Author: Hamdi Kumanova

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme. Në vendim listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim. Qeveria miratoi “dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherësh drejtues i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, ka konfirmuar se ai do t’i prijë garës në njësinë e gjashtë, si përfaqësues i opozitë shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Mund të konfirmoj që bartësit e partive politike pjesë e këtij koalicioni do të jenë bartës të proceseve edhe në zgjedhjet e radhës. Pra, ne nuk flasim për bërë ndryshim dhe të rrimë anash, të tre kryetarët e partive, në këtë rast edhe përfaqësuesi i VV-së, do të jemi bartës të proceseve, por ende nuk kemi definuar se kush ku…

Lexo më Shumë

Një guvernator rajonal rus tha të mërkurën se kishte urdhëruar rindërtimin e nëntë shtëpive në një fshat që u bombardua aksidentalisht nga një prej avionëve luftarakë të Rusisë. Incidenti ndodhi të martën, kur agjencia shtetërore e lajmeve RIA citoi Ministrinë e Mbrojtjes të raportonte për një “shkarkim anormal të municioneve të avionëve” mbi fshatin Petropavlovka në rajonin jugor të Voronezh. Guvernatori Aleksandër Gusev tha se nëntë shtëpitë do të rindërtoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur dhe gjithashtu kishte dëmtuar një shkollë të vogël lokale, një qendër arti dhe një ndërtesë administrative. Askush nuk…

Lexo më Shumë

Pas anulimit të vendimit të Gjykatës Administrative, Vesna Dameva prej sot përsëri është në krye të Këshillit Gjyqësor, përcjell KlanM. Në seancë urgjente të Këshillit Gjyqësor, kryetari aktual Sashko Georgiev dha dorëheqje nga posti. Pasi rimori kryesimin e Këshillit, Dameva deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative është hapi i parë i cili jep shpreh se drejtësia në vend është e arritshme. “Thellë shpresoj dhe pres që kjo do të jetë edhe fillimi i kthimit të besimit të qytetarëve një gjyqësorë. Puna jonë dhe të gjitha angazhimet do të mbesin deklarative nëse drejtësia nuk duket dhe nëse qytetarët nuk mund ta…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në qendër të Shkupit është arrestuar një i ri nga Vizbegu i Shkupit, pasi tek i njëjti policia ka gjetur marihuanë. “Me datë 02.01.2024, në ora 17:20 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.S.(23) nga fshati Vizbeg, Shkup, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”. “Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore në Ukrainë dhe Kievi u kundërpërgjigj me sulme në rajonet kufitare ruse dhe në Krimenë e pushtuar. Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet ruse me dronë dhe raketa në dhe përreth Kievit, por edhe në Harkiv më 2 janar. Ushtria ukrainase kishte raportuar për sulme në shkallë të njëjtë edhe ditë më parë. Më 3 janar, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha e Perëndimi duhet t’u përgjigjet sulmeve “në gjuhën që [presidenti rus, Vladimir]…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2023, Maqedonia e Veriut vazhdoi realizimin e angazhimit të saj të dytë strategjik pas anëtarësimit në NATO – anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas 15 muajsh, në fillim të dhjetorit, vendi përfundoi procesin e skriningut me BE-në, si faza e parë e procesit të negociatave që filloi në korrik 2022, dhe përfundimi i tij ishte një parakusht për të kaluar në fazën e dytë – bisedimet sipas kapitujve dhe klastereve. Në fillim të nëntorit, vendi mori ftesë nga Presidenca spanjolle e BE-së për të dorëzuar udhërrëfyesot për sundimin e ligjit, reformat e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale Dhuna nga neni 386 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni. 288 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari 65 vjeçar me datën 27.12.2023 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, u ka shkaktuar rrezik të madh dy viktimave – nënës dhe djalit, si dhe ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj gruas viktimë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Derisa viktimat po lëviznin me automjetin e…

Lexo më Shumë

Deri më 31 dhjetor nuk kishte asnjë vendim për vazhdimin e kontratës për TEC Çebren. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) do ta njoftojë Qeverinë se tenderi dështoi, bëri të ditur ministrja Kaja Shukova. Sipas saj, kompania në këto kushte nuk ka siguruar fonde nga bankat që ato ta ndërtonin. Garancia bankare prej 1.4 milionë euro nga Arhirodon nuk do të aktivizohet. PPC – Arhirodon më 14 shtator të vitit 2023 u zgjodh ofruesi më i favorshëm në tenderin e 14-të për ndërtimin e hidrocentrali reverzibil “Çebren”. Më vonë kishte vërejtje në thirrjen publike dhe deri në…

Lexo më Shumë

“Unë nuk do të kem rritje të pagës, sepse unë me 28 janar do të ketë seancë në Kuvend ku do të hyjë në fuqi Qeveria teknike, me kryeministër teknik”. Këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur nëse edhe ai do të marrë pagë 400 euro më të madhe. I pyetur për zgjidhjen ligjore për uljen e pagave te funksionarët, Kovaçevski thotë se e ka pyetur grupin e punës dhe se të njëjtit kanë thënë se po punojnë për propozimin që duhet të dorëzohet në Kuvend. “Rreth pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, kryetar komunash,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të enjten e kaluar njoftoi se pensionistët nuk do të marrin pension më 1 janar 2024, dhe shkak për këtë është dita jopune me rastin e Vitit të Ri. “Ju njoftojmë se jemi njoftuar nga Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Pensional se pensionet për muajin dhjetor do të paguhen më 3 janar 2024. Në përputhje me njoftimin e FSSHP, bankat do të mundësojnë qasje në fondet tuaja të pensionit në ATM dhe në filiale të tyre të mërkurën, më 3 janar 2024”, tha njëra nga bankat. Megjithatë disa nga bankat në vend janë solidarizuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se rasti i konfiskimit të një sasie të madhe të lëndëve piroteknike në makinën e nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti është proceduar në Prokurori si edhe për çdo qytetar. “Qëndrimi im është i njëjtë me atë të institucioneve, se bëhet fjalë për kontroll të rregullt në të cilin është identifikuar një person që ka bartur lëndë piroteknike. I gjithë rasti pastaj i dorëzohet Prokurorisë si për çdo qytetar”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve lidhur me spekulimet se politika ka gisht në rastin e Drin Ahmetit, pas prezantimit të investimit të parë të huaj në…

Lexo më Shumë