Author: Hamdi Kumanova

45% e nxënësve të vendit konsiderojnë se është në rregull që dikush t’i godasë apo të godasin dikë, ndërsa 36% e nxënësve rregullisht i zgjidhin mosmarrëveshjet me dhunë fizike. Vetëm 29,6 % e nxënësve kanë thënë se ndjehen të sigurt në shkollë, 14 % e nxënësve muajin e kaluar kanë qenë viktimë e dhunës në shkollë ndërsa rreth 10% e nxënësve janë detyruar të përdorin dhunë. Sipas drejtuesit të Koalicionit të Organizatave Rinore “TANI” këto fakte tregojnë se dhuna është e pranishme brenda shkollave ndërmjet nxënësve dhe në mënyrë intensivë ka dhunë e sidomos dhuna ndërmjet moshatarëve. “Këto fakte tregojnë…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Karposhit, sot në ora 12:10 policia ka privuar nga liria A.J. (28) nga Shkupi, kumtuan nga MPB. Ai është kërkuar me urdhër arresti kombëtar, në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetëve e gjashtë muajve, sipas nenit 237 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 19 të Kodit Penal. “Personi është dërguar në Stacionin Policor Karpsoh, pas së cilës do të përcillet në institucion ndëshkues-përmirsues kompetent për vuajtjen e dënimit”, thuhet në kumtesë.

Lexo më Shumë

Punonjësit e bastoreve paralajmërojnë protesta masive nëse deputetët miratojnë ndryshimet në Ligjin e Lojërave të Fatit. Ata mbajtën mbledhje paralajmëruese para Kuvendit, pasi kishin informacione se ndryshimet do të gjenden së shpejti në seancë plenare. Sipas tyre, me miratimin e ndryshimeve do të preken 10 mijë të punësuar në këtë sektor. Ndryshimi në ligj parashikon mbylljen e pikave të basteve që janë 500 metra larg institucioneve arsimore. Përfaqësuesit e Shoqatës akuzuan se po tentohet përmes platformave online të merret nën kontroll tregu i lojërave të fatit dhe atë ta kontrollojnë siç thonë, vetëm disa. Më herët presidenti Stevo Pendarovski tha…

Lexo më Shumë

Në Radiotelevizionin publik të Maqedonisë shpallet konkurs për pranimin e një shqiptari, në pozicionin e punës si zjarrfikës në Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri. Megjithëse interesimi ishte i shtuar nga disa kandidatë shqiptarë, Komisioni për përzgjedhjen e punësimit i themeluar nga drejtori i Radiotelevizionit Maqedonas vendosi të zgjedh Daniell Karafinolvski me vendim dhe pagë të majme neto prej 30,061 denarëve. Ai ishte deklaruar si shqiptarë, duke keqpërdorur metodën e balancuesit me deklarime të rrejshme të etnitetit. Megjithëse sipas konkursit kandidatët me të dhëna të rreme diskualifikohen, ata vetë bënë të kundërtën. “Sipas planit vjetor të institucionit për vitin 2023, punonjësit…

Lexo më Shumë

Pardje (17-dhjetor) në orën 15:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurrëtheyve të hapura, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë dy automjete: vetura ,,folksfagen golf” me targa regjistrimi të Tetovës të cilën e drejtonte 24-vjeçari B.B. dhe ,,folksfagen Pasat” me targa të Gostivarit të cilën e ka 34-vjeçari E.H. nga Debreshi i Gostivarit. Në aksident, shoferi i veturës Golf B.B. dhe pasagjeri i veturës Passat S.S. (33) nga Gostivari kanë pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Kompleks Klinikat ,,Nëna Tereza”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se kanë gjetur dhe ndaluar pije energjike me afat të skaduar të cilat për destinacion kanë pasur tregun e Kosovës. Në njoftim bëhet e ditur se Agjencitë shtetërore për ruajtjen e kufirit që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, AUV, Doganat dhe Policia mbrëmë në pikën kufitare Vërmicë kanë ndaluar një sasi prej në sasi 1,836 njësi-paketime pije energjike (power drink). “Gjatë kontrollit të detajuar të ngarkesës inspektori kufitar ka gjetur brenda ngarkesës produkte me afat të skaduar. Për të njëjtat menjëherë ka nxjerrë vendim refuzimi duke pamundësuar…

