Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Strugë sot njoftoi qytetarët se për shkak reshjeve të shiut, uji në qytetin e Strugës momentalisht është jo i pijshëm. Nga ndërmarrja shkruajnë se do të ketë njoftim tjetër kur uji të jetë i pastër dhe i pijshëm përsëri. Reshjet në RMV janë shpeshtuar. Vetëm dje, përafërsisht në tërë terrritorin RMV ka patur njëkohësisht edhe reshje të dendura edhe zjarre, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim të Krizave.
Author: Hamdi Kumanova
Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i ka shkaktuar probleme bashkëshortes së tij, duke i shkuar te vendi i punës, në një qendër masazhi. Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike…
Prokurori i Përgjithshëm nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëshortëve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëveprues kanë kryer veprën penale vjedhje nga neni 237 paragrafi 1 në. lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, shkruan Pa Censurë. Burri ka bërë një plan së bashku me gruan e tij për t’i marrë me forcë sendet e floririt fqinjës së tyre 72-vjeçare, të cilën e vizitonin shpesh dhe dinin për bizhuteritë që ajo mbante. Më 31 tetor, gruaja e dyshuar e kishte ftuar viktimën që të vinte në…
Në qytetin industrial lindor të shkatërruar të Avdijivkas, trupat ukrainase po përpiqen të shmangin rrethimin nga një ofensivë e shumëfishtë ruse. Kjo është përpjekja më e madhe e koordinuar që kur Moska filloi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Rreth 500 kilometra në jugperëndim po ndodh diçka tjetër: ukrainasit po kalojnë lumin Dnjepër. Tash e dy javë, këmbësoria detare e Ukrainës dhe njësi të tjera janë përballur me sulmet nga parashutistët rusë dhe shpesh janë bombarduar nga avionët luftarakë dhe artileria, në një vendndodhje përgjatë bregut lindor të lumit. Një bloger rus i luftës, i cili ka vëzhguar nga afër…
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle në Krujë. Në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin kanabis në afërsi të një shkolle në Krujë, kanë organizuar punën për arrestimin e tyre. Si rezultat, në një qendër lojrash, në afërsi të një shkolle në Krujë, u arrestuan shtetasit I. M., 20 vjeç, dhe G. Rr., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar. Gjatë…
Rreth 30 mijë metra kub dru për ngrohje, priten në mënyrë ilegale në vend. Këtë e konfirmoi drejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Valentin Gruevski, përcjell KlanM. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë Pyjore dhe kjo është një luftë e përditshme dhe e vazhdueshme kundër hajdutëve të drurit. Nuk mendoj se mund të zhduket shpejt dhe lehtë. Megjithatë, ajo që është inkurajuese janë veprimet më konsekuente të MPB-së. Luftën më të madhe këtu mund ta bëjë Ministria e Punëve të Brendshme. Veprimet e fundit që janë ndërmarrë në muajin e fundit japin shpresë se ai problem…
Për shkak të një orteku në rrugën afër fshatit Rugince nga ora 10:20 të mbyllura për qarkullim janë akset rrugore Kumanovë – Kratovë dhe Kumanovë – Kriva Pallankë, informoi LAMM. Elkipet e Rrugëve të Maqedonisë janë në vendngjarje dhe punojnë në pastrimin e ortekut.
Diploma partiake në Maqedoni vlen më shumë se një diplomë Harvardi. Mjafton të kësh lidhje me të fortin e partisë dhe për një kohë të shkurtër emërohesh drejtor, zv/drejtor apo në ndonjë postë tjetër të rëndësishëm. Në këtë shtet mund të udhëheqës sektor dhe drejtori të rëndësishme që nuk kanë të bëjnë fare me kualifikimet tuaja, qoftë edhe pasdiplomike. Sipas evidencës së fundit për personat e papunë, në Agjencinë për Punësim si të papunë janë të regjistruar 623 magjistër të shkencave, si dhe 19 doktorë shkencash. Ka edhe shumë që kualifikimet e tyre nuk i kanë paraqitur tek Enti për…
Në 24 orët e fundit më së shumti shi – 87 litra për metër katror kanë rënë në Mavrovë Anovë, më pas Dibër me 65, Kriva Pallanka 57, Berovë 40, Shkup – Petrovec 33, Kumanovë, Gjurishtë dhe Popova Shapka 31, Strumicë 24, Ohër. dhe Krushevë 23 secili, Shkup – Zajçev Rid 22, Tetovë 18, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Manastir secili 17, Shtip 16, Prilep 14, Pretor 13, Veles 12, Vinicë 10, Topolçan 9 dhe Dojran me 8 litra për metër katror thonë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPH). Nga aty theksojnë se gjatë natës ka qenë mot i vranët me…
Rasti i Onkologjisë është një skandal monstruoz në të cilin nuk ka kuptim të komentohet, por duhet ta përsërisim, sepse Maqedonia sot fatkeqësisht po përballet me njerëz të cilët janë pikëlluar nga vuajtjet e qytetarëve, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, gjatë vizitës së sotme në Prilep.” “Kemi nxjerrë disa përfundime nga analizat e deritanishme. I pari bazohet në Raportin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë ose në dokumente për periudhën 01.08.2021 deri më 01.08. 2023, si dhe për mbikëqyrjen e pjesshme të periudhës dhjetor 2022 – mars 2023, dhe janë konstatuar parregullsi që janë përforcuar…
Dje, afër orës 11 të natës, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga fshati i Reçicës Vogël, për shkak se ka pasur në posedim marihuana, shkruan Portalb.mk. Pak më vonë, në koordinim me Prokurorinë Themelore Tetovë, është kontrolluar banesa e saj, ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë. Në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështjet Sociale, me të miturën është zhvilluar një intervistë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse. Shpërndarja dhe…
Refuzimi i Ligjit për Amnisti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ditë më parë me kundërshtim edhe të partive shqiptare atje, ka ngjallur reagime të shumta. “Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë ndaj përfaqësuesve shqiptar është refuzuar, duke e ditur se një numër i madh i personave që do të kapte kjo falje do të ishte në interesin e përgjithshëm të numrit të shqiptarëve. Fatkeqësisht nuk u përkrah nga të gjitha votat e shqiptarëve dhe kjo bëri që gjithmonë partite politike shqiptare t’u shërbejnë partive politike maqedonase dhe jo votuesve shqiptarë”, tha ai. Në rast të miratimit të ligjit, nga 2.114…

