Author: Hamdi Kumanova

U nda sot nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Musa Yshka. I lindur ne Elbasan me 28 qershor 1942 u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik te Elbasanit ishte pedagog i Letërsie. Ai ka ushtruar profesionin e gazetarit. Nga 1981-1991 Yshka ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, libretist në Teatrin “Skampa”. Me 1992 ai u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension. Themelues i gazetes “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda” në Pejë duke thënë se ky rast flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës dhe se dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes të së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohjes së pavarësisë së këtij vendi. Ai ka thënë se më 14 dhjetor 1998, autoritetet serbe inskenuan vrasjen e të rinjëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë me ç’rast Serbia vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar në Deçan pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një zyrtare policore. Në raportin e policisë thuhet se lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Policia këtë rast e ka cilësuar si dhunë në familje. “Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në…

Lexo më Shumë

Janë gjobitur katër lëmoshë kërkues në kuadër të aksionit të planifikuar të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, për t’i ndaluar ata në qytet. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se dy nga lëmoshë kërkuesit janë nga Shqipëria të cilët janë deportuar dhe dy të tjerë nga Kosova të cilëve iu shqiptuar gjoba prej 200 euro. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe…

Lexo më Shumë

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën duke tentuar të futen në sallën e Kuvendit. E tensionuar është paraqitur situata ditën e sotme, pasi deputetët e përjashtuar kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë vijimin e punës. Hyrjet e Kuvendit janë të bllokuara. Ndërsa parlamenti pritet të vijojnë punimet në orën 10:30. Ndërsa Gazment Bardhi ka theksuar se janë gardistët që nuk po lejojnë deputetët të futen në seancë. “Gardistë që nuk lejojnë deputetë të futen në sallë. Ka më shumë forca sigurie se sa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”, ka thënë Bardhi. Por nga ana e saj PS e…

Lexo më Shumë

Katër ministra të qeverisë në Japoni dhanë dorëheqjen të enjten pas skandalit për mbledhjen e fondeve që përfshin fraksionin më të fuqishëm të partisë në pushtet, shkruan BBC. Më shumë se 3 milionë euro supozohet se kanë përfunduar në këto fonde gjatë një periudhe pesëvjeçare deri në vitin 2022. Prokurorët e Tokios kanë nisur hetim për korrupsion. Është goditja më e fundit për qeverinë gjithnjë e më jopopullore të kryeministrit japonez Fumio Kishida. Mbështetja publike për Partinë Liberale Demokratike (LDP), e cila ka qenë në pushtet pothuajse vazhdimisht që nga viti 1955, ra nën 30% për herë të parë që…

Lexo më Shumë

Inspektorët e ekipeve mobile doganore të Departamentit për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga shtetas sllovak, në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të prekursorëve për prodhim droge, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përkatësisht, me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollit të automjetit me targa të Sllovakisë në bagazh nga inspektorët doganor janë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 litra prekursorë të drogës nga të cilat 10 kanaçe me afishe TOLUEN LAKARSKY me peshë 9…

Lexo më Shumë

Një aktivitet i përbashkët mblodhi krijues nga Tetova e Kosova që veprojnë në Suedi për të shënuar “Ditët e Letërsisë Suedeze”. Qendra Kulturore “MIGJENI” nga Borasi në Suedi dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë në kuadër të aktivitetit “Ditët e Letërsisë Suedeze”, organizuan një takim letrar. Fjalë përshëndetëse paraqiti kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, Daim Iljazi i cili faleminderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe paraqiti një historik të veprimtarisë së shoqatës. Për aktivitetet e Qendrës Kulturore “MIGJENI” nga Boras në Suedi, Sokol Demaku, prezantoi aktivitetin e kësaj qendre, aktivitete vjetore siç janë përkthimi i veprave të krijuesve shqiptar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lidhur kontratë për blerjen e targave të reja të regjistrimit, si dhe afisheve për regjistrimet në të cilat shënimi MK do të zëvendësohet me NMK. Kjo masë do aplikohet pasi që qytetarët nuk janë në gjendje të ndërrojnë targat që janë me çmim më të shtrenjt. Sipas numrit të makinave të regjistruara, autobusëve, kamionëve, skuterëve, traktorëve dhe mjeteve të tjera të transportit, pjesa totale e afisheve në vlerën e blerjes arrin në fakt deri në gjysmë milioni euro.

Lexo më Shumë

Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2024. Për Propozim-buxhetin janë parashtruar gjithsej 272 amandamente nga propozues të autorizuar, prej të cilëve 250 janë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit. Pas përfundimit të debatit të amandamenteve, propozim-buxheti duhet të miratohet në seancë plenare. Në pajtim me afatet e konfirmuara, Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri 31 dhjetor. Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliarëd euro. Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310,1 miliardë denarëve…

Lexo më Shumë

Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra ka në drejtimin rrugor Strumicë – VK Novosellë, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024. LAMM rekomandon shpejtësi të…

Lexo më Shumë

Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës sot u bë edhe ndarja e vendimeve për specializantët në degën e mjeksisë, përcjell KlanM. Rektori Jusuf Zejneli tha se Universiteti edhe me tej do të vazhdojë mbështetjen e specializantëve të ri të cilët paraqesinë suskesë të madh. “Do të ndajm vendimet për specializantët tanë. I jemi mirënjohës Ministrisë së Shëndetësisë për gjithë punën dhe bashkpunimin. Po sigurisht ne jemi në kontinuitet në bashkpunim dhe besoj se edhe ne vazhdimësi do të kemi edhe specializantë të ri”, tha Jusuf Zejneli. Në fjalën e rastit, Ministri i Shëndetësisë, Fatmir…

Lexo më Shumë