Konfirmimi i klinikës: Krahu i thyer dhe procedurat e shpjeguara. Në zhvillimin e fundit të Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike për Shkup1, Viktoria Jovanovska, drejtoreshë e klinikës, pranon shqetësimet e familjes Damjanovski. Zbulimi nga mediat përfshinte një foshnjë me krahun e thyer dhe çuditërisht, nëna nuk u lejua të dëshmonte situatën. Jovanovska shpjegon se gjatë periudhës së vëzhgimit, procedura standarde është që prindërit të mos zbulohen informacione në kohë reale. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, drejtoresha Jovanovska paralajmëroi formimin e Komisionit në kuadër të Departamentit të Gjinekologjisë. Detyra parësore e këtij Komisioni është shqyrtimi i të gjithë rastit në detaje, me njohuri…
Author: Hamdi Kumanova
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Policinë e Gostivarit ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T.(36) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “punë të pakujdesshme gjatë shërbimit”, njofton Flaka Media “Me datë 07.09.2022, parashtruesi i kërkesës – i punësuar si menaxher, ka përgatitur marrëveshje abonimi të lidhur ndërmjet operatorit celular nga Shkupi dhe Gjykatës së Apelit të Gostivarit për linjë abonenti celular, telefoni celulare dhe internet në total 16 numrat e telefonit të abonentëve të përdorur nga zyrtarët e punësuar në Gjykatën e Apelit, në të cilët ka futur edhe numrin e telefonit të cilin…
Të hënën rreth orës 12:30, një grua është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, personi i dyshuar për këtë vepër është arrestuar. “Në konsultim me prokurorin janë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin. closevolume_off Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Fuqia e pasaportës së Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm pas liberalizimit të vizave, duke i mundësuar qytetarëve kosovarë akses të pa penguar në një numër më të madh shtetesh. Në kuadër të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në 91 shtete të botës, një rritje prej 36 shteteve në krahasim me periudhën para vendimeve për lirimin e vizave. Kjo rritje e ndjeshme në numrin e vendeve që mund të vizitohen pa nevojën e vizës paraqet një lëvizshmëri dhe liri individuale më të madhe për kosovarët. Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i…
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Kështu ka ndodhur së fundmi në fshatin Doganaj në Kaçanik, ku një zyrtar policor është sulmuar dhe kërcënuar nga një 38-vjeçar. Siç mësohet, i dyshuari është kapur me zyrtarin policor, pas një mosmarrëveshje lidhur me veturën që dyshohet se e kishte parkuar para lokalit të tij. Në shenjë revolte, i dyshuari e kishte shtyrë policin dhe më pas e…
Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas me të cilën kanë bashkëjetuar për një periudhë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari fillimisht ia kishte zënë pritën viktimës, e më pas e ka futur me dhunë në…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se ushtria e tij duhet “të shkatërrojë plotësisht” Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse provokohet, sipas njoftimeve të medias shtetërore të Phenianit të hënën, pasi ai u zotua të përforconte mbrojtjen kombëtare për t’u përballur me, siç tha ai, konfrontimin e pashembullt amerikan. Në një takim pesë ditor të partisë javën e kaluar, Kim Jong Un tha se do të lëshojë edhe tre satelitë ushtarakë spiunazhi, do të prodhojë edhe më shumë material bërthamorë dhe do të prodhojë dronë sulmues këtë vit. Vëzhguesit thonë se këto paralajmërime janë përpjekje…
Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë, teksa ende vijon kërkimi për të mbijetuar. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishishida paralajmëroi se numri i viktimave pritet të jetë edhe më i lartë, ndërsa tërmeti ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Mijëra punonjës shpëtimi janë në terren duke kërkuar për të mbijetuar, ndërsa kryeministri i vendit e përshkroi punën e tyre si “betejë kundër kohës”. Lëkundja e fuqishme me magnitudë 7.6 ballë goditi vendin, duke shkaktuar edhe një paralajmërim për cunami. Megjithatë, paralajmërimet për cunami tashmë janë hequr, që do të thotë se nuk…
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë incidente të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka raste kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe mbrëmë në Prishtinë, ku dikush dyshohet se gjuajti me armë në drejtim të një veture në lëvizje. Media mëson se shoferi i veturës e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ka dëgjuar krismën e armës, që e tmerroi pasi ndodhej me fëmijët në automjet. Një gëzhojë e armës përfundoi në veturë, teksa përveç dëmeve materiale, persona të…
Natën midis 30 dhe 31 dhjetor, na la edhe një figurë e madhe dhe e mirënjohur, që pjesën më të rëndësishme të jetës së tij ia kushtoi Shqipërisë dhe studimeve të historisë shqiptare. Ishte oficer madhor i marinës ushtarake italiane dhe në vitin 1992, shkoi në mision të rëndësishëm për të ndihmuar në riorganizimin modern të ushtrisë shqiptare në Durrës, në cilësinë e komandantit të seksionit të Forcave Detare dhe komandant i Projektit të Rojës Bregdetare të Shqipërisë. Ishte i laureuar në shkenca politike (drejtimi ndërkombëtar) dhe pas largimit nga shërbimi aktiv në Marinën italiane, Muner iu kushtua me zell…
Zyrtari policor, Hikmet Bajrami nga Gjakova sot përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po lëshon Kosovën pikërisht në ditën e parë të liberalizimit të vizave. E nëna e tij, ka shkruar disa vargje lidhur me ikjen e djalit të saj drejt Evropës. Postimi i plotë pa ndërhyrje: Ky vend bir Hikmet që ashik shpirtërave ju ka ba’ ku nga njerëzit e shpirtit s’përton me i nda, e që më të vështirën ma bëri atë fjalë: “Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall!” M’kujto Vatan… Sot nga kjo tokë unë po shkojë aman, me një valixhe…
Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që do të mbahen në muajt prill dhe maj, si dhe ndryshimet kushtetuese, janë dy sfidat kryesore që e presin Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024. Ndryshimet kushtetuese pritet të dominojnë fushatën e partive në pushtet të udhëhequra nga Lidhja Social-Demokrate (LSDM) dhe atyre në opozitë nën drejtimin e OBRM-PDUKM-së, dhe që tani nisur me akuzat ndaj njëra-tjetrës për “tradhti” dhe “politikë anti-perëndimore dhe pro-ruse”. Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit, Hasani: U rrit profil… Sa shpenzojnë qytetarët dhe ku do ta presin natën më të hareshme të vitit? Droni ukrainas…

