta e kompensimit të harxhimeve procedurale të gjithë atyre të cilët me këto ndryshime ligjore ju ndërpriten procedurat. Apo do konstatohet parashkrimi…..Nuk ka një dispozitë të tillë që ju ndalon të…

Lexo më Shumë

Inspektorati Policor, ka konfirmuar arrestimit e një polici nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim” ndaj një femre, shkruan Gazeta Metro. IPK’ja bën të ditur se ata kanë pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin, dhe se, polici përveç ngacmimit dhe dhunimit edhe ka shantazhuar viktimën përmes disa fotove dhe video incizimeve. “Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në “Higjienën Komunale” në Tetovë sot kanë mbajtur grevë, për shkak të kushteve të punës dhe pagave. Nga Komuna e Tetovës kanë dalë me reagim, prej ku thonë se janë të informuar për situatën aktuale në lidhje me ndërmarrjet komunale. Ata shtojnë se për të adresuar dhe zgjidhur sfidat dhe dështimin e ndërmarrjes së vjetër komunale, është vendosur formimi i dy ndërmarrjeve të reja, një ndërmarrje për menaxhim me mbeturinat dhe një për ujësjellës dhe kanalizim. “Është e rëndësishme të theksohet se Komuna e Tetovës tashmë ka një kontratë e cila është nënshkruar me një operator privat dhe…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga, Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së dhe Ministër i Drejtësisë, deklaroi në Klan Debat se vendimin ër koalicionim në zgjedhjet e ardshme e merr Kuvendi i partisë, ndërsa momentalisht, sipas tij, ka vendim kryesie për të shkuar pa koalicion në zgjedhje. “Ka një vendim të Aleancës në Kryesinë Qendrore që e detyron Aleancës që në këtë rrugëtim të deritanishëm të shkojë vet në zgjedhje, por në momentin që do të shpallen zgjedhjet, atëherë organi më i lartë politik në ASH është Kuvendi i ASH-së dhe do të jetë ky kuvend që do të tregojë se ku do të lëvizim…

Lexo më Shumë

Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi këtë 28 Nëntor me veshje kombëtare shqiptare “pushtuan” Kuvendin e Republikës së Kroacisë nga ku edhe uruan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për Ditën e Flamurit dhe mëvetësinë e Shqipërisë. Kryesia e “Ibe Palikuqit” bashkë me anëtarët e saj u pritën në ambientet e Kuvendit Republikan Kroat nga deputetja e vetme shqiptare në këtë shtëpi ligjvënëse, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, veprimtari i çështjes kombëtare Kastriot Noshi dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Milaim Fetai. Në një atmosferë festive u dhanë mesazhe të fuqishme se “Ibe Palikuqi”…

Lexo më Shumë

Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit. Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin. Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së. Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të…

Lexo më Shumë

MPB njofton qytetarët të cilët nesër dhe pasnesër (29 dhe 30.11.2023) kanë caktuar termine për fotografimin dhe ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup, se pikat për dhënien e dokumenteve personale do të punojnë me orar të plotë, që do të thotë se takimet e planifikuara do të realizohen. “Gjegjësisht, sipas vendimit të Qeverisë, orari i punës së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit nesër, më 29 nëntor (e mërkurë) duhet të përfundojë në ora 12:00 dhe 30 nëntori (e enjtja) të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në…

Lexo më Shumë