Lidhur me padinë e paralajmëruar nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të mungesës së librave, tha se ende nuk ka arritur padia dhe se punohet aktivisht për përpunimin e atyre librave. “Kemi numër rekord prej një milion e 600 mijë librave, këtë vit thirrja për klasën e shtatë tashmë ka filluar në muajin e dhjetë dhe po vazhdon, programet janë dorëzuar në Ministri”, tha Shaqiri. Ministri po ashtu informoi se do ta shfrytëzojë të drejtën që secili të mësojë në gjuhën amë në shkolla, duke shtuar se në Komunën e Çashkës, derisa po punohet për zgjidhje të përhershme,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar rezultatet e konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës të shkollave të mesme për vitin shkollor 2023-2024. Shiko rezultatet KËTU Nxënësit të cilët kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të bursës duhet të printojnë dhe plotësojnë TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse (marrëveshjet janë publikuar së bashku me rezultatet e konkurseve) dhe së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , më së voni deri më 29.12.2023 (drejtpërsëdrejti në zyrën administrative në MASH ose me postë – dërgesë rekomandues me letër kthyese në adresën Rr.…
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në tri vitet e ardhshme do të investojnë edhe 33 milionë euro për ndërtimin e parqeve të reja industriale dhe teknologjike. Sipas tij, po ofrohet hapësirë shtesë për biznese dhe po nxitet ndërmarrësia. Kështu u shpreh ai një inaugurimin e zonës ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku theksoi se do të ketë kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal. Në inaugurimin e këtij parku, shefi i ekzekutivit theksoi se do të ofrohet punësim dhe aftësim për të rinjtë. Kurti: Parku industrial do të jap kontribut për zhvillimin ekonomik “Parku Industrial i sapo…
Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët tha se si parti nuk heqin dorë nga anëtari në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, përcjell TV21. “Qëndrimi i partisë sonë është thënë edhe nga kryetari edhe nga organet tjera, që ne pretendojmë që ta kemi anëtarin tonë në Komision dhe kemi dhënë propozimin për anëtarin në fjalë”, pohoi Lloga.
Disa pjesë nga një intervistë e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Zaharova, në të cilat ka dezinformata, janë transmetuar nga portalet në vend, pa e bërë kontrollimin e fakteve. Më 09.12.2023, portali “MKD Press EU” e publikoi tekstin me titull: “Zaharova: Nuk do të lejojmë një shtet nazist në afërsinë tonë”, i cili përmban këtë deklaratë: “Nuk do të lejojmë që afër kufijve tanë të ekzistojë një shtet nazist agresiv, nga territori i të cilit mund të ketë rrezik për Rusinë dhe vendet fqinje”. Kjo deklaratë gjendet edhe në titullin e portalit Infomax, “Moska: Rusia nuk do të lejojë “shtet nazist”…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot ka mbajtur fjalim me rastin e ndarjes së certifikatave për qytetarët që kanë lindur në territorin e RMV-së, por nuk kanë qenë të regjistruar në evidencën amë dhe nuk kanë pasur certifikatë të lindjes. Kovaçevski tha se me këtë i është dhënë fund një problemi tre dekadësh, për qytetarët që kanë lindur në vend, por që nuk kanë qenë të regjistruar në evidencën amë. “Këta shtetasit tanë nuk kishin dokumente identifikimi, nuk mund të mjekoheshin, nuk mund të punësoheshin, nuk mund të lidhnin martesë, as të rregullonin statusin e fëmijëve të tyre,…
MPB lajmëron se dje, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë ndalur në stacion policor të dyshuarit 41-vjeçarin I. G. dhe 41-vjeçari T. G. nga fshati Prosenikovo, Strumiçko. “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe sekuestruar marihuana”, ka thënë MPB. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.
“Jam lodhur nga pritja se një ditë do të jem qytetare e Bashkimit Evropian”, thotë Emilija Naumovska rreth të pesëdhjetave, nga Shkupi, e cila punon si juriste. “Çdo herë na thuhet se duhet të punojmë më shumë. Tashmë 30 vjet dëgjoj se ne po ecim drejt Bashkimit Evropian, se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e shteteve të familjes evropiane”, shprehet ajo. Studenti Blendi Hodai pohon se për çdo ditë e më shumë i zbehet shpresa se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ashtu siç pretendojnë zyrtarët e vendit. “Si një i ri mendoj se…
Një brigadë gjermane prej rreth 4,800 ushtarësh të vendosur përgjatë kufirit Lituani-Rusi do të jetë në gatishmëri luftarake në vitin 2027, kanë thënë ministrat e mbrojtjes. Marrëveshja midis Gjermanisë dhe Lituanisë do të shënojë dislokimin e parë të përhershëm të trupave gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius e krahasoi marrëveshjen “historike” me vendosjen e forcave aleate në Gjermaninë Perëndimore, të cilat u vendosën për të mbrojtur Evropën Perëndimore në rast të një sulmi sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. “Krahu lindor tani është zhvendosur në lindje dhe është detyrë e…
Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve Sh.B dhe I.G, të cilët dyshohet se kanë dhunuar 23 vjeçaren nga Shqipëria, e cila vuan edhe nga problemet mendore. Vendimi për caktimin e masës së paraburgimit ka ardhur pas kërkesës nga Prokuroria Themelore e Pejës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi. “Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ne Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës së enjte. Ditën e premte të…
Komisioni kundër korrupsionit do të publikoj listën e të gjitha institucioneve dhe zyrtarëve që tashmë kanë paguar gjobë dhe nuk kanë dorëzuar dokumentate. Në fund të mandatit do të shihni se cilët ishin ato institucione dhe individë që kanë marrë një kanë marrë një aplikim dhe një kërkesë për dokumente, por nuk na kanë dorëzuar. Fatkeqësisht, ka pasur edhe situata të tilla, tha mëngjesin e sotëm kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovksa. Sipas saj, një shembull i tillë edhe kryetari i Komunës, Visar Ganiu. “Kryetari i komunës shumë herë nuk ka dorëzuar dokumente. Çairi është kthyer në një vend të frikëm…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se nga 09:00 e ditë së sotme komunikacioni në rrugën Mavrovë – Dibër, përballë fshatit Zhirovnicë, zhvillohet në një korsi, për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugë. Derisa Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore. Në Manastir ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 100m. LAMM rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe…

