Një banor i Gjevgjelisë ka tentuar të vrasë me armë një përmbarues dhe një avokat, me të cilët është takuar për të rregulluar mënyrën e shlyerjes së borxhit. Ai është përleshur me avokatin dhe pasi i ka premtuar se nuk do ta denonconte është arratisur. Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka leeshuar urdhër për hetime ndaj këtij personi i cili më 29 tetor të këtij viti në zyrën e një permbaruesit në Gjevgjeli me dashje ka tentuar t’u marrë jetën dy personave të cilët i ka takuar sipas një marrëveshjen e mëparshme për të rregulluar mënyrën dhe afatin e pagesës…
Author: Hamdi Kumanova
Sërish shtyhet seanca e sotme për rastin kundër Klinikës Zhan Mitrev dhe doktorit Zhan Mitrev për shkak të qëndrimit joserioz të prokurorisë. Megjithëse ishte planifikuar siç duhet dhe ftesa iu dërgua të gjitha palëve të interesuara, gjyqtari u detyrua ta anulonte atë. Në seancën e sotme ishin parashikuar të jepeshin deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Por njëri nga dëshmitarët është paraqitur pa kartën e identifikimit, e cila është e detyrueshme gjatë dhënies së dëshmisë para gjyqtarit dhe dëshmitari i dytë nuk është paraqitur për shkak se nuk është njoftuar për prani në seancën e sotme. Seanca e ditës së sotme…
Me buxhetin e ri për vitin 2024, i cili tashmë është duke u krijuar dhe është në fazën përfundimtare, nuk do të ketë mjete për paga më të larta të zyrtarëve, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas Bytyqit, të zgjedhurit dhe të emëruarit nuk do të heqin dorë nga rritja e pagave prej 10 për qind, por Qeveria do të vendosë që të mos rritet. Jemi duke punuar për një zgjidhje sistematike dhe së shpejti, siç ka bërë të ditur Bytyqi, pritet të dorëzohet një propozim në Qeveri. Zëvendëskryeministri theksoi se në vitin 2025 do të ketë…
Dyzet vjeçari B.V. nga Tetova, dje (02-nëntor) në ora 13:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se një natë më parë në një kazino në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë hyrë dy persona dhe tek punonjësja kanë shkëmbyer 900 dollarë në apoena prej 100 dollarësh, për të cilat menjëherë është konstatuar se ishin të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS
Për shkak të dyshimeve të bazuara për fitimin e parave nga shpina e pacientëve dhe trajtim joadekuat të pacientëve me kancer, kryetarja e Komisionit Hetimor në Kuvend për skandalin e Onkologjisë, Rashela Mizrahi, njoftoi se sot pasi të dëgjojnë dëshmitarët e fundit, ata do të kërkojnë vazhdimin e kompetencave dhe punës së komisionit. Ajo tha se në rastin e Onkologjisë ka gjetje të reja nga të cilat, sipas saj, janë të qarta tri gjëra, gjegjësisht se Fondi ka urdhëruar dhe përgatitur një raport që lë dyshime se edhe sot të sëmurët marrin trajtim joadekuat, se edhe sot barnat paguhen në…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ishte folës në panelin me temë “Roli i ndërtimit në zhvillimin ekonomik të vendit” në kuadër të Konferencës për infrastrukturë rrugore, ku pjesë e panelit dhe të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, theksoi se vërtet duhet të mendojmë seriozisht në interes të ekonomisë, nëse arsimi i mesëm duhet të jetë i obligueshëm në vendin tonë. “Duhet të themi sinqerisht se ne të gjithë përballemi me të njëjtat probleme dhe duhet të fillojmë realisht të bëjmë një përzgjedhje që do të përfitojë ekonomiа në tërësi. Flasim për papunësi prej 13 ose 14%, nëse shikoni…
U ndërpre gjyqi për ndërtimin e autostradave kineze, që ish-PSP-ja e ushëhiqte me emrin e koduar Trajektorja. Prokurorja Lile Stefanova në seancën e sotme tërhoqi akuzat ndaj Nikolla Gruevskit, Vlladimir Peshevskit, Mile Janakieskit dhe Ljupço Gjorgjievskit, të cilët ishin përgjegjës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në vendimin për tërheqjen e aktakuzës, Stefanova tha se këtë e bën për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat u zvogëluan dënimet dhe kështu u vjetëruan veprat penale që i ngarkoheshin të pandehurve, transmeton Portalb.mk. Gjyqi për këtë rast ka filluar në vitin 2018 dhe nuk ka marrë asnjëherë vendim të shkallës…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë mbrëmë policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin A.F. i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Efektivët e policisë të SPB-Tetovës, mbrëmë (02-nëntor) rreth orës 20:55 kanë privuar nga liria 26-vjeçarin A.F. nga Tetova i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 24-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare në Tetovë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate”,…
Absolutisht nuk bëhet fjalë për kurrfarë zbulimi ose skandal të ri i cili ishte publikuar nga ana e Hristian Mickoski. Akuzat dhe dokumentet të cilët ishin publikuar janë pjesë e dokumentacionit i cili që nga fillimi u janë dorëzuar të gjitha organeve hetuese. Dokumentacioni i njëjtë i është dorëzuar në tërësi edhe Komisionit Anketues, thuhet në reagimin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup për akuzat e thëna nga lideri i VMRO-DPMNE-së në konferencën e djeshme për media. “Sa i përket akuzave konkrete, dëshirojmë t’i hedhim poshtë plotësisht akuzat. Së pari, për furnizimin e parakohshëm të ilaçeve dhe akuzat…
Në Berovë këtë mëngjesi ishte më ftohtë – tre gradë, më ngrohtë në Shtip, Veles, Vinicë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, gjegjësisht 12 gradë Celsius. Siç njofton Drejtoria për për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) deri në orën 7:30 janë matur këto temperatura; në Lazaropole pesë gradë, gjashtë në Kodrën e Diellit, shtatë në Strumicë dhe Krushevë, tetë në Shkup-Petrovec, Manastir, Ohër, Kriva Pallankë, nëntë në Prilep dhe Mavrovë, dhjetë në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë dhe Kavadar dhe 11 gradë në Kumanovë, Pretor dhe Dibër. Më shumë reshje të shiut gjatë 24 orëve ka pasur në Krushevë- shtatë litra në metër katror,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të marrë pjesë në përfundimin e punimeve ndërtimore të rrjetit të ujësjellësit nga KME Manastir afër Manastirit dhe fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e rrjetit të tubacionit të ngrohjes në të gjithë qytetin. Siç është paralajmëruar, deklarata për media dë të japin kryeministri Kovaçevski, drejtori i përgjithshëm i EMV, Vasko Stefanov dhe drejtori i SHPKNJP “Ngrohtorja Manastir”, Goran Kozarov.
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris thotë se udhëheqësit botëror kanë “një detyrim moral, etik dhe shoqëror” për të mbrojtur njerëzimin nga rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale. Në një takim mbi këtë çështje në Londër, ajo bëri thirrje për një përpjekje globale në këtë drejtim. Analistët mendojnë se një element i rëndësishëm është mbikëqyrja e vazhdueshme nga njeriu e inteligjencës artificiale. Inteligjenca artificiale është një teknologji e re interesante. Njerëzit kanë hedhur sasi të mëdha të dhënash në makineri, të cilat mund të bëjnë llogaritje më të shpejta dhe kanë kujtesë më të mirë sesa njerëzit. Kjo teknologji mund të përdoret për…

