Psiokologia Biljana Ivanovska është kthyer në funksionin e drejtoreshës së spitalit të përgjithshëm të Kumanovës. Në kumtesën e sotme drejtuar mediumeve, Ivanovska thekson se do të angazhohet për realizim të projekteve, furnizim të aparaturës bashkëkohore, e rëndësishme dhe e nevojshme për pacientët nga rajoni verilindor. “Profesionalisht, ndershëm, me përgjegjësi dhe në mënyrë legjitime vazhdoj në pozitën e menaxheres së IPSH spitlait të përgjithshëm Kumanovë. jeta është plot me sfida dhe si të tillë duhet ta pranojmë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i realizojmë projektet të cialt janë pjesë e programit tim, ndërkaq janë me rëndësi të jashtëzakonshme për…
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka vazhduar me akuza në drejtim të pushtetit në lidhje me skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti thonë se rasti “mishi i egër” e ka shkatërruar shëndetësinë në Maqedoni. Nga OBRM-PDUKM thonë se me qëllim janë bërë lëshime në këtë institucion që dikush të pasurohet në shpinë të pacientëve me kancer. “Së pari, sistemi KATO që është blerë në vitin 2016 është dashur të monitorojë konsumin dhe dozimin e barnave të shtrenjta. Por ky sistem u hodh nga përdorimi menjëherë pas ardhjes në pushtet të LSDM-së dhe BDI-së dhe u hodh në një dhomë…
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë në vendin e quajtur Karpallëk, informon Klan M. Sipas informacioneve të para nga rreshjet e shiut dhe rruga e rrëshqitshme ka bërë që vetura e tipit “Volkswagen” të vetëaksidentohet. Nga Ndërmarrja për rrugët shtetërore apelohet për kujdes maksimal gjatë vozitjes pasi gjatë gjithë ditës do të kemi rreshje shiu. /KlanMacedonia/
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se ka potencial për të menduar pozitivisht në njohjen e Kosovës nga Ukraina. Xhaferi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se aktualisht Ukraina për shkak të gjendjes së luftës nuk ka hapësirë të merret me çështjen e njohjes konkretisht, por shtoi se dërgon porosi se në një kontekst kohor mund të reflektoj në njohje të Kosovës, përcjell “teve1.info”. “Unë si kryetar Parlamenti dhe si Kuvend jemi pjesë përbërëse e platformës së Krimesë me dimension parlamentar, është viti i dytë që funksionojmë, takimi i radhës ishte në Pragë, drejtpërdrejtë nuk janë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Me çrrastë në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, nga të cilat 66 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër për kalim në semafor të…
Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, është paraqitur paraditen e së mërkurës në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion – SPAK. Për gazetarët e pranishëm, ai u shpreh se bëhet fjalë për atë që e quajti “telenovelën” CEZ-DIA. “Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë. Ajo është rihapur në dhjetor 2019, nga një kallëzues i rremë, i cili është dënuar dy herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta.
Komisioni Evropian do të publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Qeveria e RMV-së pret që të marrim një raport objektiv, në të cilin do të ketë njohje të arritjeve, por edhe kritika për të gjitha dobësitë në shtet. Brukseli ka theksuar në disa raste se reformat janë të nevojshme, veçanërisht në gjyqësor. Reagime ka pasur për luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet në Kodin Penal, përdorimin e flamurit europian në Kuvend, por edhe për punën e Këshillit Gjyqësor. Qeveria beson se ndryshimet kushtetuese mbeten detyrimi ynë, të cilin opozita po i kundërshton. Ministri i Punëve…
Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë, ku gratë që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur sado pak problemet, shkruan Gazeta Metro. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një rast i tillë ka ndodhur edhe të hënën e 6 nëntorit, në orët e mbrëmjes, në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar. Ky është…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Kievi është tashmë duke i planifikuar hapat që do t’i ndërmarrë pasi Komisioni Evropian (KE) ta publikojë më 8 nëntor një raport për përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). “Nesër është një ditë e rëndësishme”, tha Zelenskyy mbrëmjen e 7 nëntorit. “Ne presim një konkluzion historik nga Bashkimi Evropian – një raport rreth zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian nga ana e Ukrainës”, shtoi ai. Zelensky tha se Ukraina e ka bërë një rrugë të gjatë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të forta me BE-në dhe se është plotësisht e vetëdijshme…
Gjatë dekadave, natyra ka rimarrë një fshat në një ishull të braktisur në Detin e Kinës Lindore Ashtu si në përrallën e “Bukuroshes së Fjetur”, një shtresë e harlisur bimësh ka mbuluar tërësisht shtëpitë në Houtouwan, një ish-fshat peshkimi në ishullin Shengshan në Detin e Kinës Lindore. Fshat në një ishull të largët Rreth 2,000 njerëz, shumica prej tyre peshkatarë, jetonin dikur në qytetin e vogël të largët dhe të vështirë për t’u aksesuar në bregun shkëmbor të Shengshan, rreth 90 kilometra nga brigjet e Shangait. I braktisur nga banorët Kinë: Në fshatin Houtouwan të braktisur nga njerëzeit kanë mbetur…
Edhe familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar për deklarimet e Gjergj Dedajt, në Gjykatën e Hagës, në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas kësaj familjeje, ndërrimi i deklaratave nga ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, do ta dëmtojë të akuzuarin dhe vet Dedajn, përcjell Bota sot. Familja Imeri, i vlerëson si gënjeshtra deklaratat e Gjergj Dedajt. “Dëshmitarët duhet ta thonë të vërtetën, dëshmitari që ndërron deklaratat, i han fjalët e veta dhe ngrihet kundër atyre deklaratave të mëhershme që i ka dhënë, e dëmton të akuzuarin dhe vetveten. Gjergjie dikur e ka thënë…
Katër shqiptar tre gra dhe një burrë fitojnë në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Anerikës. Violeta Berisha nga Puka, Vedat Gashi nga Kosova, Edita Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në Zgjedhjet e përgjithshme në Nju Jork dhe Nju Xhersi, të mbajtura dje më 7 nëntor 2023. Ka qenë Ish- Anëtarërja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Fairview në New Jersey, shqiptaro – amerikanja Violetta Berisha, e cila u shpall fituese mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara. Violeta Berisha…

