Shteti deri tani nga tatimi solidar ka grumbulluar mbi 40 milionë euro. Kompanitë e mbetura kishin afat deri të premten më 24 nëntor të paguajnë këtë detyrim ligjor. Në rast të mos pagesës nga Drejtoria për të Ardhura Publike, paralajmëruan se do të pasojë bllokim i llogarive të tyre. Nga ky dikaster thonë se një kompani mund të shtyjë pagesën deri në fund të vitit, por me garanci bankare ose duke lënë garanci një pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se kanë mbetur edhe 9 kompani borxhli për këtë tatim, ndërsa një kompani…
Author: Hamdi Kumanova
LSDM njofton se takimi i paralajmëruar në mes liderëve të partive politike, do të mbahet të hënë në ora 12:00. Pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se takimi do të mbahet në ora 12:00, reaguan nga OBRM-PDUKM duke thënë se Hristijan Mickoski në atë kohë është i zënë dhe duhet të ketë termin të ri. Nga opozita maqedonase thanë se nga mediat e marrë vesh se Kovaçevski ka caktuar takim për të hënën në ora 12:00. “Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën,…
Në SPB-Tetovë është raportuar se nusja ka sulmuar fizikisht vjehrën e saj në një fshat të Tetovës, përcjellë Klan M. ”Një banore shtatëdhjetë e katër vjeçare e një fshati të Tetovës, dje (29-nëntor) në orën 13:00 në SPB- Tetovë ka raportuar se kishte qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre nga nusja e saj 39-vjeçare N.A. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/
VMRO-DPMNE-ja pranon ftesën për takimin e liderëve të partive politike për të hënën. Kreu i saj Hristijan Mickoski, në këtë takim do të këmbëngulë për heqjen e qeverisë teknike kurse pret që përfundimisht të caktohet dhe data e zgjedhjeve. “Nga media mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën ka caktuar takimin e liderëve që ka të bëjë me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për caktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e rekomandimeve…
Dje para mesnate dy persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës në një pikë karburanti dhe më pas e kanë grabitur. – Me datë 29.11.2023 në ora 23:45 në RSV Kumanovë është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë dy persona kanë sulmuar fizikisht punonjësin dhe e kanë kanosur se do t’i marrin paratë nga qarkullimi ditor, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Nga Policia e Kumanovës thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka dorëzuar propozim për dhënien e urdhërit penal kundër një 32-vjeçari, banor i fshatit Glishiq, i akuzuar për shkaktim të rrezikut publik dhe torturim të kafshëve, sipas dispozitave të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, më 9 nëntor ai ka prerë disa copa sallami, i ka spërkatur me preparat toksik, i ka futur në qese si karrem dhe i ka lënë jashtë oborrit të pa rrethuar të një shtëpie familjare. “Edhe pse ishte i vetëdijshëm se në shtëpi jetonin katër familje dhe gjithmonë kishte frekuencë të lartë të njerëzve, si dhe se mund të ndodhte…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë një 33-vjeçar në ambientet një lokali për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Elton Dedej, ku 52-vjeçari Artur Petja, ka goditur me sëpatë 33-vjeçarin I.GJ., banues në Kavajë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Autori ra në pranga për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në pranga ra edhe pronari, pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e…
Pas bastisjeve të sotme në Shkup, policia ka privuar nga liria E.J. (45), A.B. (21) dhe F.B, (26), të gjithë nga Shkupi. tek të njëjtit janë gjetur lëndë narkotike. Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Shuto Orizares, e kryer me urdhër gjyqësor, të pranishëm kanë qenë A.B. dhe F.B, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie e bardhë në gjendje pluhuri, peshore dixhitale me mbetje të marihuanës, makinë thërmuese me mbetje të marihuanës, para…
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegë ministra realizuan takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Angela Aggeler. Fokusi i bisedës së takimit, siç njofton zëvendëskryeministri parë, ka qenë angazgimi serioz i Maqedonisë së Veriut në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, si dhe vazhdimin e realizimit të reformave. “Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot…
Rrëshqitje dheu ka pasur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë. Kështu ka raportuar media, duke publikuar edhe një video. Në bazë të pamjeve, shihet se dheu ka arritur gjer në asfalt, ndërkohë që pluhuri ka “pushtuar” atë pjesë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-së i bëri thirrje të pjesëmarrësve në samitin e OSBE-së që po mbahet në Shkup që të arrijnë një konsensus për kryesimin e Maltës, shkruan Alsat. Osmani tha beson se konsensus për Maltën, si kryesuese me OSBE-në në vitin 2024 do të formalizohet të premten nga shtetet pjesëmarrëse të Samitit. Ministri i Punëve të Jashtme tha se OSBE-ja gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore; “Kam tre mesazhe kyçe…
Të enjten kur përfundon afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, shihet interesim i madh i qytetarëve serbë në qendrat e kontrollimit teknik në Mitrovicë të Veriut. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe të enjten. Elshani, ka theksuar se nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS. Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët. Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale…