Lexo më Shumë

Aktivisti qytetar dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për Maqedoni, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar vendin vakant në KSHZ që sipas tij i takon opozitës shqiptare, përcjell INA. “Në rast se Talat Xhaferi, qysh tani, në detyrën e kryetarit të kuvendit, përpiqet të manipulojë zgjedhjen e anëtarit të ri në KSHZ, që i takon partive opozitare, çfarë mund të prisnim atëherë kur ai të votohet për kryeministër i qeverisë teknike e cila të vetmen detyrë e ka të organizojë dhe realizojë zgjedhje të lira, të drejta e demokratike. Rasti i emërimit të anëtarit të ri…

Lexo më Shumë

Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja do ta shqyrtojë mundësinë të tërhiqet nga KSHZ-ja. Këtë e deklaroi sot lideri i opozitën maqedonase, Hristijan Mickoski i cili tha se po konsultohet me bashkëpunëtoret dhe organet e partisë për një veprim të tillë. Sipas tij, KSHZ-ja e pakompletuar nënkupton proces zgjedhor jo demokratik. “E shohim se si opozita shqiptare nuk mundet në mënyrë të rregullt të propozojnë anëtarë në KSHZ. Nëse vazhdon kjo qasje, më duhet patjetër ta them edhe pse akoma po konsultohem, por nuk ka arsye as VMRO-DPMNE-ja të merr pjesë në KSHZ.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në një intervistë për “Sloboden Pecat”, ka thënë se nëse partia e tij do të jetë pjesë e ndonjë qeverie në të ardhmen, ajo duhet të garantojë rrugën evropiane të vendit. I pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, Taravari tha se “edhe nëse iu japin 15 ministri, nuk kanë çfarë të kërkojnë në një qeveri jo evropiane”. “Edhe nëse na ofrojnë pesëmbëdhjetë ministra, nëse nuk ndjekim rrugën evropiane, nuk ka çfarë të kërkojmë atje. Në atë rast, kryetari i Aleancës mund të japë dorëheqjen, partia mund të vazhdojë,…

Lexo më Shumë

Lidhur me padinë e paralajmëruar nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të mungesës së librave, tha se ende nuk ka arritur padia dhe se punohet aktivisht për përpunimin e atyre librave. “Kemi numër rekord prej një milion e 600 mijë librave, këtë vit thirrja për klasën e shtatë tashmë ka filluar në muajin e dhjetë dhe po vazhdon, programet janë dorëzuar në Ministri”, tha Shaqiri. Ministri po ashtu informoi se do ta shfrytëzojë të drejtën që secili të mësojë në gjuhën amë në shkolla, duke shtuar se në Komunën e Çashkës, derisa po punohet për zgjidhje të përhershme,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2023-2024. Shiko rezultatet KËTU Nxënësit të cilët kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës duhet të printojnë dhe plotësojnë TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse (marrëveshjet janë publikuar së bashku me rezultatet e konkurseve) dhe së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , më së voni deri më 29.12.2023 (drejtpërsëdrejti në zyrën administrative në MASH ose me postë – dërgesë rekomandues me letër kthyese në adresën Rr.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në tri vitet e ardhshme do të investojnë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. Sipas tij, po ofrohet hapësirë shtesë për biznese dhe po nxitet ndërmarrësia. Kështu u shpreh ai një inaugurimin e zonës ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku theksoi se do të ketë kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal. Në inaugurimin e këtij parku, shefi i ekzekutivit theksoi se do të ofrohet punësim dhe aftësim për të rinjtë. Kurti: Parku industrial do të jap kontribut për zhvillimin ekonomik “Parku Industrial i sapo…

Lexo më Shumë