Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Europian (KE) ka paralajmëruar në raportin e rij të fundit se ekonomia shqiptare do të përballet me disa rreziqe në rritje vitin e ardhshëm, që vijnë nga faktorë të brendshëm, si rreziqet e shtuara klimatike, problematika që është krijuar në mungesën e fuqisë punëtore si rrjedhojë e emigrimit të lartë dhe uljes së popullsisë. Në raport, Komisioni tha se ekonomia pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024. “Pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024, pasi konsumi privat parashikohet të ngadalësohet…

Lexo më Shumë

Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë se shteti serb duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe se çështja e veriut është e mbyllur. Beogradi vazhdon të luajë me disa karta ne politikën e jashtme, duke pasur marrëdhënie të mira perëndimin si dhe me Kinën e Rusinë. E këtë politikë të Serbisë po e kritikon ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith. Ai tha se ka ardhur momenti kur Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do e zgjedhë. Sipas tij nuk do të ketë paqe të qëndrueshme…

Lexo më Shumë

Hekurudha Kombëtare Shqiptare HSH ka përzgjedhur një konsorcium të ILF Consulting Engineers Austria dhe Abkons, për të kryer një studim fizibiliteti 14-mujor për ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore me Kosovën. Dy opsione do të shqyrtohen për pjesën shqiptare të itinerarit, degëzimi nga linja ekzistuese Durrës – Shkodër dhe kalimi i kufirit pranë Morinës. Opsioni i parë është një itinerar 137 kilometra nga Mjeda, me 107 kilometra itinerar në Shqipëri dhe 29.5 kilometra tunel. Opsioni i dytë është 125 kilometra i gjatë, përfshirë 108 kilometra në Shqipëri dhe do të nisej nga Miloti. Parashikohet që ndërtimi të fillojë në vitin 2025,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor i cili ka strategji për transparencë, dokument i cili krijohet për t’u identifikuar pikat e dobëta në fushën e transparencës dhe hapjes së institucioneve të pushtetit ekzekutiv. Deri më tani, Qeveria e RMV-së i ka miratuar dy strategji, me ndihmën e Fondacionit Metamorfozis dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni, me mbështetje të Bashkimi Evropian përmes projektit ACTION SEE, shkruan Portalb.mk. Pas Strategjisë së parë për periudhën prej vitit 2019-2021, Maqedonia e Veriut po vazhdon përpjekjet për transparencë me një strategji tjetër që përfshin periudhën nga viti 2023…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sonte tha se partia e tij do të diskutojë për kryetar të ri të Kuvendit në seancën e Bordit Ekzekutiv, duke qenë se kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër teknik. Ai njoftoi se LSDM-ja do të ketë kandidatin e saj për president në zgjedhje dhe ai do të jetë nga radhët e tyre. Për Kovaçevskin, kandidati do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit pas votimit në prill dhe maj. Siç theksoi Kryeministri, qeveria teknike është një detyrim ligjor dhe ai beson se të gjitha palët duhet ta respektojnë detyrimin, ashtu siç është detyrimi i…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratik paralajmëron shkeljen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe amendamentit 6 të Kushtetutës së Maqedonisë, me formimin e Qeverisë teknike e cila, siç thonë ata, edhe më tej pezullon dhe shkel dispozitat dhe parimet e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike. “Dominimi i BDI-së, e cila ka vetëm 13 deputetë nga gjithsej 120 deputetë, tregon dhe vërteton vendosmërinë e LSDM-së për të qenë në pushtet me çdo kusht, duke mos marrë parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore, si dhe interesat e popullit maqedonas shumicë. Duam të paralajmërojmë se kjo lloj politike nuk ka mbështetjen e shumicës…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet sot konfirmoi se për kryetar të Kuvendit do të propozohet Jovan Mitreski. Ai pritet të zë vendin e Talat Xhaferit, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër teknik. “Po, mendojmë se Talat është një zgjidhje e përshtatshme dhe e mirë. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, për të dielën ka caktuar takimin e kryesisë së LSDM-së. Në këtë takim, kryetari Dimitar Kovaçaevski pret që Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe të konfirmohet nga Këshilli dhe Bordi Ekzekutiv i LSDM-së”, Deputetja e LSDM-së, Daniella Markoska.

Lexo më Shumë

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit e klasës së dytë që tashmë kanë mësuar maqedonisht të rikthehen në klasë të parë dhe të nisin mësimin në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, për shkak të hapjes së paraleles shqipe në këtë shkollë, prindërit maqedonas protestojnë dhe nuk lejojnë fëmijët e tyre në mësim. “Unë jam Ajrullahu. Sot e kemi mësuar germën A. A e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, ariu. E kemi mësuar germën A dhe jemi shumë të lumtur…

Lexo më Shumë

STOILKOVSKI: TALAT XHAFERI KRYEMINISTËR PA LEGJITIMITET VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në qeverinë teknike që, siç njofton KlanM, duhet të zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, respektivisht më 28 janar 2024, ku Kryeministër, konform vendimit të BDI-së, do të jetë Kryeparlamentari, Talat Xhaferi. “Atë që mund ta them është se në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të marrin vendimin nëse do të marrim pjesë dhe eventualisht me emrat që do të marrin pjesë në qeveri të tillë”, tha Naum Stoilkovski. Stoilkovski, siç njofton KlanM, e ka komentuar edhe deklaratën e Bujar Osmanit se…

Lexo më Shumë

Lufta në Ukraina ka hyrë në ditën e 654-ët, por bota tani, ditët e këtij konflikti nuk po i numëron më. Bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, Olena, e ktheu apelin e saj emocionues në përpjekjen më të fundit që bota të mos e harrojë luftën e vendit të saj, përballë shpërthimit të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme. Nëse perëndimi nuk e vazhdon ndihmën financiare, ukrainasve, u shpreh ajo, u rrezikohet ekzistenca. Reagimi i Zonjës së Parë të Ukrainës erdhi pak pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projektligj kyç ndihme, i cili do të kishte ofruar më shumë…

Lexo më Shumë

Mark Zuckerberg më ka mohuar më herët raportimet se ishte pronar i një jahti 150 milionë euro, por tani duket se po hyn në treg për një tjetër akoma më të madh. Pronari i rrjetit social raportohet se ka porositur një mega-jaht 300 milionë euro që po ndërtohet aktualisht në Holandë, i njohur tashmë si Project 1010. Miliarderi i rrjeteve sociale që llogaritet se ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë, është parë të vizitojë barkën masive në ndërtim dhe burimet thonë se ai shpreson të bëhet pronari saj. Anija 130 metra e gjatë thuhet se zotërohet aktualisht nga një…

Lexo më Shumë

Struga në dimër është sikur çdo vend tjetër i vogël në Maqedoni. Bizneset mezi mbijetojnë kurse qytetarët ankohen se shpenzojnë sikur të ishin turistë. Pagat që marrin janë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat bazë. Numri i të papunëve në Strugë është 2814 persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë të rinj kurse numri i stafit me kualifikim të lartë që janë të papunë po rritet. “Ka shumë dyqane, por më pak njerëz. Njerëzit nuk kanë para, kështu që janë të mbyllur.” “Çmimet janë të larta. Pensionet janë të ulëta, nëse nuk jeton me një djalë apo vajzë…

Lexo më Shumë