Në Qendrën urgjente në Shkup mbrëmjen e kaluar janë kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën për toksikologji 23, shkruan SHENJA. Përpos lëndimeve të shkaktuara nga tre aksidente trafiku, është sjellë edhe një pacient 20 vjeçar i cili gjatë sulmit fizik është therur me thikë. Ai është pranuar në klinikën për kirurgji torako-vaskulare dhe është në gjendje stabile. Në Klinikën për toksikologji të gjitha rastet kanë qenë me dehje akute dhe asnjë pacient nuk është ndaluar. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar në shtëpi. Shumica prej tyre kanë qenë gra. Më i riu 14 vjeç ndërsa më i vjetri 63.
Author: Hamdi Kumanova
Zv. ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga festën ndërrimit të vitit e ka pritur me pjesëtarët e kontingjentit nga Armata në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Me këtë rast, Jajaga ka shprehur falënderimin deri tek të njëjtit për pjesëmarrjen në këtë mision, që këtë vit ua pamundësoi që ditët e festave të mos i kalojnë me të afërmit e tyre. “Festat janë ditët më të ndriçme të cilat duhet t’i kalojmë në rrethin e familjeve tona. Fakti se të gjithë ju jeni këtu, larg të afërmve të juaj dhe…
Një shtetase italiane dyshohet se është plagosur nga një plumb qorr në këmbë në Tiranë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë pas mesante. Sipas informacioneve paraprake, plumbi qorr e ka prekur gruan në pjesën e thembrës së këmbës. Mesohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aplikimet për termine për muajin shkurt 2024 mund të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 03.01.2024 në orën 10:00 deri më 10.01.2024 në orën 15:00, njoftuan nga Ambasada Gjermane në Shkup, transmeton Flaka Media. Nga atje njoftuan që autorizimi i palëve të treta për të rezervuar termine nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada në Shkup nuk bashkëpunon me agjenci udhëtimesh, zyra avokatie, apo ofrues privatë, ato madje as që gëzojnë ndonjë privilegj. Në veçanti, ato nuk kanë qasje të lehtësuar në sistemin tonë të caktimit të termineve. Për caktimin e…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në orët e para të 1 janarit(2024), ka arrestuar një shtetas të Malit të Zi pasi i njëjti ishte kapur me drogë, transmeton TV21. “Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelerik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur drogeje. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.
Gjithsej 2145 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të Urgjencës 112 në 24 orët e fundit, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK). Prej tyre 42,33 për qind ishin “reale”, dhe 57,67 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. “Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, 56,14% e thirrjeve janë bërë në polici, 38,25% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, ndërsa 3,51% tek Zjarrfikësit nga thirrjet reale në 112 në QKM. Thirrjet e urgjencës në 112, të cilat janë për zgjidhje të kombinuar të QKM-së, ishin 2.11 për qind e numrit…
Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt 2024, pavarësisht datës së skadimit, njofton Flaka Media. Pas 12 shkurtit dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme. “ “Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për…
Ka ndërruar jetë ish ambasadori nga Tetova dhe njëherit publicist i njohur Mahi Nesimi informon Tetovasot. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali duke informuar edhe për ceremoninë e varrimit që do të bëhet pas namazit të Iqindisë në varrezat e qytetit në Tetovë. TS
Delegacioni parlamentar dhe qeveritar do të vendosin lule sot, me rastin e 12 vjetorit nga vdekja e presidentit Kiro Gligorov. Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare. Më 17 nëntor 1999, kur i mbaroi mandati i dytë presidencial, ai ishte 82 vjeç dhe në vitin 2000, Libri i Rekordeve Guinness e regjistroi Gligorovin si presidentin më të vjetër të një vendi në botë. Në vitin 1991, ai udhëhoqi Maqedoninë, e cila në mënyrë paqësore fitoi pavarësinë nga ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, në të cilën Gligorov mbante poste të larta shtetërore.…
Presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij të fundvitit nuk është tërhequr nga lufta në Ukrainë, ndërsa ka bërë me dije se Rusia nuk do të ndalojë misionin e saj. “Ne kemi treguar herë pas here se mund të zgjidhim detyrat më të vështira dhe se nuk do të tërhiqemi kurrë sepse asnjë forcë nuk mund të na ndajë”, tha Putin. Megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt luftën në Ukrainë, Putin u bëri homazhe ushtarëve duke i konsideruar ata “heronjtë tanë”. “Ne kemi mbrojtur me vendosmëri interesat tona kombëtare, lirinë dhe sigurinë tonë, vlerat tona“, tha Putin në fjalimin e…
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2024, duke i uruar shëndet, lumturi dhe suksese në vitin e ri. “Ne hyjmë në vitin e ri me mundësi të reja dhe plane të reja për arritje edhe më të mëdha. Qytetarët janë në radhë të parë! Dhe në vitin e ri do të vazhdojmë të punojmë fort për paga dhe pensione edhe më të larta, vazhdojmë të mbështesim nxënësit, studentët, pensionistët, më të rrezikuarit, por edhe sektorin e biznesit. Nuk do të lejojmë askënd të mbetet vetëm për të përballuar sfidat. Nëse viti 2023 ishte vit…
Më 1 dhe 8 janar, gjegjësisht ditën e Vitit të Ri dhe ditën e parë të Krishtlindjeve, në hapësirat publike të destinuara për parkim (zonat) me të cilat menaxhon NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup, gjegjësisht në A, B, C dhe D nuk do të kryhet pagesë, njofton kompania publike. NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup thekson se pagesa e rregullt nuk do të bëhet në këto parkingje: – Zona A0 – Vodno, – Garazhet katëshe: “Beko” dhe “26ti korriu” dhe Parkingje publike: Koço Racin, Treska, Spitali i Qytetit, Maqedonia e Re, LAMM, Fronti Popullor dhe Qendra Klinike Nënë Tereza.

