Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri konsideron se nuk mund të flitet për integrim ndëretnik në procesin arsimor derisa ka raste me të cilat nuk u lejohet nxënësve të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Duke komentuar rastet e fundit në lagjen Çashkë ku prindërit reaguan ndaj vendimit që të hapet paralele në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”, Shaqiri theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e prekura. “Në këtë moment do doja të dërgoj një porosi, ajo është se nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsimin fillorë dhe të mesëm, sepse akoma…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Tetovës ka përforcuar kontrollet dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. “Në atë drejtim tregtarët, prindërit dhe nxënësit (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) njoftohen edhe një herë se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj., është kundërvajtje ligjore, për të cilën sipas nenit 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në pyetjen e gazetarëve lidhur me premtimin se do të punësohen të gjithë ata me kontratë me afat të caktuar, por edhe për faktin se u përfundon kontrata e punës, theksoi se si anëtar i Qeverisë dhe Ministër i Shëndetësisë, në seancën e nesërme të qeverisë do të ngrejë çështje të pakompromis, se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë me kontratë të caktuar nga kjo qeveri, diku katër, pesë apo gjashtë vite me kontratë në vepër, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. “Do ta kritikoj Ministrinë e Financave, gjashtë, shtatë muaj…
Vendi ynë, me përvojën e vet, ka vendosur standarde të rëndësishme për respektimin e të drejtave të njeriut në rajonin tonë dhe më gjerë. Edhe pse shoqëria jonë nuk ishte imune ndaj nacionalizmave në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, megjithatë, Maqedonia që në fillimet e pavarësisë së saj vendosi që të ndërtojë një shoqëri të qytetarëve të barabartë dhe të lirë me respekt për të drejtat dhe liritë individiale dhe kolektive të njeriut, transmeton Portalb.mk. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski dje në mbrëmje në konferencën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor, të…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,79% në raport me vendimin e datës 4.12.2023, shkruan Telegrafi Maqedoni. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 2.00 den/litër. Nga data 12.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95…
Ministri i Shëndetësisë para një muaji ka dorëzuar në Qeveri një informacion në të cilin propozon që të hiqen drejtorët organizativ dhe mjekësor të klinikave dhe të krijohet një qendër klinike në të cilën do të dihen përgjegjësitë dhe kompetencat, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Informacioni u miratua njëzëri në seancën e Qeverisë. Sipas tij, procesi ka filluar dhe do të zbatohet pas zgjedhjeve, duke pasur parasysh se duhet të bëhen riorganizimet e duhura. “Të jemi real, në një kilometër katror, nuk ka nevojë për 60 drejtorë organizativ dhe 60 Borde Drejtuese. Ishim edhe në krizë të pandemisë dhe krizave…
“Merimanga” ka ngritur 120 automjete të parkuara pa leje në Qendër JP Parkingje të Komunës Qendër dhe Komunës Qendër në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup kanë sanksionuar 207 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme që kanë penguar rrjedhën normale dhe të sigurt të komunikacionit. 120 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme janë hequr me ndihmën e mjeteve speciale “Pajak”. 87 automjete të gjetura në zonat e banuara janë sanksionuar me vendosjen e pajisjes mekanike “Bllokues”. – Për zgjidhje të përhershme të bllokimit të trafikut dhe problemit të parkimit të paligjshëm, është e nevojshme një kulturë më e madhe e…
Në Berovë dhe në Kodrën e Diellit sot në mëngjes ishte më ftohtë, minus katër gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Dojran, pesë gradë. Siç kumtoi DPHM-ja, deri në orën 7:30 minus tre gradë janë matur në Berovë, Tetovë, Krushevë dhe Mavrovë, minus dy gradë në Shkup-Petrovec, Prilep, Strumicë, Ohër, Demir Kapij, minus një në Shtip, Kriva Pallankë, Kavadar. Zero gradë janë matur në Veles, Pretor, Vinicë, një në Dibër dhe dy gradë në Gjevgjeli. Më së shumti dëborë në 24 orët e kaluara ka rënë në Kodrën e Diellit gjashtë centimetra, ndërsa në Krushevë tre centimetra. Sipas DPHM-së, më…
OBRM-PDUKM le të tregojë në veprim se janë për Maqedoninë evropiane një gjë është tjetër me fjalë, një tjetër në vepra. Ata janë kundër kushtit bazë që BE-ja vendos për ndryshimet kushtetuese. Kjo do të thotë bllokim i rrugës për në Evropë, tha sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe deputet i PLD-së, Risto Penov. Sipas tij, PLD-ja është në koalicion me LSDM-në dhe ka paralajmëruar se do ta mbështesin kandidatin konsensual që do të propozohet nga partia më e madhe në pushtet. “Këto janë pallavra normale politike, kur janë bashkë në koalicion, ai ishte ministër i mirë i mbrojtjes, kur…
Një i ri nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht në një lokal nate në parkun e qytetit, njofton MPB. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës. – Me datë 10.12.2023 në ora 04:50 në SPB Shkup L.A.(20) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 03:20 në një diskotekë në parkun e qytetit në Shkup është sulmuar fizikisht nga një person, thuhet në buletinin policor. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Hetimet zhvillohen në Prokurori e jo në media, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për rastin e Vanja Gjorçevskës gjatë vizitës së tij në MPB të Kumanovës. Në pyetjet e gazetarëve për më shumë detaje rreth veturës së të vrarëve Zhezhovski, se kur është marrë, deri kur është përdorur dhe ku ka qenë ndërkohë. Spasovski ka treguar se me ngritjen e kallëzimit penal aty shqyrtohen detajet, bazuar në të dhënat e mbledhura. Ai shtoi se nuk mund të ndajë më shumë informacion sepse nuk është mirë për hetimin. Ai gjithashtu theksoi se gjatë kësaj periudhe janë dëgjuar spekulime…
Mëngjesin e sotëm sërish ka pasur protesta nga disa prindër në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë. Ata kundërshtojnë hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë. Protestuesit nuk e lejuan drejtoreshën dhe disa arsimtarë që të hyjnë në shkollë.

