Author: Hamdi Kumanova

Një deputeti turk i ka rënë të fikët në Parlamentin gjatë fjalimit të tij për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Saadet Kocaeli, Hasan Bitmez. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, ndihma e parë Bitmezit, i cili goditi fort kokën në tokë, iu dha pranë foltores dhe menjëherë u transportua me urgjencë në spital. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili bëri një deklaratë për gjendjen e fundit të deputetit të partisë Saadet, i cili u dërgua në spital me autoambulancë, tha “zëvendësi ynë, i cili u intubua dhe u dërgua në spitalin e qytetit…

Lexo më Shumë

Pollogu vazhdon të ngulfatet nga deponitë e egra, por udhëheqësit e sektorëve, si të Parkut Kombëtar, por edhe ministrja e Ekologjisë, vazhdojnë të flasin dhe të lavdërohen me Parkun Kombëtar dhe mbrojtjen e diversiteteve kulturore e bujqësore të parkut. Edhe pse problemin me deponitë e egra nëpër Malin Sharr duhet ta zgjidh ministrja e Ekologjisë, kjo e fundit sot tha se është problem lokal. “Gjithnjë kam apeluar dhe po apeloj sërish të mos krijojmë deponi të egra aty ku ka sipërfaqe të mbrojtur. Mbetjet duhet të konstatojmë se i bëjmë vetë dhe patjetër duhet të jemi të kujdesshëm. Ajo që…

Lexo më Shumë

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka inspektuar fillimin e punimeve të ndërtimit të megaparkut të ri në komunën e Kisella Vodës. – Me dëshirë dhe përkushtim filluam ndërtimin e të katërtit nga 5 megaparqet në Shkup, megaparku në komunën e Kisella Vodës, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 52.000 metra katrorë. Me realizimin e këtij projekti, i cili është pjesë e programit “Për një Shkup modern”, ne veprojmë me qëllim të përmirësimit afatgjatë, mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit. – theksoi kryetarja Arsovska Në park, përveç brezit të gjelbër, pemëve dhe fidanëve, parashikohet ndërtimi i…

Lexo më Shumë

Qëllimi kryesor i ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi i interesit më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale të fëmijëve të cilët janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit; Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit; Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale; Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski paralajmëron ndërtimin e kopshtit të ri në Butel 2, transmeton Almakos. Në vijim njoftimi i plotë nga kryetari i komunës: Kopshti i shkatërruar në Butel 2 përfundimisht po shkon në histori Vetëm për disa muaj prej sot nisim me ndërtimin e kopshtit të ri në vendbanimin Butel 2. Kemi siguruar standarde më të larta. Objekt modern, efikas, energjik, objekt që do ti plotësoje nevojat e më të rinjve tanë. Vazhdojmë edhe më fuqishëm. Qoftë e hajrit.

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë vjeçari E.T. nga Gostivari, dje (11-dhjetor) në ora 15:40 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:00 në objektin e tij afarist në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihte. Në sulm, sipas raportit, ai ka përdorur edhe një mjet metalik. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një konferencë për media, ku u ndal tek kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg/shtëpie”. Berisha tha se nëse kërkesa për masë arresti do të vijë në Kuvend, ai do të votojë pro saj. Ish-kryeministri u shpreh se nuk e respektoi vendimin e gjykatës, për masën “Detyrim paraqitje”, pasi ishte antikushetues dhe nuk u zbatua imuniteti. “Unë e votoj që nesër. Kam gabuar rëndë ata që kanë kujtuar që nuk do të paraqitem. Në kërtë rast ne kishim të bënim…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se opozita shqiptare është e gatshme që të bëhet pjesë e qeverisë teknike dhe të merr përgjegjësi , me qëllim, siç thotë Mexhiti organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. “Nëse VMRO nuk do që të marrë pjesë, opozita shqiptare dmth pranon dhe do të votojë qeverinë teknike, mendojmë se edhe kësaj radhe është e duhur qeveria teknike, posaçërisht pasi që në të kaluarën ka qenë problem pjesa e regjimit të Gruevskit, tani më është problem mbetja e këtij regjimi. Ne nuk e kemi problem që të marrim përgjegjësinë dhe fillimisht pra në funksion…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pret që nga java e ardhshme Turqia të filloj procedurën rreth kërkesës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Lupço Palevskit. Ai njoftoi se janë dërguar dokumentet disa herë, përmes DHL-së, në mënyrë elektronik, përmes MPJ-së sonë dhe ambasadës. Kështu që, sipas tij nga e hëna e më tej të gjitha kërkesat do të merren në procedurën e mëtejmë në Turqi. “Kemi komunikim joformal me autoritetet turke, por është shumë herët për të biseduar për periudhën e mëtejshme sepse nuk e dimë a do të përdoren ankesat ose gjërat tjera nga personi në fjalë në…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski është në shoqërinë e një dileri të drogës dhe armëve nga Struga, i arrestuar më 24.11.2023, si pjesë e grupit të organizuar kriminal, i cili merrej me tregti të paligjshme të drogës dhe armëve. Me drogë është kapur edhe një anëtar i njohur i DPMNE-së, bashkëpunëtor i Mickoskit nga Peshtani. Mickoskin e pamë në shoqëri, të ulur në të njëjtën tavolinë me një të arrestuar nga Gërçeci për trafikim të 32 kilogramëve drogë, në vlerë prej 120 mijë eurosh. Mickoski është i rrethuar nga radikalë, njerëz të kapur me kokainë, njerëz të përfshirë në trafik ilegal të drogës…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë përgatitet për të dhënë ryshfete të mëdha për blerje të votave. Nga atje thonë se “ndihma e shpallur nga Kovaçevski për kompanitë dhe qytetarët nuk është gjë tjetër veçse ryshfet për zgjedhje. Kovaçevski po luan me kartën e kujtesës së shkurtër dhe të mendimeve që populli i ka harruar në 7 vitet e fundit, por gabon. “Në vend të ndihmës reale dhe rritjes së pensioneve, Kovaçevski mendon se me 1.000 denarë për një apo dy muaj do të fitojë simpatinë e pensionistëve, të cilët pas një ryshfeti të tillë sërish do të mbeten me pensione të vogla.…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme mori vendime për publikimin e shpalljeve për zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 17 gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip. Në seancën e sotme të 468-të, Këshilli mori vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës supreme të RMV-së edhe atë tre për çështje penale dhe tre për çështje civile. Është krijuar edhe Komisioni për renditen e përzgjedhjes së gjyqtarëve. Nga analiza e nevojës për miratimin e Vendimit për publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatave…

Lexo më Shumë