Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se posti i kryeministri teknik në RMV, nuk është ndonjë arritje e madhe për shqiptarët. “Shqiptarët në Mal të Zi janë 5% dhe patën një kryeministër politik, nuk është ndonjë e arritur. Historikisht kemi patur edhe kryetar shteti në ish-Jugosllavi. Tanimë ka një simbolikë, por ky nuk është kryeministër politik, por kryeministër teknik dhe organizator i zgjedhjeve, asgjë më tepër. Më tepër është bërë lëvizja që nëse ngatërrohen procedurat ligjore apo afatet mos të vjen puna që kryetari i parlamentit të jetë edhe kryetar shteti, por të fuzionohen dy postet. Më tepër është…

Lexo më Shumë

Në tetor të këtij viti Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar 94.165 turistë, prej të cilëve 28,9 për qind janë turistë vendas dhe 71,1 për qind turistë të huaj. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), numri i bujtive në tetor 2023 është 18.7272, prej të cilave 36.7% janë nga turistë vendas dhe 63.3% nga turistë të huaj. “Në periudhën janar – tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 21.2%, përkatësisht: turistët vendas janë rritur me 0.1%, dhe turistët e huaj janë rritur me 38.6%. Në periudhën…

Lexo më Shumë

Minstria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut sot në orët e para të mëngjesit ka ndërmarrë një aksin të gjerë të arrestimeve. Sipas njoftimeve të para, aksioni policor po zhvillohet në disa kompani biznesi të Shkupit për dyshime për krim ekonomik. Jozyrtarisht bëhet fjalë për tregti me pasuri të trashëgimisë kulturore, përcjell INA. Deri më tani janë arrestuar disa persona, ndërsa MPB theksoi se gjatë. ditës do të jap informacione shtesë për aksionin e ndërmarrë. (INA)

Lexo më Shumë

Një djalë 25-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më 4 shtator, është gjetur dje në Dibër. Siç informojnë nga SPB Ohër, djali është me origjinë nga fshati Trebishtë, Komuna e Mavrovës. “Dje në ora 13:00, gjatë kontrollit të automjetit “Opel” me targa të Shkupit, në rrugën “8 Shtatori” në Dibër, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Dibër kanë konstatuar I.J.(25) nga fshati Trebisht, Komuna e Mavrovës Rostushë, i cili u raportua i zhdukur më 4 shtator – konfirmoi për “Fockus” SPB Ohër, përcjell Telegrafi. Ata shtojnë se vetura në të cilën është gjetur personi nuk raportohet…

Lexo më Shumë

Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai ende është duke punuar në “planin A” sa i takon dhënies së dritës jeshile për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë dhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian në një samit të rëndësishëm të BE-së që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor në Bruksel. Bisedime të shumta i kanë paraprirë këtij samiti. Ato janë fokusuar në faktin nëse do të mund të shtyhet procesi për shkak të vështirësive në gjetjen…

Lexo më Shumë

Është denoncuar se në rrugën “167” në Reçicë të Vogël një veturë “Mercedes” ka tentuar për ta arritur vajzën 14 vjeçare. Gazetari i Pa Censurë ka kërkuar nga policia e Tetovës detaje për rastin, por nga SPB-Tetovë njoftojnë : “Një 46-vjeçar nga Tetova mbrëmë (12-dhjetor), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB- Tetovë ka raportuar se në rrugën “167” në Tetovë nga vetura “Mercedes” ka zbritur një person dhe dyshohet se ka filluar të vrapojë pas vajzës së tij të mitur, por që e mitura ka ikur. Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë marrë masat për zbardhjen e rastit, ku janë…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua në Prishtinë, pasi e njëjta është dhunuar fizikisht nga motra e saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti me motrën e saj, 46-vjeçarja është sulmuar fizikisht. Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ndaj 38-vjeçares…

Lexo më Shumë

Ministrja e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje politike Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të intensifikuar proceset reformuese në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomik. Gorçeviq ka theksuar se kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në besimin reciprok dhe mbyllja e çështjeve të hapura midis dy vendeve, së bashku me mbështetjen aktive në procesin e realizimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, paraqesin një prioritet të rëndësishëm të politikës së jashtme të Malit të Zi, raporton mediumi malazez…

Lexo më Shumë

Presidenca e Samitit global për Klimën COP28, e ka publikuar draftin e marrëveshjes finale për klimën, e cila, për herë të parë, i nxit shtetet që të bëjnë tranzicion prej lëndëve djegëse të papërpunuara, në mënyrë që të shmanget më e keqja në ndryshimet klimatike. Drafti reflekton një konsensus të gati 200 shteteve të mbledhura në Dubai, ndonëse shumë qeveri kanë insistuar në gjuhë më të ashpër, që nënkupton dhënien fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara, mirëpo diçka e tillë është kundërshtuar prej vendeve prodhuese të naftës. “Kjo është hera e parë që bota bashkohet për një tekst…

Lexo më Shumë

Një sasi rekord prej 11 ton kokainë është sekuestruar nga policia në Spanjë, në ato që besohen të jenë dy operacione kundër karteleve shqiptare të drogës, që kanë importuar ngarkesën nga Kolumbia. Droga ka qenë e ndarë në dy ngarkesa, që janë sekuestruar në portet e Vigos dhe Valencia, ndërsa policia ka arrestuar 20 persona gjatë operacionit. Droga ka qenë e paketuar në kontejnerë transporti dhe është nisur nga Kolumbia, e më pas ka kaluar në Ekuador përpara se të mbërrinte në Spanjë, ku u ankorua në dy porte të veçanta, një në qytetin veriperëndimor të Vigos dhe tjetri në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç shkarkoi ministrin e Ekonomisë Davor Filipoviç dhe këshilltarin e tij, Jurica Lovrinçeviç. Lëvizja e Plenkoviç erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviç kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit. “Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri”, tha Plenkoviç në një konferencë në Zagreb duke shtuar se ai e humbi besimin te Filipoviç. “Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër…

Lexo më Shumë

Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme në turizëm, teksa prodhimi bujqësor është në pikun e tij, por tregu i punës në të njëjtën periudhë shfaqi dobësi në punësimin e të rinjve. Pas pandemisë Covid-19, treguesit e punësimit të të rinjve janë përkeqësuar më tej, teksa në krahun tjetër sektorët e ekonomisë janë në emergjencë për punonjës. Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti 74,507 të rinj të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë me një shtesë 5300 persona që nga e njëjta…

Lexo më Shumë