Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve. Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një gjykatëse e Las Vegasit u sulmua dhe u godit nga një i dënuar gjatë një seance, pas… Në Kaçanik burri dëmton me sëpatë dyshemenë e…

Lexo më Shumë

Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Paraburgimi vazhdohet edhe për babain e 14 vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet për ndihmë gjatë rrëmbimit, si dhe Stefan Dimovskit i cili me makinën e tij e dërgoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski, nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi. Ndërkohë ditë më parë prokuroria e Turqisë i caktoi paraburgim të ri Palevskit, për të cilin është kërkuar ekstradim në Maqedoni, por procedura pritet të zgjasë më së paku disa muaj. Vanja Gjorçevska u…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë pritjet e gjata për dokumentet e identifikimit. Qytetarët të revoltuar nga kaosi i shkaktuar para sporteleve. Shumë prej tyre nga ora 7:00 e mëngjesit pritnin në radhë për dokumentet personale. “Sa pritet? Nga ora 7:00 e mëngjesit dhe mezi e morëm. Pritja për letërnjoftim, shumë rrëmujë. Problem i madh, për letërnjoftim të pritet kaq shumë ndërsa kjo mund të zgjidhet lehtë, mund të dërgohen me postë, që të mos behët kjo rrëmujë dhe nervozë mes qytetarëve”, tha një qytetar. “Pritem gjatë dhe nuk arritëm të marrim radhën, lajmërohem edhe në qendër për dokumentet personale nuk e hapin telefonin, me…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurset për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të dytë dhe të tretë për vitin akademik 2023/2024, njofton Portalb.mk. Për ciklin e dytë është planifikuar që të ndahen 50 bursa, kurse shuma e bursës për studime nga cikli i dytë është 9.000 denarë, për nëntë muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët. Studentët që do të aplikojnë për ciklin e dytë duhet t’i përmbushin këto kushte: Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje katërvjeçare dhe të ketë arritur notën mesatare të paktën 8.50 ose të ketë diplomë…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se në vitet e fundit është ulur numri i të punësuarve në administratën publike, shkruan TV21. Besimi thotë se punësimet në administratë shënojnë rënie për 3-5 për qind, në nivel vjetor. “Nëse shihni mbrapa, në 4 vjetët e fundit, të punësuarit në administratë publike dhe sektorin publik, bie numri. Nga viti në vit, vetëm në vitin e fundit, diku 3-5% vjetore, në 3 vjetët e fundit ulet numri i administratës”, tha Besimi. I pyetur për shpalljet e fundit për punësime në Ministrinë e Financave, Besimi tha se nga ky institucion vazhdimisht ikin kuadrot. “Ka…

Lexo më Shumë

“Është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë. Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”. Kështu ka reaguar përmes një statusi në Facebook deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shap Kamberi, pasi autoritet serbe ia kanë ndaluar vizitën në Luginë të Preshevës, ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçlës. Kamberi ka potencuar se i lejes për Sveçlën nga Qeveria e Serbisë nuk është i pari, “mirëpo sjell edhe njëherë dëshminë se pavarësisht zgjedhjeve, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, “ajo mbetet paranojake e me urrejtje…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2023 ka regjistruar ngecje të shumta sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk ka sferë ku nuk ka pasur shkelje, madje në disa prej tyre ka kthim prapa në krahasim me të kaluarën. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Naser Ziberi, Avokat i Popullit në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, të burgosurit po vuajnë dënimin në mungesë të kushteve elementare dhe kjo nuk përjashton mundësinë e ndonjë përshkallëzimi të situatës nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për përmirësimin e kushteve brenda qelive. Avokati i Popullit…

Lexo më Shumë

Në një javë të vetme, nga 25 deri më 31 dhjetor, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar një valë të re të infeksioneve me COVID-19, me 72 raste të konfirmuara. Ndërkaq, në Klinikën Infektive, dy pacientë janë pranuar me simptoma të rënda të virusit. Klinika pediatrike “Kozle” po përjeton një fluks të lartë të fëmijëve që kërkojnë trajtim për simptoma të ngjashme me gripin, si temperaturat e larta dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes. Mjekët raportojnë se deri në 200 fëmijë po kontrollohen çdo ditë, me një numër të konsiderueshëm të tyre që janë të shtruar për trajtim. Pediatrja Mirjana…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e aktivitetit ciklon, nga e shtuna deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu, vetëm në zonat më të larta malore reshje bore. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës drejt së dielës, mbi 20 l/m2. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor, ndërsa nga e hëna nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme, njofton DPHM. Nga e marta do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe ditës. Në Shkup sot dhe nesër do të mbajë mot me mjegull me…

Lexo më Shumë

Pavlefshmëria e vendimit të shkarkimit i bën të pavlefshme të gjitha aktet, të drejtat dhe detyrimet e bazuara në aktin e pavlefshëm, ku ndër të tjera përfshihet edhe vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri, reagon Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” pas seancës së 471-të të Këshillit Gjyqësor, në të cilën u pranua dorëheqja e Sashko Georgiev dhe u vendos që Vesna Dameva të kthehet në postin e saj. “Këshilli Gjyqësor vendosi ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Këshillit dhe zbatoi vendimin e Gjykatës Administrative. Në këtë drejtim, duam të theksojmë se pavlefshmëria e vendimit për shkarkim, i…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar 25.12.2023 – 31.12.2023 janë ndërmarrë masa të përforcuara operative dhe aktivitetet parandaluese në funksion të sigurisë më të madhe të qytetarëve, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar se janë arrestuar gjithsej rreth 50 persona në baza të ndryshme. “Personat janë arrestuar për tregti me drogë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, qëndrim të padeklaruar në vend, tregti me lëndë piroteknike (rreth 44.000 të sekuestruara), karton të gjelbërt të falsifikuar për automjete dhe armëmbajtje pa leje. Pas masave të ndërmarra nga SPB në të gjithë shtetin…

Lexo më Shumë