-Gjendja në burgun e Idrizovës nuk është ashtu siç pretendohet, sepse mediat vazhdojnë publikojnë fotografi të vjetra, tha Jovica Stojanoviq, drejtor i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve. Edhe pse e pranon se nuk është gjithçka “rozë”, megjithatë thekson se hapësirat e improvizuara në depo e të tjera nuk ekzistojnë më. “Unë mund të them se nga viti 2017 për 70 për qind janë përmirësuar kushtet dhe këtë do ta argumentoj”, tha mes tjerash Stojanoviq./tv21.tv
Author: Hamdi Kumanova
Vazhdojnë kërkimet intensive për të miturën e zhdukur tri ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, në qendër të Shkupit. Në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në regjistrin e personave të zhdukur dje është publikuar fotografi portret dhe përshkrim i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Në përshkrim thuhet se vajza ka flokë kafe të errët dhe sy kafe, mban proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm dhe ka një nishan në anën e djathtë të fytyrës. Ajo është e gjatë 175 centimetra dhe peshon 58 kilogramë. Vajza e zhdukur Vanja Gjorçevska nga Shkupi. Foto printscreen nga…
Revizorët Tatjana Dimitrovska, Cveta Ristovska dhe Zoran Bogoevski, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili janë punësuar në KSHPK, gjyqtarja Sofia Spasova Medarska dhe Servet Demiri nga auditimi i ndihmës së para-anëtarësimit për BE-në janë propozuar si anëtarë të rinj për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas një interviste treditore që ishte publike, Komisioni i Përzgjedhjes dhe Emërimeve publikoi në mesnatë listën e renditjes me pikë dhe kjo listë duhet të votohet në seancë plenare. Nëse votohet për këto kandidatë, atëherë në pesë vitet e ardhshme kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do…
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri të ndryshme në emër të tij, në emër të prindërve dhe në emër të bashkëshortes. Nga pasuria që ai e ka publikuar në KSHPK, shihet se Kasami më shumë pasuri ka në emër të prindërve. Ndërsa në emër të bashkëshortes ka ar dhe tokë në Bogovinë. Më poshtë e keni pasurinë e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. – Tokë në Bogovinë në emër të bashkëshortes (3650 metër katrorë – 800.000,00 denarë ose 13.017 euro)…
Zv. kryeministri i parë, Artan Grubi njofton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e së martës ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizeren. “Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook. Zv. ministri për Transport dhe Lidhje në RMV, Bekim Rexhepi gjithashtu thotë se me këtë…
Në emisionin “Poligraf” në TV Alsat mysafire ishte ekspertja për dezinformata, Edlira Palloshi Disha nga Universiteti i Evropës Juglindore, e cila foli për temat për të cilat përhapen dezinformata më së shpeshti, si dhe për mënyrat më të mira që qytetarët t’i njohin dhe të mbrohen prej tyre. Poligraf: Në çfarë tema më së shumti vërejmë dezinformimin, por edhe nëse ju ka rastisur juve së fundmi të vëreni ndonjë dezinformatë apo ndonjë lajm të rremë? Edlira Palloshi Disha: Era, sot ne jemi dëshmitarë se hapësira informative apo thënë më mirë diskursi publik është i mbushur me informata jo të sakta të llojeve…
Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Jovanovska është shumë e befasuar nga fakti se si shumë persona eksponentë politikë janë paraqitur në intervistë për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo thotë se nuk i njeh të gjithë njerëzit që janë paraqitur dhe se është puna e tyre të prezantojnë veten dhe të mbajnë atë që thonë në prezantimin e tyre. Ivanovska thotë se Komisioni për zgjedhje nuk do të tolerojë ndikim politik dhe të zgjedhën përfaqësues të tillë. Në pyetjen nëse përbërja aktuale e KSHPK ka ndonjë presion politikë, Ivanovska u përgjigj se…
Bojan Jovanovski është liruar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, konfirmojnë burime gjyqësore. Edhe avokati i Boki-13, Vladimir Tufegxhiq, ka konfirmuar për Meta.mk se Jovanovski është liruar. Ky është një pezullim i përkohshëm i dënimit me burg për shkak të trajtimit, jo lirim i plotë, transmeton Portalb.mk. “Si avokat mbrojtës konfirmoj informacionin se Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka marrë vendim për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg për personin e dënuar Bojan Jovanovski dhe i është dorëzuar të dënuarit. Edhe pse ky vendim është i vonuar, ai është për t’u përshëndetur, i drejtë dhe mbi të gjitha…
Sportelet për pagesë të “Ujësjellës dhe kanalizim” në Drejtorinë e ndërmarrjes do të punojnë sot nga ora 07:30 deri në 14:00, ndërsa nesër nga ora 09:00 deri në 14:00. Pikat e pagesës në Saraj, Shuto Orizarë dhe Lisicë nuk do të punojnë. Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se nga dita e premte do të vazhdojnë me orar të rregullt të punës. Vendimi, siç theksohet nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, është në përputhje me konkluzionet e seancës së 199-të të Qeverisë për shkak të mbajtjes së Takimit të 30-të ministror të OSBE-së.
Në Kosovë sekuestrohen 85 mijë euro në monedha dy euro, arrestohen gjashtë persona, tre nga Maqedonia e Veriut Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar gjashtë persona, tre prej të cilëve shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe tre nga Kosova, të dyshuar për falsifikimin e parave, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi që shpërndante dhe importonte në treg para të falsifikuara, të cilat, siç thuhet, “dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën”. Në një aksion të kryer nga Prokuroria dhe Administrata për Krim…
Është ndarë nga jeta në një moshë të re, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Eva Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë. Vajza e ish-deputetit është përplasur nga një makinë në rrugën industriale në Tetovë. E reja u dërgua pas aksidentit në Spitalin Klinik, por nuk ka mundur të mbijetojë. Për shkak të plagëve të rënda, Evanthia Tavo ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook. Përcjellja për në banesën e fundit për 24-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00…
Lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov ka nxjerré një fotografi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se flamuri shqiptar nuk është më në shtyllën në oborrin e kishës “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit. Ai shkruan se në shtyllë do të vendoset flamuri i kishës, i cili mbrëmë ishte hequr nga dy persona, të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë. Angellov që është edhe drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, tha se se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), aty ku ditë më parë u vendos edhe kryqi gjigant që…

