Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se me LSDM ose me OBRM-PDUKM-në, nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët. “Ska qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM? Ajo është çështje e partive politike”, tha Xhaferi në emisionin “Click Plus”. Xhaferi është i bindur se çështja e kryeministrit shqiptar do të pranohet edhe nga OBRM-PDUKM-ja. Ai u shpreh se OBRM-PDUKM-ja do ta bëjë këtë, pasi ajo në 2013-të pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes. Xhaferi tha se nuk përjashtohet mundësia që Qeveria e radhës teknike, të jetë pa OBRM-PDUKM-në. Këtë ai e bazoi në përbërjen e Qeverisë teknike…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një banesë në Mitrovicën Veriore, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Policia tashmë ka nisur hetimet dhe vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë. Burime nga veriu kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion. Sipas…
Shërbimi cilësor dhe vendimi se ku të merrni pagën tuaj janë thelbësore kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një banke. Pikërisht për këtë segment, ProCredit Bank, në bashkëpunim me Mastercard, nisën fushatën “Bëje një ndryshim për të marrë më shumë“ me të cilën e prezantoi ofertën speciale promocionale të dedikuar për të gjithë klientët e rinj që vendosin të marrin pagën përmes bankës, paketë që ju ofron 12 muaj shërbime bankare falas, kushte më të mira dhe fleksibilitet më të madh. Çfarë përfitoni nëse transferoni pagën tuaj në ProCredit Bank? Të gjithë klientët që do të bëhen marrës të pagës…
Menduh Thaçi i PDSH-së shpreh rezerva për kredibilitein, sipas tij, të krerëve të partive opozitare shqiptare sepse sipas tij, Izet Mexhiti ka qenë deri dje pjesë e BDI-së, ndërsa Bilall Kasami ka qenë bartës iste në koalicion me LSDM-në. Sipas Thaçit, nëse nuk arrihet koalicion mes PDSH-së dhe BDI-së, ai dhe partia e tij, vetë do të arrijnë ta mundin opozitën shqiptare. “Komplet, me Izet me… gjithkund ata do të kalojnë më keq se PDSH-ja. Këto janë fakte të fuqishme që nuk mund t’i eliminojnë”, tha mes tjerash Thaçi./KlanMacedonia
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është i bindur se çështja e kryeministrit shqiptar do të pranohet edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Në ClickPlus në TV21 ai u shpreh se VMRO-ja do ta bëjë këtë, pasi ajo në 2013-të pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.
Një lajm shokues ka habitur gjithë botën e futbollit në rajon, pasi në moshën 34 vjeçare është ndarë nga jeta ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Çelikoviç. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Akademia e futbollit në vendlindjen e tij, Konavljanini, në të cilën kroati punonte. Ivan Çelikoviç ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2017 deri në vitin 2018 dhe regjistroi 20 paraqitje me fanellën e “kuqezinjëve”. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Inter Zapreshiçin, Solin-in dhe Konavljanin-in.
Ministrja për Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë takuar me drejtoreshën rajonale të Organizatës Ndërkombëtarë të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti, ku biseduan për bashkëpunimin dhe kontributin e ODP në punën e Ministrisë në pjesën e të drejtave më të mëdha të punës, vende më të mira të punës dhe rrjedhshmërinë e punëtorëve në tregun e punës në vend, kumtoi MPPS. Ashtu siç thuhet në kumtesë Trençevska drejtoreshës ia ka shpjeguar propozimin ligjin e ri për marrëdhënie pune dhe ka theksuar se janë marrë parasysh të…
Grupin e punës që e ka formuar Ministria e Drejtësisë, i ka përgatitur ndryshimet e Kodit Zgjedhor në të cilin janë inkorporuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. “Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, mbështet propozimin e grupit të punës, që reklamimi i paguar politik të mos jetë më barrë e shtetit. Meqenëse në takimin e liderëve u ra dakord që ky kod të shkojë në Kuvend përmes deputetëve, Ministria e Drejtësisë do ta dorëzojë versionin e punës deri te të gjitha partitë politike parlamentare. Përgjegjësinë për miratimin dhe përmbajtjen e Kodit Zgjedhor do ta kenë deputetët…
Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi beson se vendi do t’i kthehet normave normale të inflacionit në vitin e ardhshëm, pavarësisht se, siç thotë ai, do të jetë vit i rimëkëmbjes nga të gjitha hallet ekonomike që kanë ndodhur ose po ndodhin për katër vjet nga viti 2020. “Të dhënat e fundit tregojnë se tendenca e uljes së inflacionit nuk po na çon më atje ku ishim. Presim që viti i ardhshëm të jetë në nivelin 2 deri në 2.5 për qind të inflacionit dhe të njëjtën rritje vjetore të BPV-së”, tha Bytyqi duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari gjatë…
Riorganizimi i Qendrës Klinike deri në fund të majit ose në fillim të qershorit të këtij viti Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mejiti thonë se largimi i drejtorëve organizativë të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” dhe riorganizimi atje do të mbetet deri pas zgjedhjeve të majit. Në pyetjen e një gazetari, Kovaçevski sot tregoi se procesi ka filluar shumë kohë më parë, por janë penguar që të përfundojnë, siç tha ai, nga shumica e krizave dhe sfidave. “Për gati katër vite kemi qenë në krizë Covid, në krizë energjitike, në krizë ekonomike, por kur në momentin e parë…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në ngjarjen e nivelit të lartë për shënimin e 75 Vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku i prezantoi edhe angazhimet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me të drejtat e njeriut, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Në këtë ngjarje të nivelit të lartë, theksojnë nga MPJ, para përfaqësuesve të lartë qeveritarë të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, Osmani theksoi se shënimi i 75 Vjetorit nga miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së duhet të shërbejë…
Në lidhje me rastin e vrasjeve të së miturës Vanja Gjorçevska dhe të Pançe Zhezovskit, në shumë media në vend dhe në rrjetet sociale janë publikuar shumë informacione të gabuara, lajme të rreme dhe dezinformata. Me 03.12.2023, Petar Bogojeski, kryetar i partisë “Koncepti Maqedonas” botoi dezinformata se vrasësit e të miturës janë liruar, duke pyetur “a janë liruar të dyshuarit nga stacioni policor dhe a janë tashmë të bartur në Kosovë?!? “. Mirëpo të njëjtën ditë MPB njoftoi se “përkundër spekulimeve dhe dezinformatave se ky rast ka prapavijë etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”. Gjithashtu, portali Euromapres paralajmëroi për akuza…

