Author: Hamdi Kumanova

Më herët në media u raportua se ka ndodhur një vetëvrasje në Tetovë. Siç mësohet nga burime të ndryshme bëhet fjalë për një vajzë 20 vjeçare e cila është gjetur pa shenja jete në qendrën tregtare, tek “Komplexi i Ri”. Advertisement Policia dhe prokuroria kanë dalur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e vdekjes./Monitor.mk

Lexo më Shumë

Komisioni hetimor i ngritur nga Kuvendi për përcaktimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë do të vazhdojë sot punën e saj, duke dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet. Kryetarja e Komisionit Hetimor për skandalin në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë në ISHP Rashela Mizrahi tha javën e kaluar se pret që dëgjimi i dëshmitarëve të përfundojë deri më 3 nëntor, pas së cilës, brenda një afati prej 30 ditësh, të gjitha Dokumentacioni duhet të shqyrtohet dhe konkluzionet t’i dorëzohen Kuvendit. Deri më tani, ministri i Punëve të Brendshme Oliver…

Lexo më Shumë

Richard Grenell, ish emisari amerikan ka takuar sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin. Grenell në rrjetin social “Instagram” nuk zbulon detaje nga takimi, ndërkaq nga fotografia e publikuar mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e Grubit në Shkup. Grubi dhe Ahmeti nuk kanë shpërndarë njoftim nga ky takim.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës, deri në mëngjesin e sotëm, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në gjithsej gjashtë zjarre në hapësirë ​​të hapur dhe i kanë shuar të gjitha, thuhet në njoftimin e QMK. Nga QKM njoftojnë se zjarrfikësit nga Brigada për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit gjatë ditës dhe natës së kaluar kanë pasur intervenim për shuarjen e zjarreve në ambiente të jashtme nga ora 19:20 deri në ora 21:05. Në veçanti, siç thonë nga atje, me tre zjarrfikës dhe një veturë zjarrfikëse kanë shuar mbeturinat e djegura në një sipërfaqe prej rreth 500 m2 në vendbanimin “Shuto Orizare”, si…

Lexo më Shumë

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Si pasojë, ata kanë fituar dhe konkursin e NASA. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, djemtë kanë folur për hartën e krijuar, duke zbuluar se ajo identifikon zjarrin për 15 sekonda. Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit. “Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska theksoi se vendi ynë është ndër pesë vendet e para të Aleancës së NATO-s që sipas të gjitha parametrave dhe për kokë banori i ka dhuruar më shumë pajisje ushtarake Ukrainës. “Diku rreth 16% e buxhetit aktual është shuma totale e mjeteve të dhuruara për Ukrianinën, që është një shifër vërtet e madhe”, thotë Petrovska në “ClickPlus”. Ajo tha se ka shumë projekte për të cilat ka hapësirë ​​dhe do të punohet në mandatin e ardhshëm.

Lexo më Shumë

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Podujevë, Prokuroria ka nisur hetimet. Sinjali mëson se një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij, 15 dhe 11-vjeçare dhe të njëjtat i ka dëbuar nga shtëpia. Të miturat janë gjetur në rrugë nga Policia dhe më pas ato janë shoqëruar në stacion policor për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me rastin.…

Lexo më Shumë

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit, SHBA. Qindra punonjës policie janë vënë në kërkim të 40 vjeçarit Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, i cili hapi zjarr rreth orës 7 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën, në një bar sportiv. Sipas të dhënave paraprake, ai kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh para disa muajsh. Nuk janë dhënë më tepër detaje mbi trajtimin apo…

Lexo më Shumë

Autoritetet suedeze kanë vendosur që pas skadimit të lejes së punës dhe qëndrimit, të dëbojnë refugjatin nga Iraku, Salwan Momika, i cili ka kryer provokime duke djegur Kuranin në Suedi muajt e fundit, Zëdhënësi i shtypit i Zyrës së Emigracionit Jesper Tengroth tha në një deklaratë për kanalin “TV4” se Momika ka një leje pune dhe qëndrimi deri më 16 prill 2024. Tengroth deklaroi se pas kësaj date nuk do t’i jepet leje qëndrimi dhe pune dhe Momika do të deportohet. Duke u shprehur se këtë vendim e morën për shkak të një deklarate të rreme të Momikës, Tengroth tha:…

Lexo më Shumë

Çështja e taksës shtesë 10 euro për megavat orë për gazin rus që kalon përmes Bullgarisë, nesër do të shqyrtohet sërish në Parlamentin e Sofjes. Megjithëse taksa ishte miratuar me 13 tetor, presidenti Radev ushtroi autoritetin e tij për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të vërtetoj se ka shkelje kushtetuese të dispozitave të Ligjit për Kontrollin e Zbatimit të Masave Kufizuese të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë. Presidenca e Radevit kumtoi se janë shkelur parimet e garantimit të së drejtës së pronës dhe iniciativës së lirë ekonomike dhe ligji u miratua në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka ndarë detaje tronditëse përmes një raporti preliminar 50-faqësh për grupin terrorist serb që realizuan sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në raportin e siguruar nga Gazeta Insajderi, figurojnë dy kontrata për shërbime të arritur mes Komunës së Leposaviqit dhe Gjorgje Baloviq e Aleksandar Tanashkoviq, për të cilët autoritetet kosovare thonë se ishin pjesë e grupit terrorist në Banjskë. Siç thotë raporti, Baloviq dhe Tanashkoviq u plagosën përgjatë ballafaqimit me Policinë e Kosovës dhe më pas ikën për në Serbi për trajtim.…

Lexo më Shumë

Sipas opozitës së bashkuar shqiptare, ka mundësi që Xhaferi po e shtyn zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHZ-së për shkak të lojërave politike mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Një skenar i mundshëm është që Aleanca të largohet nga Qeveria para formimit të qeverisë teknike, duke u bërë sërish opozitë dhe të mbajë vendin në KSHZ, shkruan PRESSonline.al Tetë muaj pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbeti pa një anëtar, për shkak se Aleanca për Shqiptarët hyri në Qeveri dhe anëtari i saj Krenar Loga u bë ministër i Drejtësisë, procedura për plotësimin e pozitës vakante në organin…

Lexo më Shumë