Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev njofton se dje kanë pranuar raportin nga Misioni vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor dhe të gjithë gjyqësorit. “Nga sa shohim në parim, po mendojmë të caktojmë një seancë publike, në të cilën do të shqyrtohet raporti në detaje. Nga fakti që ky raport po diskutohet në media, mund të them se është dhënë me rekomandime për një periudhë të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, ku disa situata të zbuluara duhet të rregullohen me ndryshime ligjore”, tha sot Georgiev për mediat. Sipas tij, është një pjesë e asaj që kanë parë në raport,…

Lexo më Shumë

Lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë në thelb të përparimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, nënvizoi ambasadorit të BE-së në vend, David Geer, në fjalimin e tij në seancën e gjashtë plenare të NKEU-MK me temë “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian: Vlerat themelore sociale për të ardhmen evropiane”. “Mbi të gjitha, ato janë vendimtare për qytetarët. Duke udhëtuar në të gjithë vendin dhe duke takuar qytetarët, shoh se sa shqetësim ka për këtë dhe sa shumë i prek njerëzit në baza ditore, pavarësisht nëse është një shërbim publik, qoftë një shkollë-arsim, shërbim shëndetësor, vend pune,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski dje i dërgoi mesazh zyrës së homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim ekstradues në Turqi prej 40 ditësh. Lidhur me përmbajtjen e mesazhit nga kabineti i Pendarovskit nuk kanë dhënë më shumë detaje. Në një intervistë për “360 Gradë” të hënën, Pendarovski tha se po mendonte t’i dërgonte një mesazh Erdoganit për ekstradimin e Palevskit dhe theksoi se ky është një rast madhor që nuk duhet lejuar të vazhdojë nëpër korridoret burokratike dhe lejimi i procesit…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, e ka quajtur të papranueshme udhëtimin e nxënësve nga një Komunë në tjetër, për të zhvilluar procesin mësimor, përcjell KlanM. I pyetur nga gazetarët Ministri Shaqiri ka sqaruar se përse nuk ishte pranuar propozimi i Këshillit të Prindërve të Komunës Çashkë në takimin e djeshëm. “Cdo propozim, pa marrë parasysh nëse ka të bëjë me kompetencat e drejtores, thash se duhet të ketë bazë ligjore për cdo problem. Paralelja e hapur, bëhet fjalë për katër nxënës, fëmijë të vegjël që nuk dinë as për parti politike, as për dallimet mes nesh. Kërkova që deri…

Lexo më Shumë

Ekziston rreziku për përhapjen e epidemisë së fruthit, për shkak të rënies së imunizimit me vaksinën MRP, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore. Vetëm shtatëdhjetë për qind e fëmijëve janë vaksinuar kundër fruthit vitin e kaluar. Deri tani nuk janë regjistruar raste të fruthit në vendin tonë, por rreziku është i lartë që fruthi të bartet nga vendet e rajonit, pasi aktualisht në Rumani ka epidemi. “Për momentin nuk kemi qarkullim endemik të fruthit, që lidhet me ndonjë rast të bartur nga jashtë, megjithatë kur të paraqitet në mesin e popullatës së pavaksinuar, atëherë mund të flasim për një epidemi.”, – deklaroi epidemiologia…

Lexo më Shumë

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka kërkuar qytetarëve të bëjnë kujdes pasi janë raportuar faqe të rreme në rrjete sociale në emër të bizneseve. AIP thekson se këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar shqetësime nga bizneset e ndryshme (kontrolluesit) rreth krijimit të faqeve të rreme online në emër të këtyre bizneseve. Këto faqe synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të vjedhin të dhënat personale dhe financiare të tyre duke ofruar shpërblime të ndryshme. Ju lutem që të…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, fundjavën e kaluar, janë konfiskuar deviza të cilat një shtetas i Maqedonisë kishte për qëllim t’i fuste në mënyrë të paligjshme në vend, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se bëhet fjalë për 7.000 euro të konfiskuara. “Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit me të cilin personi udhëtonte dhe kështu në pjesën e përparme të motorit nën baterinë e veturës, në folio dhe një një qese plastike, janë gjetur deviza të huaja të fshehura, për të cilat personi nuk posedonte dokument për…

Lexo më Shumë

Në fillim të nëntorit, 50 deputetë të opozitës gjeorgjiane iu drejtuan NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së duke bërë thirrje për një qëndrim të unifikuar kundër planit të Rusisë për të krijuar një bazë të përhershme detare në rajonin e shkëputur gjeorgjian të Abkhazisë. Planet e Kremlinit kanë ngritur frikën se baza mund të tërheqë Gjeorgjinë shpresëdhënëse për BE-në në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe të dëmtojë planet e Tbilisit për një port në Detin e Zi. “Ne dënojmë njëzëri dhe me vendosmëri okupimin, militarizimin dhe veprimet e tjera të Rusisë që synojnë aneksimin e rajoneve të pushtuara të…

Lexo më Shumë

Një 16-vjeçar u arrestua nga policia e Korçës pasi rezultonte në kërkim për plagosje të rëndë me mjete të forta të një 14-vjeçari. Policia sqaron se në ngjarje janë përfshirë edhe dy adoleshentë të tjerë. Njoftimi: Korçë/Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim. Ky shtetas dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar…

Lexo më Shumë

Mbetjet e raketave ruse të rrëzuara prej mbrojtjes ajrore ukrainase, kanë dëmtuar një spital dhe një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev, duke plagosur të paktën 50 persona, kanë thënë autoritetet e qytetit. Sulmi ka ndodhur teksa presidenti i shtetit, Volodymyr Zelensky ka qenë jashtë vendit, në një vizitë në Uashington, ku presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar që Rusia po pret që Shtetet e Bashkuara ta braktisin Ukrainën. Kjo shifër përbën numrin më të madh të të plagosurve në Kiev, në muajt e fundit. Sergiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të qytetit, ka thënë se 51 persona janë plagosur,…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, ka zhvilluar një takim dypalësh me Filip Raduloviq, ministër i Trafikut dhe Navigacionit të Malit të Zi. Dy ministrat konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për integrim më të shpejtë evropian të rajonit. Të dy diskutuan edhe për projektet e infrastrukturës që po zbatohen në korridoret evropiane dhe mundësinë e lidhjes me një linjë ajrore. “Kemi shkëmbyer përvoja për proceset e përmirësimit të transportit në rajon, dhe veçanërisht për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, më konkretisht në fushën e turizmit…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Për miratimin e rezolutës votuan 153 vende, 10 ishin kundër dhe 23 anëtarë të OKB-së abstenuan. Në mesin e vendeve që votuan PËR ishte edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. “Maqedonia e Veriut votoi PËR në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që kërkon armëpushim urgjent në Gaza për qëllime humanitare!”, ka shkruar Osmani. Rezoluta bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar”…

Lexo më Shumë