Author: Hamdi Kumanova

Efektivët e policisë të Sektorit pët punë të Brendshëm Tetovë- Njësia Policore Gallatë, dje (19-dhjetor) në tre objekte tregtare në fshatrat e Gostivarit Negotinë dhe Dobërdoll, kanë gjetë dhe konfiskuar gjithsej 6964 copa mjete të ndryshme piroteknike, shumica e atyre fishekzjarre dhe kanë arrestuar dhe privuar nga liria tre persona. Në periudhën nga 16:50 deri në ora 19:10, është privuar personi I.D. (61) me 3826 copë dhe H.J. (49) tek i cili janë sekuestruar 2895 copa të dy nga Negotina, poashtu tek G.R. (60) nga Dobërdolli janë konfiskuar 243 copa. Mjetet piroteknike të gjetura janë fotodokumente dhe pas dokumentimit të…

Lexo më Shumë

Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, mbrëmë (20-dhjetor) njëzet minuta pas mesnate, në Debresh të Gostivarit, e kanë gjetë veturën “folksfagen pasat” me shenja regjistrimi të Gostivarit, në pronësi të F.J. 53-vjeç nga ky fshat, i cili më parë kishte raportuar se ishte vjedhur rreth orës 20 pasi ai e kishte lënë me çelsa në bravë atë në rrugën lokale që lidhte fshatrat Debresh dhe Zdunjë. Automjeti menjëherë iu kthye pronarit.TS

Lexo më Shumë

Ushtria e Maqedonisë së Veriut renditet e 108-ta në listën e ushtrive më të fuqishme në botë, të cilën e ka publikuar portali i specializuar që merret me analiza ushtarake “Global Firepower”. Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë, e ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca, Italia, Turqia, Brazili, Indonezia, Egjipti, Ukraina, Australia, Irani, Izraeli, Vietnami, Polonia, Spanja, Arabia Saudite, Tajvani, Tajlanda dhe Gjermania. Në rajonin e Evropës Juglindore ushtrinë më të fuqishme e ka Greqia, e cila është në vendin…

Lexo më Shumë

Kallëzim penal për një burrë dhe një grua për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës, njofton MPB. “SPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R.(28) nga Shkupi dhe V.I.(22) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës””. Nga MPB zbuluan se ato kanë neglizhuan detyrën e kujdesit dhe edukimit dhe braktisën fëmijët e tyre të mitur, të cilët u gjetën duke lypur më datë 24.11.2023 në rrugën “1 Mai” në Dibër.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Dobrilla Kacarska ka folur për gjendjen në sistemin gjyqësor. Ajo tha se perceptimi bazë ndërtohet nga vetë gjyqtarët. Sa më shpejt të gjykojnë, sa më cilësore dhe më profesionale të marrin vendime, qytetarët do ta shohin dhe besimi do të ishte shumë më i lartë. Megjithatë, ajo shtoi se, kemi një situatë ku disa politikanë kanë kritika të ngathëta dhe të pabaza. “Të gjitha këto së bashku çojnë në këtë besim të ulët në gjyqësor. Unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën Penale për 34 vjet dhe nuk mbaj mend kur besimi ka qenë më i ulët…

Lexo më Shumë

Kallëzim penal për një burrë dhe një grua për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës, njofton MPB. “SPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R.(28) nga Shkupi dhe V.I.(22) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “braktisja dhe keqtrajtimi i fëmijës””. Nga MPB zbuluan se ato kanë neglizhuan detyrën e kujdesit dhe edukimit dhe braktisën fëmijët e tyre të mitur. Të cilët u gjetën duke lypur më datë 24.11.2023 në rrugën “1 Mai” në Dibër.

Lexo më Shumë

Ushtria e Ukrainës kërkon të mobilizojë deri në 500,000 trupa shtesë, ka zbuluar presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa lufta me Rusinë po i afrohet dy viteve. Në një konferencë shtypi në Kiev, ai tha se komandantët e tij po kërkonin “450,000-500,000 individë”, duke pranuar se kjo ishte një çështje “e ndjeshme” dhe e kushtueshme, sipas BBC. Ai tha se i duheshin më shumë detaje përpara se të mbështeste lëvizjen, duke lënë të kuptohet se 500,000 ushtarë ishin tashmë në front. Komentet e tij vijnë pas pengesave të ndihmës nga SHBA dhe BE. Republikanët në Kongresin e SHBA fillimisht bllokuan një paketë…

Lexo më Shumë

Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet. Në pranga ka përfunduar së fundi edhe një person në Prishtinë, i cili u ndal nga Policia në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije…

Lexo më Shumë

Në një ceremoni solemne u bë hapja e Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës. Konsulli i Nderit, Ardian Hoxha, tha se është shumë e rëndësishme që të forcohen lidhjet diplomatike, ekonomike, sportive dhe kulturore mes Letonisë dhe Kosovës. “Çdo ditë mësoj më shumë për Letoninë dhe shoh shumë ngjashmëri mes dy vendeve dhe kombeve tona”, tha Hoxha. Sipas tij, Letonia ka kaluar në një rrugëtim të ngjashëm me atë të Kosovës jo shumë kohë më parë dhe Kosova mund të mësojë nga ky shtet në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Hoxha tha më tej…

Lexo më Shumë

Haxhi Zekë Byberi, i njohur në histori Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës në Lidhje, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës. Ai u lind më 20 dhjetor në Shoshan të Malësisë së Gjakovës. Familja e tij u shpërngul në Pejë, ata ishin pronarë tokash dhe Haxhiu ishte tejet karizmatik. Zeka ishte ndër organizatorët të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga…

Lexo më Shumë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Këtë e ka konfirmuar shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri. “Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai. Beqiri shtoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura. Burime të medias pohojnë se viktima në fjalë është Agim Kodraliu. Sipas RTK-së viktima është 42 vjec. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00. Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe…

Lexo më Shumë