Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtoreshën rajonale të Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore, Claire Harasti, hapën konferencën “Menaxhimi i mungesës së fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor” organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe OSBE-së. “Mungesa e fuqisë punëtore është një sfidë e kohëve moderne dhe vjen si pasojë e disa faktorëve, si tranzicioni demografik, futja e teknologjive të reja, si dhe kushtet e punës. Jemi dëshmitarë se në gjithnjë e më shumë vende, veçanërisht në Evropë, punëdhënësit raportojnë probleme me gjetjen dhe mbajtjen e fuqisë punëtore”, tha Trençevska. Ajo theksoi…

Lexo më Shumë

Sistemi i “Qytetit të Sigurt” do të përmirësohet dhe kjo do të nënkuptojë përfshirjen e qyteteve dhe autostradave më të mëdha në të gjithë vendin, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Për momentin e kemi vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë dhe është në proces procesi i përmirësimit të gjithë këtij sistemi. Përmirësimi do të përfshijë autostradat në të gjithë vendin dhe këto tre qytete dhe kjo do të përfshijë natyrisht edhe përcaktimin elektronik të shkeljeve të qarkullimit rrugor”, tha ai. Spasovski tha se ideja është që sistemi të zgjerohet, para së gjithash, në qytetet e mëdha ku…

Lexo më Shumë

Mbi 560 milionë euro janë siguruar për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në infrastrukturën hekurudhore. Pesëqind milionë euro janë siguruar për realizimin e fazës së tretë të hekurudhës së Korridorit 8 drejt Republikës së Bullgarisë dhe 7.5 milionë euro për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët hekurudhor në Tabanovc. Mjetet për realizimin e këtyre projekteve sigurohen përmes Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – VBIF-së dhe nga Programi IPA. Zgjidhjet ligjore për realizimin e këtyre mjeteve financiare janë miratuar dje në Kuvend, ndërsa sot ishin temë e takimit të ministrit të…

Lexo më Shumë

Dje në mbrëmje (11 dhjetor) në ora 23:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar dy të mitur nga Xhepçishtja e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 56-vjeçari I.I. nga Poroji Ata kanë sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në fshat rreth orës 21:30. Sipas raportit, njëri prej tyre ka përdorur edhe një objekt metalik. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse për dy të miturit e denoncuar, tha policia.

Lexo më Shumë

Shërbimet e përkthimit të BE-së kanë hapur thirrjen për përkthyes në gjuhën maqedonase, njofton zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gjuha maqedonase në BE. Shërbimet e përkthimit të BE-së e kanë hapur thirrjen dhe po organizojnë teste për akreditimin e përkthyesve të konferencave me gjuhën maqedonase (MK) si gjuhë A. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve online është 19 janari 2024”, ka njoftuar Mariçiq në profilin e tij në Facebook. Ai u bëri thirrje të gjithë përkthyesve të interesuar maqedonas “të aplikojnë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në përkthimin profesional dhe promovimin e gjuhës…

Lexo më Shumë

Gjigandi i teknologjisë me bazë në Kaliforni, Google publikoi sot një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta për vitin 2023 në veçorinë e tij të rregullt “Viti në kërkim”, duke theksuar momente të paharrueshme të kulturës pop, humbjen e të famshëmve të preferuar dhe lajmet tragjike me pasoja globale. Në fushën e lajmeve, kërkimet kryesore janë për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, e ndjekur nga turi i vogël i nëndetëseve të Titanikut që u shpërtheu në qershor dhe tërmetet shkatërruese në Siri dhe Turqi në shkurt. Personi më i pyetur këtë vit ishte Damar Hamlin i Buffalo Bills,…

Lexo më Shumë

Evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, pavarësisht kostove dhe rreziqeve, por ka mbështetje të vogël për një zgjerim të mundshëm të bllokut për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. Këto janë rezultatet e sondazhit të raportuar nga gazeta britanike “Guardian”. Sondazhi tregon se mbështetja për hyrjen e Ukrainës ishte më e larta në Danimarkë (50%) dhe Poloni (47%), me opinion të ndarë në Rumani (32% pro, 29% kundër), Gjermani (37% pro, 39% kundër) dhe Franca (29% pro, 35% kundër). Në Austri opozita ishte 52 për qind. 45% e të anketuarve janë të shqetësuar se…

Lexo më Shumë

Papunësia në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet një problem serioz dhe nuk ka trende të uljes. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Punësimit, rreth 13 doktorë shkencash, prej të cilëve 7 janë femra dhe 6 meshkuj që janë të papunë dhe kërkojnë punë, përcjell INA. Ndërsa me tituj magjistër të papunë janë 552 persona, prej të cilëve 357 janë të gjinisë femërore. Ndërsa të papunë me arsimim të lartë janë 6587 persona, nga të cilët 4279 janë femra. E gjithë kjo kategori me tituj shkencorë dhe arsimim të lartë vazhdimisht janë në kërkim të punës përmes aplikimeve…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar edhe sot protestat në Komunën Çashkë ,banorët maqedonas të së cilës janë kundër mësimit në gjuhën shqipe.Gazetari i Tetovasot Nevrij Ademi ndodhet atje për të sjellë detaje të reja rreth zhvillimeve të sotme në ndërkohë që në protestë janë edhe forca policore . Mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë, në Maqedoninë e Veriut. Banorët e kësaj zone nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshes dhe…

Lexo më Shumë

Një aksion antidrogë është zhvilluar në Vlorë gjatë natës. Lidhur me këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona. Kanabisi ishte i ndarë në rreth 30 pako, të stampuara me shkronja K, F, A, O. Kanabisi me peshë rreth 400 kg është sekuestruar gjatë natës teksa transportohej me një fugon gati për trafikim. Në vijim priten detaje të tjera nga policia për operacionin.

Lexo më Shumë

MPB njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (11.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 242 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 242 masa, nga të cilat 33 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 30 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 3 masa për shoferët të cilit ishin nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Prandaj apelojnë për respektim të rregullave…

Lexo më Shumë