Author: Hamdi Kumanova

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ai në DPT te Fidani tha se kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin ndërkombëtarë dhe po e vështirëson jetën e njerëzve. “Në qysh në korrik e kemi mbajtur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm dhe e kemi miratuar një deklaratë ku kemi vlerësuar dhe kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, Kuvendi të shpërndahet sepse edhe ashtu është jofunksional. Ju e keni parë që nuk arrijnë ta kalojnë asnjë rast përveç ndonjërit që e kontrabandojnë. Edhe pse është qeveria me më së shumti numra…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Ndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien, do të udhëtojë për në Paris dhe Bruksel, nga 9 deri më 14 nëntor 2023, Në njoftim thuhet se ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Gjithashtu, DASH thekson se O’Brien do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në këto takimet do të diskutohet për çështjet…

Lexo më Shumë

Australia u ka ofruar strehim shtetasve të Tuvalusë, për shkak të ndikimit katastrofik të ndryshimeve klimatike në vendin e tyre, është thënë në paktin e ri të arritur mes dy palëve. Tuvaluja është në mesin e vendeve që rrezikohen më së shumti nga rritja e nivelit të deteve. Aty banojnë 11.200 njerëz, të cilët vazhdimisht kanë bërë thirrje që bota të veprojë më shumë për t’i luftuar ndryshimet klimatike. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka përshkruar marrëveshjen si “kyçe”. Kryeministri i Tuvalusë, Kausea Natano, e ka quajtur marrëveshjen si shpresdhënëse dhe hap gjigant drejt misionit për të siguruar stabilitet rajonal.…

Lexo më Shumë

Sipas The Korea Times, Samsung me shumë gjasa do të përfshijë në pajisjet Galaxy S24 që debutojnë vitin e ardhshëm. Samsung ju bashkua garës së AI gjeneruese duke prezantuar modelin e tij. Zhvilluar nga Samsung Research, Gauss do të fuqizojë teknologjitë AI në pajisje dhe mund të bëjë debutimin publik në muajt në vijim. Samsung Gauss Language mund të përpunojë detyra si përkthime dhe përmbledhje dokumentesh. Teknologjia gjithashtu mund të shkruajë e-mail thotë Samsung. Samsung Gauss Code është një asistent kodimi ndërsa Samsung Gauss Image është një model për gjenerimin e imazheve. Ky i fundit mund të prodhojë imazhe bazuar…

Lexo më Shumë

Shqipëria, vit pas viti, po bëhet atraksion turistik, me miliona vizitorë të huaj që ndër të tjetra kërkojnë akses në pagesa digjitale, që në Shqipëri nuk janë shumë të përhapura, sidomos në tregtinë me pakicë. Një raport i fundit i Bankës Botërore evidenton se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mori ose kreu një pagesë digjitale në krahasim me 29% në vitin 2017. Banka vëren se vendet e tjera të rajonit kanë bërë hapa më të shpejtë në këtë…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në cilësi të dëshmitarit/ të dëmtuarit është dëgjuar Fadil Lubeniqi, i cili ndër të tjera tha se paraqet kërkesë pasurore-juridike në këtë çështje penale dhe atë në shumën mbi 90 mijë euro, për pronën e blerë nga i akuzuari Zoran Ballabani. Në këtë rast, Jakup Tërnava, ish-drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës, së bashku me Liridona Mustafa-Sadikun, Ejup Gërgurin dhe Fehmi Mustafën, po akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës apo të autoritetit zyrtar”, kurse i akuzuari Bekim Sabedini po akuzohet për “Legalizim të përmbajtjes së rreme” dhe “Falsifikim të dokumenteve”,…

Lexo më Shumë

Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga njëra prej edukatoreve të një kopshti. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media tri ditë më parë, ndërsa edukatorja është arrestuar nga policia shqiptare më 9 nëntor, nën akuzën “keqtrajtim i të miturit”. Ky rast…

Lexo më Shumë

Roveri i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, i quajtur Curiosity, ka qenë në Planetin e Kuq për më shumë se 4000 ditë marsiane pasi u ul në vitin 2012. Curiosity ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në kuptimin e mjedisit të kaluar dhe aktual të Marsit dhe po përpiqet të përcaktojë nëse Planeti i Kuq ka mbështetur ndonjëherë jetën mikrobike. NASA tani po feston suksesin e saj dhe Roveri është ende në formë të mirë 11 vjet më vonë dhe ka mbledhur me sukses mostrën e 39-të. “Llojet e sulfateve dhe karbonateve të identifikuara nga instrumentet e Curiosity gjatë vitit të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Fondit, Arsim Hasani, i ftoi në një takim joformal punonjësit e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, të cilët këtë vit arritën 30 dhe 40 vjet stazh pune të pandërprerë në këtë institucion, ku edhe personalisht u’a ndau vendimet për shpërblimin jubilar dhe shprehu mirënjohje të madhe për punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në interes të avancimit të institucionit. “Ju që shumë vite me radhë keni kontribuar në suksesin, funksionimin dhe zhvillimin gjatë viteve, jeni një hallkë e rëndësishme e Fondit dhe meritoni respekt dhe lëvdata nga të gjithë ne”, tha drejtori Arsim…

Lexo më Shumë

36 lëndë kundër 197 personave momentalisht udhëhiqen në bazë të nenit 353 paragrafi 5 që u shfuqizua me ndryshimet e fundit në Kodin Penal e që së shpejti do të vjetërsohen. Përveç TNT-së dhe Trajektores që arritën në vjetërsim absolut, së shpejti do të njëjtin fat do ta kenë edhe lëndët: “Producent” ku penalisht ndiqen ish ministri i Bujqësisë, Lupço Dimovski dhe gazetarja Ivona Talevska, shkruan Alsat.“Target-Fortesa” përgjimi masiv në Maqedoninë e Veriut, rasti “Pacienti” tenderimi nëpër disa klinika shtetërore të vendit, lënda kundër ish anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofillovski për shpërdorim me detyrën zyrtare. Në këtë lëndë, Prokuroria…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër një personi i cili i ka kërcënuar të punësuarit në Ambasadën e Kosovës në Shkup. Siç bën të ditur Prokuroria Publike, më gjashtë nëntor i dyshuari ka dërguar kërcënim serioz se do të sulmojë shumë persona zyrtarë, të punësuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, me çka te të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, shqetësimit dhe frikës. “Personi ishte lajmëruar nga celulari në telefonin zyrtar në konsullatën diplomatike dhe është kërcënuar se nëse nuk pranohet në takim urgjent, do ta sulmojë Ambasadën dhe të punësuarit”, njoftojnë nga Prokuroria. …

Lexo më Shumë

Vullnet Selimi, drejtor organizativ i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup ka ndarë me opinionin informacionin për realizimin e njëzet e një vende pune, transmeton Almakos. “ Të nderuar qytetarë, sot jam krenar dhe i lumtur që arritëm të realizojmë 21 vende pune në Shtëpinë е Shëndetit – Shkup. Që nga marrja e detyrës së drejtorit organizativ në këtë institucion, pa shumë bujë jemi përpjekur të zgjidhim shumë probleme dhe çështje organizative që prekin poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, por mungesa e resurseve njerëzore ishte një nga problemet më urgjente për të cilën na nevojitej një zgjidhje sa më…

Lexo më Shumë