Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherësh edhe drejtues i Lëvizjes Besa, thotë se nëpër shkollat e Tetovës dhe vendbanimeve tjera me shumicë shqiptare, duhet të intonohet edhe himni shqiptar nëse pranohet kërkesa e VMRO-DPMNE-së që nëpër shkollat e vendit të intonohet himni shtetëror, shkruan gazeta LAJM. “Kjo është çështje politike, por unë si kryetar komune mund të them se do të respektojmë ligjet dhe kushtetutën, por njëherësh do të duhet të respektojmë edhe diversitetin. Në këtë rast nëse merret një vendim, flas ligjërisht, për t’u intonuar himni i shtetit, sigurisht duke respektuar shumicën e qytetarëve që janë të…
Author: Hamdi Kumanova
Numri i personave me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është rritur për 41,6 për qind krahasuar me 13 sezonet e kaluara, njoftoi paraditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin për gjendjen e gripit në vend. Javën e kaluar është regjistruar një vdekje në Shtip, nga grupmosha mbi 65 vjeç, pa sëmundje shoqëruese dhe personi ka rezultuar pozitiv me Covid 19, transmeton Portalb.mk. “Krahasuar me javën e 42 të sezonit të kaluar, është regjistruar një rritje prej 96.3 për qind. Deri në këtë javë janë raportuar gjithsej 151 raste me grip. Po ashtu, po monitorohet gjendja…
Duke vepruar në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme ndërmorën disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup për të siguruar prova për vrasjen e kryer në Belgjikë. Prokurorët belgë po hetojnë vrasjen e kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars. Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve maqedonas në këtë ngjarje, njëri prej…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një takime gazetarët ka folur për datat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për afatet eventuale. Ai ndau tre data të mundshme për raundin e parë dhe të dytë. “Inaugurimi i Presidentit të vendit duhet të jetë më 12 maj 2024. Zgjedhjet mbahen gjatë 60 ditëve të fundit të mandatit aktual, 60 ditët e fundit janë midis datave 14 mars dhe 12 maj 2024. Zgjedhjet zhvillohen në dy raunde zgjedhore: raundi i parë 14 mars 2024; raundi i dytë: maksimumi 8 maj 2024”. Zgjedhjet shpallen nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se një sulm rus me dronë herët të mërkurën, në rajonin perëndimor Khmelnitskyi, ndoshta kishte si objektiv centralin bërthamor të zonës. Sulmi theu xhamat e centralit dhe plagosi 20 persona. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet. Energjia u ndërpre përkohësisht për disa stacione të monitorimit të rrezatimit të vendosura jashtë perimetrit. Në fjalimin e tij me video të darkës, zoti Zelenskiy tha se sulmi është provë e mëtejshme se nevojiteshin sanksione…
Është shqetësues numri i lartë i kërkesave për divorc që arrijnë çdo ditë në Qendrën për Punë Sociale në Shkup, thotë drejtori Izeir Memedi në “10 Minuta” në TV21. Ai tha se për t’i njoftuar qytetarët për të drejtat e tyre, kryesisht për dhunën në familje, pasi ka kërkesa të shumta që i drejtohen personalisht atij, do të organizojë ditë të hapura në qendrat rajonale në Shkup. Tha se brenda ditës arrijnë më së paku 30-40 lëndë për divorc. “Do të bëjmë ndryshime, që ndarja familjare apo dhuna familjare që janë në procese, ka kërkesa që unë si drejtor të…
Masat dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM për uljen e çmimeve po japin rezultat, vlerësojnë nga LSDM. “Me masat për çmim “të garantuar”, 25 kategori të produkteve ushqimore bazë nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës.janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës. Çmimet e shitjes me pakicë janë në rënie, veçanërisht ato që mbulohen nga vendimi i qeverisë, ndërsa ka të dhëna se çmimet janë në rënie edhe në kategoritë e tjera të produkteve”, thonë nga LSDM.…
Një grua nga Shkupi ka denoncuar në polici mashtrimin nga një burrë nga Shkupi, të cilit më parë i ka dhënë 15 mijë euro për operimin e djalit të saj. “Me datë 24.10.2023 në ora 20:25 në Stacionin Policor Gazi Babë, 49 vjeçarja nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Shkupi, të cilit i ka dhënë 922.600 denarë apo (rreth 15 mijë euro) në lidhje me operacionin e djalit të saj në një spital në Turqi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.(INA)
Është penguar tentimi për kontrabandim të sasisë së madhe të mjeteve dore dhe industriale, si dhe aksesorë celularë në vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarë, që dy shtetas të Maqedonisë u përpoqën t’i fusin ilegalisht në vend përmes pikës kufitare Bllacë, njofton Drejtoria doganore. “Për shkak të dyshimeve automjetet janë ndaluar për kontroll të detajuar. Në të njëjtën kohë, në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarë, të cilat personi nuk i ka paraqitur në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmangë pagesën doganore dhe TVSh-në në…
Bekim Qoku Jo për të bërë ndonjë gjykim moral apo politik lidhur me pjesëmarrjen e ndonjë partie politike në qeveri, sepse secila parti politike bën llogaritë e veta, por nëse do të bënim gjykim logjik, juridik dhe matematik, ai do të dukej kështu: – Logjik: nëse futjen në qeveri të partisë Besa ose Alternativa e kemi konsideruar atëherë dhe e konsiderojmë ende sot se ka qenë veprim i gabuar, logjikisht i bie që, sipas të njëjtit parim, kush e bën të njëjtin veprim më pas duhet të konsiderohet po ashtu gabim. – Juridik, nëse gabimin e parë mund ta quajmë…
Policia i ka shpallur luftë pa kriter strukturave kriminale që dikush ka krijuar prej 30 vitesh, potencoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, të shtënat në “East Gate” janë një përballje kriminale dhe policia e di të kaluarën e personit që u qëllua, por në interes të hetimit, MPB-ja nuk zbulon detaje të reja. Bëri të ditur po ashtu se nuk është cenuar siguria e qytetarëve. “Vetëm muajin e fundit kemi arrestuar tre persona dhe kjo flet për një nivel të lartë të angazhimit dhe për konfrontim mes atyre grupeve kriminele që për 30 vite dikush i ka krijuar.…
Ivica Tomovski, anëtar i Komiteti Qendror të OBRM-PDUKM-së, në debatin e djeshëm me titull “Koha për ndryshime në politikën pensionale – Politika të reja për një të ardhme më të mirë” në kuadër të fushatës “Është e rëndësishme!” Ndryshimet varen nga ju”, tha se ka disa mënyra nëse qeveria dëshiron të plotësojë kërkesat e pensionistëve dhe në radhë të parë duhet të fillojë duke parandaluar nivelin e lartë të korrupsionit, ekonominë gri, si dhe inflacionin. “Ka disa mënyra se si qeveria mund të strehojë pensionistët. Para së gjithash duhet të parandalojmë emigracionin e të rinjve, korrupsionin e madh, ekonominë…

