Muzeu i luftëtarëve të UÇK-së, i hapur në Sopot, është në pronë private dhe harta e Shqipërisë së Madhe e vendosur brenda është 145 vjet me vonesë, kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarit. “Nëse e kam llogaritur saktë, vendosja e një harte të tillë është 145 vjet me vonesë…Bëhet fjalë për pronë private…Besoj se kjo që kemi sot si shoqëri nuk i bën aspak të rëndësishme hartat e tilla. Pas vitit 2001 dhe pas anëtarësimit në NATO, në vendin tonë kemi harta të tjera që janë relevante. Është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe harta…
Author: Hamdi Kumanova
Pensionistët kanë bllokuar sot rrugën “Ilindeni” para Qeverisë, përcjell TV21. Ata në protestë thonë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve dhe për pension minimal prej 18.000 denarëve.
Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata raportoi mëngjesin e kësaj të marten nga Durrësi, një rast të rëndë tradhtie. Sipas saj, një burrë ka tradhtuar bashkëshorten me vajzën e hallës së tij. Dhurata tha se rasti ka bërë shumë bujë dhe këtë lajm e ka mësuar nga një i afërm i asaj shtëpie. Dhurata: Megjithatë Aldo po e nis me një informacion, ku ka të bëjë përsa i përket një rast shumë, ka bërë bujë. Aldo: Ka bërë bujë? Bravo i qoftë rastit. Dhurata: Por, po e them tani. Pra një zotëri tradhton gruan e vet me gocën e…
Politika dhe shkrimtari i njohur nga Kosova, Jusufu Buxhovi ka përsëritur një tekst të tij, ku thotë se klasa politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk është angazhuar për statutin e popullit të barabartë shtetformues me maqedonasit, përcjell agjencia e lajmeve INA. Sipas tij, kjo klasë politike ka pranuar formulimin kushtetues “të etnisë së shkëputur”, pra të popullit ardhacak në përputhje me qendrimin e akademikëve maqedonas që si i tillë trajtohet në tekstët e historisë në të gjitha nivelet e arsimit zyrtar shkollor. “PËRSERITJE ME SHKAS: Për dallim nga klasa politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila nuk është…
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me organet e drejtësisë. Kovaçevski në deklaratën e sotme për media tha se nuk është takuar me ish kryeministrin Zoran Zaev. “Nuk kam pasur takim me ish kryetarin, pas mbledhjes që kishim me trupin për strategji të LSDM-së, ku takohen ish kryetarët e LSDM-së, sekretarët e kështu me radhe dhe as që kam pas takim me sekretarin aktual. Kthimi i Gruevskit është temë deplasuar. Ndaj tij ka flet-arrestim ndërkombëtarë dhe ai duhet të kthehet në…
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak. Krasniqi ka thënë se në takim janë informuar për draftin e ri të asociacionit, por ka thënë se nuk patën mundësinë ta konsultojnë tekstin integral, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kreu i PDK-së thotë se Lajçak ka shprehur qëndrimin e shteteve të BE-së se ky draft nuk i tejkalon vijat e kuqe të Kushtetutës. Ai ka thënë se shqetësimet vazhdojnë pasi nuk i kanë parë ende detajet e tekstit. “Ishte një takim informues për rrjedhën e procesit të dialogut, ai na informoi për hapat që…
Në periudhën prej 30 tetorit deri më 5 nëntor të këtij viti janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, për tregti të paligjshme të drogës, kontrabandë, vjedhje të rëndë, hajdutë druri, persona të kërkuar me urdhërarrest, organizimin e lojërave të fatit pa licencë, thekson ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një postim në Fejsbuk. Siç thekson Spasovski, në periudhën e theksuar janë ndërmarrë masa të forcuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve. Pas masave të marra nga Sektorët e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe njësia lëvizëse…
“Pak javë më parë është dorëzuar lista e re për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, e cila është ende objekt analize nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Nëse mund të përgjigjemi pozitivisht, lista menjëherë do të dorëzohet në Qeveri dhe do të miratohet”. Kështu informoi ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska. Ajo në “TV Sitel” ka theksuar se Ukraina ka nevojë për të gjitha llojet e pajisjeve ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ata kanë nevojë për të gjitha llojet e armatimit, sepse në varësi të planeve të tyre për kryerjen e operacioneve tokësore dhe ujore, ata kërkojnë…
Komisioni Evropian (KE) i ka qortuar Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raportet e tij të progresit për të dy vendet, të cilat pritet të publikohen të mërkurën. REL e ka parë një draft të raportit 150-faqesh, në të cilin vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme, transmeton KosovaPress. Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Ky është vlerësimi më i shpeshtë në Raportin…
Jerome Boateng më në fund mund të kthehet në Bundesligë. Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Jerome Boateng, mund të kthehet të luajë në futbollin gjerman. Negociatat mes tij, që është agjent i lirë, dhe ish-klubit të vet, Bayern Munchen, duket se kanë dështuar. Ndërkaq tani Sky Sports ka raportuar që këshilltari i mbrojtësit, Tolga Dirican, është takuar me menaxherin e Heidenheimit, Holger Sanwald.
Në 24 orët e fundit ka pasur pesë zjarre në hapësirë të hapur dhe zjarrfikësit i kanë shuar të gjitha, kumtoi QMK-ja. Në Komunën e Gjorçe Petrovit është shuar zjarri në një deponi pranë rr. “Radushka”, në zonën afër varrezave. Është zënë sipërfaqe prej 500 m2. Zjarrfikësit nga NJTKZ Veles kanë shuar zjarrin me kashtë në një sipërfaqe prej pesë hektarësh në atarin e fshatit Klukovec, ndërsa në Komunën e Mogillës kanë intervenuar në rrugën Manastir-Prilep në afërsi të fshatit Vasharejcë. Zjarrfikësit nga NJTKZ Prilep në Komunën e Dollnenit kanë intervenuar në dy zjarre, fillimisht kanë fikur vegjetacionin e ulët…
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Durrësit, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht nënën e tij. Policia njofton se gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij u gjet edhe një thikë. Gjithashtu, një 29-vjeçar në Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash dhe është vënë në pranga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

