Author: Hamdi Kumanova

Deklaratat e eksponentëve të VMRO-DPMNE-së të cilët kanë thënë se nuk e duan BDI-në në qeverinë e ardhshme, nuk e kanë bindur partinë e Ali Ahmetit. Sipas Bujar Osmanit, një paralajmërim të tillë kishte bërë edhe Zaevi, para zgjedhjeve të fundit. “Kjo nuk ndodh për herë të parë. Mua më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte “pse jo BDI në opozitë” dhe e dini se cili ishte rezultati më pas. Vërtetë kjo mënyrë e nxitjes së urrejtjes ndëretnike me qëllim që më pastaj të shfrytëzohet për pikë politike është shumë e rrezikshme për një demokraci multietnike.…

Lexo më Shumë

Për momentin shteti nuk e di se sa do të kushtojë konferenca e OSBE-së, e cila do të mbahet në Shkup në fund të muajit. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, thotë se analiza e shpenzimeve do të bëhet pas përfundimit të konferencës, shkruan Alsat. Nga ajo që dihet është se, kompania donatore e BDI-së, “Eurovia” tashmë ka marrë 1,7 milionë euro për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski”, por reagime në opinion ka shkaktuar edhe tenderi për marrjen me qira të veturave që do të shfrytëzohen nga delegacionet e Konferencës. Ky furnizim publik do të kushtojë 960 mijë euro,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot njoftoi se Fondacioni Zaev, në krye me ish-kryeministrin Zoran Zaev, i ka dhuruar Policisë 6 motoçikleta, shkruan TV21. Spasovski tha se MPB ka një aleat të fortë në Fondacionin Zaev, ndërsa falënderoi ish-kryeministrin Zaev për donacionin. “Në emrin tim personal dhe në emër të MPB-së, falënderoj Fondacionin Zaev për këtë donacion të rëndësishëm. Siguria varet nga secili, ajo krijohet nga të gjithë aktorët shoqërorë dhe është e një rëndësie vendimtare që të njihet përgjegjësia sociale dhe më pas të veprohet në atë drejtim. Dua të theksoj se motoçikletat janë të destinuara ekskluzivisht…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri Bojan Mariçiq thekson se qeveria është stabile edhe përkundër mendimeve të ndryshme që kanë me partnerët e koalicionit. “Qeveria është e qëndrueshme, këtë e kanë konfirmuar ministri Lloga dhe Aleanca për Shqiptarët. Pjesëmarrja e tyre në Qeveri nuk vihet në dyshim dhe kjo është mirë sepse kjo Qeveri ka qëllime të përcaktuara dhe një mision të qartë deri në fund të mandatit”, tha Mariçiq në “Studio 10” në TV24. Ai shtoi se të gjithë partnerët e koalicionit janë në të njëjtën linjë, edhe kur ka mendime të ndryshme dhe nevojë për më shumë diskutim për çështje të caktuara.…

Lexo më Shumë

“NDRYSHIMET KUSHTETUESE PROMOVOHEN NGA NJË ALEANCË PËR LUFTË TË SHENJTË KUNDËR MAQEDONIZMIT” Ndryshimin e Kushtetutës është duke e promovuar një aleancë e fshehur dhe mirë e organizuar ndërkombëtare. Kjo është aleancë për “luftë të shenjtë” kundër maqedonizmit, që përbëhet nga forca në Maqedoni dhe në Bashkimin Evropian. Akuzat, sic njofton KlanM, vijnë nga Kryetari i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Akademiku Lupço Kocarev. “Në Maqedoni promovohen marrëzia, absurditeti, injoranca, lakmia, apatia. Nga njëra anë Ndryshimi i Kushtetutës, kurse nga ana tjetër të gjithë ata që do të flasin për maqedonizmin etiketohen si nacionalistë, tradhëtarë dhe gënjeshtarë. Megjithatë, për dallim…

Lexo më Shumë

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup, në kryqëzimin “Ilinden”, autobusi “neoplan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.D. 63) nga Shkupi, ka goditur biçikletën të drejtuar nga T.N. (67) nga Shkupi. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë çiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë sot. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Shkup.

Lexo më Shumë

Mbi 200 persona nga Ministria e Punëve të Jashtme po marrin pjesë në përgatitjen e samitit të OSBE-së në Shkup, i cili do të mbahet në fund të këtij muaji. Ministri Bujar Osmani informon se është siguruar një fluturim çarter nga Brukseli për në Shkup për ministrat që do të jenë në këshillin ministror të NATO-s, nga ku do të vijnë 20 përfaqësues zyrtarë. Janë paraqitur më shumë se 1.000 anëtarë të delegacioneve. Osmani thotë se ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov ka dërguar një letër me kërkesë për pjesëmarrje në Shkup. “Ka disa sfida lidhur me pyetjen…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,86 % në raport me vendimin e datës 30.10.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,515 %, te nafta për 2,072 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,535 % dhe te mazuti ulja është 0,727 % . Kursi i denarit në raport me…

Lexo më Shumë

Nuk kishte asgjë që është në përputhje me ligjin në atë që e theksuan ata, ndërsa “de facto”, përpiqen të bëjnë presion të paparë, dhe sërish ajo që konstatohet gjatë gjithë kohës. Elita e biznesit apo politikanët përpiqen të kryejnë presion mbi gjyqësorin, këtë e tha avokati Elenko Millanov në përgjigje ndaj akuzave të djeshme të biznesmenit Fiat Canoski ndaj gjyqësorit për rastin “TNT”. Avokati në rastin “TNT”, Elenko Millanov tha se sot mbrojtja ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të vërtetohet vjetërsimi absolut i lëndës. Millanov tha se edhe përfaqësuesi i Prokurorisë ka kërkuar që të zbatohen ndryshimet…

Lexo më Shumë

Shkruan: Arben Fetai Bujar Osmani: derisa është Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime. Koment: Bujar, hajt shko pyeti familjarët e Rexhail Qerimit, Harun Aliut e Almirit të vogël çka mendojnë për këtë garancë tënden. Mos harro mi pyet edhe familjarët e rastit Sopoti, Brodeci, Monstra, Lagja e Trimave, etj. Dhe vetëm pastaj dil e jip zotime të tilla për sigurinë e shqiptarëve. *Arben Fetai, kryetar i Institutit per Politika Publike Arber Xhaferi

Lexo më Shumë

Derisa janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t`u mungojë as një qime floku, kërcënimet e këtilla nuk kanë asnjë vlerë – I është kundërpërgjigjur Nënkryetari I BDI-së dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, I cili, sic njofton KlanM, theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë. “Nuk është hera e parë, na kujtohen deklaratat e Zaevit nëpër mitingje kur thoshte se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë dhe e dini epilogun. Kjo mënyrë e krijimit të tensioneve ndëretnike për të fituar…

Lexo më Shumë

Mospërputhje në plotësimin e pozitave vakante në Këshillin Gjyqësor, pezullim të procedurave pa dhënë arsye, pengesë të gazetarëve për raportim, kallëzime penale për neglizhencë të qëllimshme të mbi 190 lëndëve kryesisht financiare, arbitraritet në gjatë votimit të prokurorëve. Këto janë vetëm disa nga problemet që janë vërejtur gjatë monitorimit të situatës në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë pasqyruar në përmbledhjen për zhvillimet kritike në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE për periudhën korrik – shtator 2023 të Institutit për Politika Evropiane-EPI, transmeton Portalb.mk. Në vijim ju sjellim në detaje raportin e EPI-it mbi Kapitullin…

Lexo më Shumë