Ligji daton në vitin 1868, por deri më tani ai nuk ishte zbatuar kurrë për një kandidat për Shtëpinë e Bardhë, aq më pak për një ish-president që kërkon rizgjedhjen. Por Gjykata e Lartë e Kolorados iu referua atij në vendimin historik me të cilin dje përjashtoi Donald Trump nga zgjedhjet paraprake republikane të shtetit. Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara u miratua menjëherë pas përfundimit të Luftës Civile. recommended by OSSEIN+ Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3 MËSO MË SHUMË Seksioni i tretë thotë: Asnjë person nuk duhet të…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria irlandeze do të ngrejë një çështje ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). Çështja ndërshtetërore është lidhur me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të sjellë Aktin e Trashëgimisë së Problemeve të Irlandës së Veriut, ka konfirmuar zëvendëskryeministri, Micheal Martin. Akti u bë ligj i Mbretërisë së Bashkuar në shtator të vitit 2023. Ai duket se do t’i japë fund procedurave ligjore në lidhje me problemet duke u dhënë imunitet njerëzve që bashkëpunojnë me Komisionin e ri të Pavarur për Pajtimin dhe Rimëkëmbjen e Informacionit (ICRIR). Nga ana e Mbretërisë…
QYTETI I SHKUPIT: NË RMV MË TË NDOTUR KAVADARI, STRUMICA, TETOVA Sipas Platformës IQ AIR, Shkupi u gjet në vendin e pestë në qyteteve më të ndotura në Evropë, përcjell KlanM. Me indeks të cilësisë së ajrit prej 161, ndotja e ajrit në Shkup, ishte cilësuar si e dëmshme për shëndetin, kurse në në nivel të kryeqendrave evropiane ajër më të ndotur se Shkupi ishte regjistruar në Sarajevë. Por, ndryshe mendojnë nga Qyteti i Shkupit. Sipas tyre, para se të plasohen tituj senzacional duhet të konfirmohen. “Shërbimi botëror i monitorimit “ËAQI”, i cili në kohë reale tregon të dhënat për…
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot ka takuar drejtoreshën e Institutit dhe Muzeut – Manastir, Meri Stojanova, me të cilën ka biseduar për aktivitetet aktuale lidhur me rindërtimin dhe përshtatjen e shkollës së vjetër “Dimitar Vlahov”, në fshatin Lubojno, në Qendrën për promovimin e gjuhës maqedonase informonTetovasot. Në takim u përcaktuan aktivitetet që do të vijojnë pas përfundimit të procedurës së tenderit, e cila është në vazhdim. Terreni është gati, tha ministrja e kulturës Kostadinovska-Stojçevska, dhe muajin e ardhshëm mund të fillojë renovimi i shkollës së vjetër. “Kemi arritur që projektin për objektin e vjetër, themelin e identitetit kulturor dhe…
SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penalë për një shtetas të Kinës dhe një qytetar të Ohrit, pasi të njëjtit dyshohet se nuk e kanë paralajmëruar se do të kryejnë punë në autostradë, që prek rrjetin elektrik, përcjell TV21. Nga SPB-Ohër thonë se të njëjtit dyshohen se kanë shkaktuar dëm prej 502.000 denarëve. “SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër M.J.(56) nga Republika Popullore e Kinës për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprat penale “shkatërrim ose dëmtim i instalimeve publike” dhe “punë e pabazë në detyrë”, si dhe ndaj A.N.(62) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës…
Nesër (21 dhjetor) është ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 21/98 dhe 18/07), 21 dhjetor 2023 (e enjte), Dita e mësimit në gjuhën turke është ditë jo pune për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e komunitetit turk për Ditën e Mësimit të Gjuhës Turke”, thonë nga MPPS.
Ministria e Financave ka siguruar 560 milionë euro për përfundimin e pjesës së fundit të hekurudhës së Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga BE-ja përmes grantit VBIF dhe përmes programit IPA. “Me këtë rrumbullaksojmë financimin e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore të Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Kemi siguruar mjete në vlerë prej 175 milionë eurove nga Banka Evropiane e Investimeve, gjithashtu, 175 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, grant në vlerë prej 149…
Gjykata Supreme ka vlerësuar se ankesa e ish kryeministrit Nikolla Gruevski i dënuar me 6 vite burg për rastin “Parcelat në Vodno” është e pabazë dhe vendimi i shkallës paraprake mbetet në fuqi. Supremja ka vepruar mbi kërkesën e Gruevskit për shqyrtim të jashtëzakonshëm të dorëzuar në prill të vitit 2022 dhe ankesën e tij ndaj vendimit të Apelit nga shkurti i vitit 2023. /A.K.
“Idiotizmi i një vendimi”, kështu e quan Ardian Demiri i Lëvizjes Demokratike, vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, për të ndarë 1200 denarë në muaj nxënësve filloristë dhe 1800 atyre të shkollave të mesme, për një periudhë për gjashtë muaj, apo deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Demiri, i cili është koordinator i LD-së në Strugë, thotë se pushteti përgaditet që me këtë lëmoshë ta blejnë dhe shantazhojnë qytetarin e rëndomtë!!! “Pasi që përgjatë gjithë kësaj kohe sa janë në pushtet, 22 vite, qytetarin e zakonshëm e sollën buzë greminës së ekzistencës, tash me një masë…
Një 41 vjeçar nga komuna e Novacit ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir–Makovë, ku u përfshinë 4 automjete, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se në aksident është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë. “Me datë 19.12.2023, në ora 18:53 në SPB-Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir–Makovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Manastirit, që drejtohej nga nga S.N.(41) nga fshati Aglarci i Poshtëm, komuna Novaci, dhe automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Resnjës, i drejtuar nga J.V.(29) nga Resnja, automjeti pasagjerësh “Renault”…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend e ka për detyrë ligjore që ta plotësojë përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kovaçevski nuk e komentoi kërkesën e opozitës shqiptare që të ketë anëtar në KSHZ. “Edhe Kuvendi edhe Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të veprojë sipas ligjit dhe ta kompletojnë përbërjen e KSHZ-së”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim gjeneralmajor Arben Kingji, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe të mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe u konstatua se është në nivel të kënaqshëm dhe u shpreh interesi për forcimin e këtij bashkëpunimi, përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dy anëtarë me të drejta të plota dhe…

