Digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si njerëzit menaxhojnë financat e tyre, si shpenzojnë, kursejnë, blejnë dhe shesin. Me këtë ndryshon edhe mënyra e jetesës, gjegjësisht, zhvillimi i vrullshëm u jep mundësi më të mëdha qytetarëve. Ky ritëm i shpejtë i zhvillimit teknologjik është i pranishëm pothuajse në të gjitha fushat, ndërsa nuk bën përjashtim as sektori financiar. Fintek si industri është bërë një shtytës i fuqishëm i inovacionit në botën e financave dhe ka potencialin për të transformuar shërbimet financiare. Se transformimi është i pashmangshëm tregojnë edhe të dhënat se brezi Z përbën 40% të njerëzve që përdorin shërbime digjitale,…
Author: Hamdi Kumanova
Foltorja e bllokuar me karriget e përmbysura ishte vetëm hapi i parë i asaj që Sali Berisha e quajti mosbindja civile për këtë të enjte në Parlament. Sapo deputetët e mazhorancës dhe kryetarja e Kuvendit janë ulur në vendet e tyre, ligjvënësit opozitarë kanë ndezur tymuese, duke shkaktuar kaos total në sallën e seancave plenare. Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë parë me tymuese në duar, ndërsa Taulant Balla i “kërcënoi” se përdorimi i lëndëve kimike në Kuvend përbën vepër penale. Teksa tymi mbuloi sallën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ndali punimet, por kërkoi ndërhyrjen e Gardës për të mbarëvajtur…
Policia Federale Gjermane dhuron pajisje bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, për ta çuar në një tjetër nivel punën e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit. Takimi për nënshkrimin e aktit të dhurimit u mirëprit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, z. Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit. Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se do të ndërmarrë një nismë për të mbjellë pyllin e Pishë Poros në bregdetin e Fierit, i cili u shkrumbua nga zjarri këtë verë. Prezantimi i nismës do të bëhet më 10 nëntor në Darzezë ndërsa ftohen institucione dhe donatorë për të kontribuar. Njoftimi: Si pasojë e zjarrit, këtë verë u shkatërrua një nga pyjet më të mëdha të zonës bregdetare, sic është pylli i pishës në bregdetin e Fierit, Pishë-Poro. Duke cmuar rëndësinë e këtij pylli, edhe në mbrojtjen kundër erozionit detar, ne kemi vendosur të ndërmarrim një nismë kombëtare…
Ekipi mjekësor i Klinikës Zhan Mitrev mori një pllakë për merita dhe kontribut të veçantë në ushtrimin e ndihmës së parë në situatë emergjente – tërmet, i cili u mbajt në Shkup, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me ushtrime simuluese për ndihmën e parë në disa zona të qytetit të Shkupit, për disa orë u ofrua ndihmë mjekësore e koordinuar sipas skenarit të paraparë në ushtrimin e titulluar “Reagimi humanitar 2023”. Pjesëmarrësit në këtë stërvitje treguan gatishmërinë dhe motivimin të lartë për të ofruar përgjigje adekuate, ndihmë dhe përkrahje të nevojshme për qytetarët…
Një shtëpi banimi është kapluar nga flakët sot në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ka thënë se nuk raportihet për të lënduar. “Sot, rreth orë 14:10 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj një shtëpi banimi është kapluar nga flaka. Polici dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli. Ai tha se zjarri është shuar.
Policia e Kosovës ka dënuar me gjobë shoferin e kamionit i cili derisa ishte duke vozitur në autostradë i ka rrjedhur ngarkesa nga rimorkio. Përmes postimit në faqen zyrtare, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin për të cilin kanë pranuar një informatë se shoferi i mjetit thyen rregullat në trafik, shkruan Arbresh.info. Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur të identifikoj drejtuesin e mjetit dhe e ka gjobitur me 300 euro. “Ngarkesa e pasigurt në mjet!Pas pranimit të informatës lidhur me mjetin ku shihet se i rrjedh në rrugë ngarkesa nga rimorkio, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur…
Inspektorati i Tregut ka përfunduar bastisjen brenda mobilshopit “Fita” në Prishtinë. Për disa orë, inspektorët kanë qëndruar brenda lokalit. Ata kanë dalur me disa pako në duar, për të cilat nuk kanë dhënë informacione se çfarë ka brenda. Gazeta Insajderi sjell pamjet kur inspektoret kanë dal nga lokali me rreth 4-5 pako të cilat i kanë sekuestruara. Gjatë kësaj periudhe pronari i Fita’s ka qëndruar brenda objektit dhe nuk ka pranuar të prononcohet për Gazetën.
Avokati i Popullit në raportin për ngjarjet në burgun “Idrizovë”, ku u lënduan policë dhe të burgosur, tha se janë tejkaluar kompetencat e policisë, transmeton Portalb.mk. “Procesi i përpunimit të videove ka përfunduar dhe do të japim raportin. Fatkeqësisht, ka elemente të shkeljes së të drejtave në kuptimin e tejkalimit të kompetencave të anëtarëve të MPB-së”, tha sot Avokati i Popullit Naser Ziberi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi sektorin e sigurisë nga pikëpamja e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve”. I pyetur nëse kjo është arsyeja e gjendjes në burgun…
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve doganore të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko realizuan takim në selinë e Doganës koreane në Seul ku paralajmëruan fillim të realizimit të grantit prej 4,8 milionë dollarë për zhvillimin dhe implementimin e sistemit për menaxhimin e rreziqeve… Bogoev, siç njoftoi Drejtoria doganore është për vizitë pune dyditore të Shërbimeve doganore në Republikën e Koresë, që realizohet në kuadër të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim. “Implementimi në këtë sistem do të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit në drejtorinë Doganore, dmth të mbledhim më shumë para në buxhet, të bëhemi…
Maqedonia e Veriut u obligua të fillojë dhe në mënyrë prioritare t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese me qëllim që në Kushtetutë t’i përfshijë edhe qytetarët të cilët jetojnë në kufijtë e shtetit dhe të cilët janë pjesë e popujve të tjerë, me çka vendi do të konfirmohet si shembull i mirë për shoqëri multietnike, ceket në Raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit në të cilin MIA pati qasje. “Pas Konferencës së parë ndërqeveritare për procesin e negociatave për inkuadrim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022, shqyrtimimi analitik i së drejtës së BE-së (skriningu) përparoi…
Kryeprokurori Lubomir Joveski tha se nuk ka informacione se pse Kuvendi nuk ka bërë shpallje për emërimin e kryeprokurorit të ri, pasi mandati i tij skadon në fund të muaji tjetër. Joveski tha se në rast se deri atëherë nuk zgjidhet kryeprokurori në Kuvend, Këshilli i Prokurorëve do të emërojë ushtrues detyre. “Nëse deri me 25 dhjetor nuk zgjidhet prokuror i ri publik, ligji e ka parashikuar mundësinë e tillë që Këshilli i Prokurorëve Publik të emërojë ushtrues detyre prokuror publik, nga radhët e prokurorëve publikë të RMV-së”, tha Joveski.

