Mediat kosovare raportuan së fundmi se persona të dënuar kanë sulmuar në burgun e sigurisë së lartë Granit Plavën, personi që ekzekutoi disa ditë më parë 33 vjeçaren Liridona Ademajn. Për këtë ngjarje pati dhe një reagim të menjëhershëm të drejtorit të Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani, i cili pranoi se disa të burgosur kanë tentuar ta godasin Granit Plavën, por stafi reagoi menjëherë duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Dibrani shton se gjithashtu kanë nisur hetimet pasi dyshohet se Granit Plava ka tentuar të kryejë vetëvrasje në ambientet e burgut. “Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim por as…
Author: Hamdi Kumanova
Nga VMRO-DPMNE thonë se për ta, Talat Xhaferi nuk është i denjë për postin e kryeministrit në qeverinë teknike. Nga VMRO-DPMNE, mes tjerash thonë se Xhaferi ka dezertuar nga Armata e Maqedonisë në vitin 2001, pas çka i është bashkëngjitur strukturave të UÇK-së. “Dimitar Kovaçevski dhe LSD janë partnerë pakicë në qeverinë e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Me mbështetjen e tij që Talat Xhaferi të jetë kryeministër, Kovaçevski konfirmoi atë që VMRO-DPMNE e ka thënë vitet e fundit, se është i gatshëm të pranojë gjithçka që BDI-ja dhe Ahmeti i ofrojnë, vetëm për të vazhduar bizneset dhe krimin. Talat Xhaferi…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Suharekë ka ndërruar jetë aksidentalisht. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë. “Suharekë. 10.12.2023 – 10:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sonte tha se partia e tij do të diskutojë për kryetar të ri të Kuvendit në seancën e Bordit Ekzekutiv, duke qenë se kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër teknik. Ai njoftoi se LSDM-ja do të ketë kandidatin e saj për president në zgjedhje dhe ai do të jetë nga radhët e tyre. Për Kovaçevskin, kandidati do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit pas votimit në prill dhe maj. Siç theksoi Kryeministri, qeveria teknike është një detyrim ligjor dhe ai beson se të gjitha palët duhet ta respektojnë detyrimin, ashtu siç është…
Ekonomistët shohin tkurrje të PBB-së me 0.1% në tremujorin e katërt të 2023 – Çfarë tregon sondazhi i Bloomberg. Eurozona nuk do të jetë në gjendje t’i shpëtojë recesionit të saj të parë pas pandemisë, me ekonominë e saj që tkurret për të dytin tremujor radhazi në tre muajt e fundit të vitit, ndërsa një rikuperim i lehtë shihet në fillim të 2024. “ Ne dyshojmë se jemi në fillim e një tendence rritëse”, tha Joerg Angele, ekonomist në Bantleon Bank. “Erërat e kundërta mbeten të forta, veçanërisht ato që vijnë nga rritjet masive të normave të interesit.” Dobësia është…
Memedali Jusufi Nocioni “paradox” vjen nga fjalët greke “para ” (përtej) dhe “doxa” (opinion). Nga përbërja e nocionit, del se paradoksi është një mendim përtej të menduarit e zakonshëm( common sense). Paradoksi duhet të kuptohet edhe si një mendim që ndonëse në dukje absurd dhe në kundërshtim me vetveten, përsëri logjikisht është i mundur. Mareveshja historike dhe vetvendosja mund te jene mendime paradoksale ne shikim te pare por serishte jane te mundshme. Perfaqsues te ketyre mendimeve ne politiken shqiptare jane te njohur ; Arben Xhaferi dhe Albin Kurti. Po qe se ndalemi te Arbën Xhaferi hasim në dy personalitete: Arbën…
Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar, ku tashmë kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala. Burimet kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit, raporton sinjal. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë të ditur se operacionet janë zhvilluar në…
Senatori republikan në SHBA, James David Vance deklaroi se Ukraina mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në fund të luftës me Rusinë, transmeton Anadolu. Vance bëri deklarata në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë dhe ndihmën e SHBA-së për Ukrainën si i ftuar i Jake Tapper në transmetimin e drejtpërdrejtë të CNN. Ai tha se arsyeja pse ai e kundërshtoi paketën në lidhje me ndihmën për Ukrainën, e cila është në pritje të miratimit në Senat, ishte se besonte se Ukraina nuk mund ta mposhtë kurrë Rusinë. “Do të ishte në interesin e SHBA-së të pranonin se…
Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Një rasti i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se një vajzë 23-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte raportuar e zhdukur, është keqpërdorur seksualisht. Burimet e medias bëjnë të ditur se rasti u zbulua pasi motra e viktimës erdhi…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 276 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 128 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 31 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 7 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Alsat.mk
Duke mbuluar rreth 27 për qind të Tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike. Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor 2003, pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtare të Maleve nga ana e OKB-së më vitin 2002, e cila vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve. Malet jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane. Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër,…
Ushtria ruse humbi 3010 ushtarë, 21 tanke dhe 15 raketa midis 7 dhe 9 dhjetorit, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet ukrainase. Këto të dhëna u postuan në Facebook në tri përditësime të veçanta ditore nga shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan Newsweek. Shtabi i përgjithshëm raportoi më 7 dhjetor se rusët pësuan 1,120 viktima gjatë 24 orëve të fundit, pas 990 në 8 dhjetor dhe 900 në 9 dhjetor. Shifrat nuk ndahen midis të vrarëve dhe të plagosurve ose sipas vendit ku u zhvilluan luftimet. Gjatë javëve të fundit, trupat ruse kanë nisur një…

