Author: Hamdi Kumanova

Sot është afati i fundit ku qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve nga emetimi i dytë, për të cilin nesër do të mbahet ankandi. Kërkesa për pjesëmarrje në ankand dhe pagesa e mjeteve për të cilat qytetarët dëshirojnë të blejnë fletobligacione të qytetarëve mund të bëhet në të gjitha bankat afariste në vend. Ministria e Financave publikoi më 18 tetor prospektin për emetimin e dytë fletobligacioneve të qytetarëve në vlerë prej 10 milionë eurove. Qytetarët sot kanë mundësi të paguajnë mjete për regjistrimin e fletobligacioneve të qytetarëve, ndërsa nesër do të mbahet ankandi, pas së cilit do të fillojë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (05.11.2023) në Veles, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve në kuadër të SPB Veles, kanë ndaluar 75 vjeçarin L.A. nga fshati Oreshë, Veles. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “TOZ-63” e kalibrit 16mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, i është vazhduar para paraburgimi nga Gjykata Speciale e Hagës. Në një njoftim të publikuar nga Specialja thuhet se, kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është aprovuar, shkruan Lajmi.net. Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kilajn është arrestuar më 3 nëntor, ndërkaq një…

Lexo më Shumë

Që nga dita e premte filloi pagesa e TVSH-së, projekt me të cilin, përmes skanimit të faturave, qytetarët marrin rimbursim në shumën maksimale prej 2.100 denarë për çdo tremujor. Sipas drejtoreshës së DAP, Sanja Lukarevska rimbursimi do të jetë në vlerë prej rreth 790 milionë denarë, të cilin do ta marrin 459.670 qytetarë. “Një nga projektet më të suksesshme është “TVSH-ja Ime”, e ka justifikuar plotësisht ekzistencën e tij. Nga sot fillojmë të paguajmë për tremujorin e kaluar. Për tremujorin e tretë të vitit 2023, rimbursimi do të jetë rreth 790 milionë denarë dhe do të vlejë për 459.670 qytetarë,…

Lexo më Shumë

Një qytetar nga Kosova i dënuar në Spanjë për thyerjen e dhjetëra shtëpive ka dhënë intervistë për televizionin “El Espanol”. Ai ka rrëfyer grabitjet në shtëpië e yjeve të futbollit. Shqiptari që nuk i është bërë i ditur identiteti ka folur me emra për plaçkitjet e shtëpive të futbollistëve, ndërsa ka thënë se nuk ka pranuar ta bëj të njëjtën gjë në shtëpinë e Messit. “Unë grabita shtëpinë e Ronaldos dhe Cruyff dhe nuk doja ta bëja te Messi. Në vitin 2021 u futa në shtëpinë e Cruyff. Aty mora një orë që i përkiste Dennis Bergkamp. Nuk kishte kamera sigurie…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me inspektime në terren, në kuadër të mbrojtjes së ambientit. Inspektorët e Komunës, gjatë vikendit, kanë ndëshkuar një qytetar, i cili kishte ndezur mbeturina, duke shkaktuar ndotje të ambientit. Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se do të bëhen inspektime të vazhdueshme edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe gjatë vikendeve. “Apeloj qytetarët që të mos ndezin mbeturinat në asnjë formë, përndryshe do të përballen me ndëshkime në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni.

Lexo më Shumë

Një 43-vjeçar nga Tetova gjatë ditës së djeshme ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person pas mosmarrëveshjeve në lidhje me një vend parkimi, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se po merren masa në lidhje me rastin. “Dyzet e tre vjeçari A.S. nga Tetova, dje (05-nëntor) në ora 20:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:00 para banesës ku banonte në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person, për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjetit të tij dhe të sulmuesit. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë…

Lexo më Shumë

Koreja e Jugut tha të hënën se synon ta lëshojë satelitin e parë spiun të ndërtuar nga dora e vet në fund të këtij muaji, në mënyrë që ta vëzhgojë më mirë Korenë e Veriut, e cila po e rrit arsenalin e armëve bërthamore. Vetëm pak ditë më parë, Koreja e Veriut dështoi në zotimin e saj për të tentuar për herë të tretë ta lëshojë satelitin gjurmues në tetor, me gjasë për shkak të telasheve teknike. Jeon Ha Gyu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, tha të hënën se sateliti i parë spiun i ushtrisë së…

Lexo më Shumë

Në vitet e 80, qindra mijëra punëtor niseshin me tren nga Kumanova për në Gjermani. Trenat ishin plotë edhe në relacionet e ndryshme brenda vendit, njofton agjencia e lajmeve INA. Në stacionet e trenave kishte hotele, kafene shume taksi dhe zhurma e qytetarëve të cilët bëheshin gati për nisur një aventur, një udhëtim me tren në destinacione të ndryshme. Sot, gjithcka ka ndryshuar dhe stacionet e tranave në gjendje katastrofale kanë mbetur fantazma të së kaluarës. Disa trana të rinj të blerë nga qeveria e kaluar lëvizin pothuajse bosh në gjithë territorin e vendit. Nga Shkupi deri në Veles bileta…

Lexo më Shumë

Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë. Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e Kryesisë, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi kangjella duke i kaluar e duke u futur në ambientet e Kuvendit. Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte. Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj. Ndërkohë disa të tjerë, si deputeti Dashnor Sula…

Lexo më Shumë

“Mafia e kanceroze mbrohet nga autoritetet, 2 muaj pas zbardhjes së rastit nuk ka asnjë përgjegjësi për askënd. JO me mosveprimin dhe mosinteresimin me të cilin i qaset rastit, i lejon mafies së kancerit të vazhdojë me parregullsitë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje, thonë se “sipas dokumenteve që na kanë mbërritur, ka të dhëna të rënda se krimi i Onkologjisë nuk ka të ndalur. Qeveria luan me jetë njerëzish, ndërsa një shitës me shumicë pranë qeverisë është në pikëllim”. “Sipas Raportit për punën e Onkologjisë, blerjet e bëra janë ndryshuar pa pëlqimin e Klinikës. Raporti theksoi – Porositë përgatiten çdo…

Lexo më Shumë

Dje në ora 16:00 në Kumanovë, policia nga SPB Kumanovë ka ndaluar A.R. nga Kumanova. Ai dyshohet se më 08.10.2023, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, i ka marrë një celular V.J. nga Kumanova. Personi është dorëzuar në stacionin policor, ndërsa pas plotësimit të dokumentacioneve kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Lexo më Shumë