Partnerët strategjikë të Maqedonisë kanë ndarë 500 milionë dollarë për të luftuar korrupsionin dhe Maqedonia ka një epidemi korrupsioni. Qeveria e tandemit LSD dhe BDI ka 7 vjet që është në pushtet, ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski për 9 vjet me radhë, dhe ka një epidemi të korrupsionit dhe besimi në gjyqësor tani është më i ulët se kurrë më parë, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. “Vetëm 2% besim në gjyqësor është për shkak të krimit dhe korrupsionit që po ha shtetin, 500 milionë dollarë përfunduan në Maqedoni për të luftuar korrupsionin, krimin dhe për…
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të mbahen fjalë përmbyllëse për rastin “Llaskarca”, i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit që ndodhi në shkurt të vitit 2019 dhe në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 janë lënduar. Fjalë përmbyllëse sot duhet të japë Prokurori publik, e më pas mbrojtja e të pandehurve, pas së cilës Gjykata do të duhet të caktojë shpalljen e aktgjykimit. Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në…
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vlera e remitancave që hynë në Shqipëri vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë të dekadës së fundit. Sipas Eurostat, remitancat arritën vlerën e më shumë se 1.2 miliardë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Vlera e raportuar nga Eurostat u referohet remitancave të matura si dërgesa apo transferta personale dhe të ardhurave të punonjësve nga puna jashtë vendit. Punësimi jashtë vendit përfshin punësimin sezonal, atë afatshkurtër si dhe të ardhurat e punonjësve ndërkufitarë apo në distancë. Megjithatë, Shqipëria është poshtë mesatares së rajonit të Ballkanit Perëndimor, për…
Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. 25 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob…
Jepet sot vendimi i Apelit në Hagë për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Ky i fundit është dënuar me 26 vite burgim për krime lufte. Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të nxjerrë nga trupi gjykues i Apelit me në krye Michele Picard, më 27 nëntor 2023, për caktimin e datës së shpalljes së vendimit për çështjen gjyqësore ndaj Mustafës. Aty thuhet se vendimi në këtë rast gjyqësor do të mbahet në seancë publike, duke filluar nga ora 9:30. Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Mustafa ishte arrestuar dhe u transferuar…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në Bubullimë. Mësohet se në banesë jetonte një çift të moshuarish, dhe për pasojë Koli Koçi, 82 vjeç, raportohet se ka ndërruar jetë. Fatmirësisht është shpëtuar gruaja e tij, Kristina. Pasi janë sinjalizuar për rastin, shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Siç shihet nga pamjet zjarri ka ‘përpirë’ gjithçka. Nuk dihen ende motivet e rënies së zjarrit. (BalkanWeb)
Papa Françesku ka thënë se ai ka përgatitur “tashmë” varrin e tij në një Bazilikë të Romës në një shenjë të mëtejshme të përpjekjes për t’u shkëputur nga tradita e gjatë e Vatikanit. Ati i shenjte, i cili mbush 87 vjeç më 17 dhjetor, i tha transmetuesit meksikan N+ se do të pushonte në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në lagjen Esquilino në Romë, ku ai shkon të lutet para dhe pas udhëtimeve jashtë shtetit. Papa Françesku anuloi një udhëtim në Samitin e Klimës COP28 në Dubai pas një periudhe bronkiti akut në fund të nëntorit. Papa i tha…
“Sërish duhet dialog” – Arbër Ademi thotë se anëtari i KShZ-së nuk duhet jetë partiak Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në TV21 ka deklaruar se anëtari i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nuk duhet të jetë partiak dhe se për zgjedhjen e tij, sërish do të duhen 2/3 e votave të deputetëve. “Anëtari i përzgjedhur, pa marrë parasysh se nga kush propozohet nuk duhet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, pjesë e organeve të ndonjë partie politike. Unë shpresoj se ky ngërç do të zgjidhet. Do të duhet dialog, do të nevojitet që të ulemi pa marrë parasysh se…
Profesoresha e Fakultetit Juridik “Justinian i Parë”, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Ajo u zgjodh me propozim të LSDM-së dhe pason Jovan Josifovskin, gjyqtare në pension, transmeton Portalb.mk. Daboviq-Anastasovska e kaloi filtrin në komisionin parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ajo u mbështet në seancën plenare në Kuvend me 64 vota. Gjyqtarja e re kushtetuese ka firmosur deklaratën solemne me të cilën u zotua se do ta kryejë detyrën me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se do të respektojë Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka kohë që punon në një përbërje jo të plotë. sipas parametrave është konstatuar se…
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë solemne të ndarjes së specializimeve për punonjësit shëndetësorë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Ky është një hap historik, duke shënjuar fillimin e specializimeve në këtë institucion arsimor për herë të parë. “Është nder dhe kënaqësi për mua të drejtohem në ceremoninë e sotme solemne me rastin e ndarjes së specializimeve, përkatësisht indekseve për specializantët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Veçanërisht më gëzon fakti që kjo është gjenerata e parë e specializantëve në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë. Të gjithë këta…
Këshilltarët e BDI-së në komunën e Tetovës akuzojnë Bilall Kasamin se ushtron presion mbi drejtuesit e arsimit fillor në Tetovë. Sipas Sali Elmazit pikërisht për shkak të presioneve të shumta ditë më parë u detyrua të japë dorëheqje drejtoi i shkollës fillore “Istikball”. “Dëshmi më e mirë për këtë që e themi është ngjarja e fundit me ish drejtorin e Shkollës Fillore “Istikball”, Zija Ademi, i cili dje e ka pohuar për mediat nacionale dhe rajonale se dorëheqjen e ka deponuar nën presion të madh politik nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, duke e vërtetuar kështu edhe letrën e hapur…
“Ne kemi mjaftueshëm prova që Angjushev është i korruptuar”, tha sot në brifingun me gazetarët në Shkup ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Price Aggeler. Ambasadorja tha se në 32 vitet e fundit SHBA-të kanë ndarë rreth 500 milionë dollarë për sundim të së drejtës dhe qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa, siç theksoi Aggeler, shohim epidemi të korrupsionit. “Ka epidemi të korrupsionit në këtë vend. Është në secilin sektor, secilën organizatë, dhe vetëm me emërimin e aktorëve të korruptuar, ne mund të fillojmë t’i ndihmojmë këtij vendi në ballafaqimin me këtë”, pohoi mes tjerash Aggeler.…

