Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot ka takuar drejtoreshën e Institutit dhe Muzeut – Manastir, Meri Stojanova, me të cilën ka biseduar për aktivitetet aktuale lidhur me rindërtimin dhe përshtatjen e shkollës së vjetër “Dimitar Vlahov”, në fshatin Lubojno, në Qendrën për promovimin e gjuhës maqedonase informonTetovasot. Në takim u përcaktuan aktivitetet që do të vijojnë pas përfundimit të procedurës së tenderit, e cila është në vazhdim. Terreni është gati, tha ministrja e kulturës Kostadinovska-Stojçevska, dhe muajin e ardhshëm mund të fillojë renovimi i shkollës së vjetër. “Kemi arritur që projektin për objektin e vjetër, themelin e identitetit kulturor dhe kombëtar maqedonas ta sjellim në fazën e ekzekutimit. Siguruam 32,8 milionë denarë në dy vitet e ardhshme, për ndërtimin e plotë të Qendrës për promovimin e gjuhës maqedonase”, tha ministrja e Kulturës. Është duke u zhvilluar faza e fundit para fillimit të punimeve, konkretisht tenderi për kontraktor, pas përfundimit të të cilit, në janar do të nisin punimet ndërtimore. Paraprakisht, institucioni kompetent NU Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut – Manastir, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, gjegjësisht është përgatitur Raporti gjeodezik dhe Projekti Urbanistik-Arkitekturor, pastaj Koncepti dhe Bazë. Projekt, për të cilin ka marrë miratimin e konservimit nga Administrata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.TS
Data 20.10.2026
Aktuale
- Katari: Vazhdojnë negociatat Iran-SHBA ndërsa tensionet rajonale përshkallëzohen
- Skandali i pagesave për ndikim: Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit
- Rama: Protestat e dhunshme, një përpjekje për destabilizim të vendit
- Haradinaj: Pse sulmet ndaj Dautit dhe Saminës janë një shenjë e frikës
- Dhuna ndaj të rinjve/ Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
- Tension në Tiranë: Plagosen disa punonjës policie gjatë protestës
- Parashikimi i motit
- Protestat në Shqipëri: Deputeti Kraki kritikon qeverinë për arrogancë dhe indiferencë




