Fronti opozitar njofton se ka siguruar nga denoncuesit e tyre informacionin se një kërkesë e re po përgatitet në adresë të një gjykatësi tjetër të Gjykatës supreme, për të rikthyer në fuqi faljen e ish presidentit Gjorge Ivanov me të cilën faleshin shumë ish funksionarë. Sipas tyre, presionin e ushtron BDI-ja dhe disa eksponentë të saj, me qëllim që të falet dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Një kërkesë e tillë ishte dorëzuar dhe pak kohë më parë, por avokati që e dorëzoi, e tërhoqi atë pas presionit publik. “BDI-ja dhe disa individë të caktuar që janë instaluar në…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke përshëndetur vendimin e Kuvendit kundër propozim-Ligjit për amnisti deklaroi se drafti nuk ofronte zgjidhje, pasi nuk do të shpopullonte burgjet, shkruan Alsat. Kovaçevski tha se Qeveria e kaloi paraprakisht ligjin për t’i dhënë mundësi Llogës ta arsyetojë atë para deputetëve. “Kishte argumente të cilat dëshmonin të kundërtën e draftit, përkatësisht ligji paraprak nuk i ka arritur efektet e dëshiruara. Numri më i madh i atyre që ishin amnistuar, menjëherë kishin kryer vepra të ngjashme penale dhe ishin burgosur. Argumenti i dytë është se mbi 2 mijë persona presin për t’u nënshtruar dënimit me burg, kjo…
UDHËZOJMË FARMACISTËT TË KENË KUJDES GJATË DHËNIES SË BARIT OZEMPIK Agjencia Evropiane e Barnave ka njoftuar se në nivel të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar është zbuluar një tretësirë injektuese e falsifikuar e Ozempic (semaglutid) 1 mg, përcjellë KlanM. Stilolapsat e parambushur janë shënuar në mënyrë të rreme si bar për diabet Ozempic me numër serial MP5E511 dhe NP5G866. MALMED-i ka marrë raportime për bar të falsifikuara në territorin e shtetit tonë nga poseduesi i lejes për vënien në qarkullim të barnave për barin Ozempik i cili përdoret për trajtimin e diabetit të llojit 2 me numrat serik: MP5B060,…
27 të përjashtuarit nga puna në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) kërkojnë që të kthehen në punë. Nga Sindikata e NQP-së thonë se hoqën një pjesë vitale të stafit që do të vështirësoj funksionimin e punës. Kreu i kësaj sindikate Miqo Stojanovski tha se janë në bisedime me drejtorinë për të kthyer një pjesë të tyre përndryshe janë të gatshëm të futen në grevë me të gjithë 1,150 të punësuarit sa kanë mbetur në NQP. “Në NQP mbetemi pa kuadër që na duhej aktualisht, shpresoj se në bisedimet me drejtorin Krste Petrevski do përpiqemi që një pjesë të madhe të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në konferencën për shtyp tha se ka informacione të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023. Mickoski prezantoi raporti nga Fondi për sigurim shëndetësor, i cili ka kryer kontroll të jashtëzakonshme financiare të furnizimeve publike në Ministrinë e Shëndetësisë për periudhën nga 1 gushti i vitit 2021 deri më 1 gusht të vitit 2023 dhe në Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023. Raporti, siç theksoi Mickoski, tregon se ilaçet për pacientë janë vonuar, ndërsa për këtë askush…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pasi në Kuvend dështoi votimi i nevojës për miratimin e Ligjit për Amnisti, që ishte propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Lloga këtij vendimi të Kuvendit i referohet si padrejtësi. “Sot Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje!”, ka shkruar Lloga në Facebook. Ndryshe, sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 66 vota “kundër” nuk e pranuan propozimin që të miratohet Ligji për amnisti./Telegrafi/
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot pikën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar”, për t’u njohur nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal. Mexhiti u shpreh i kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve, duke theksuar se kjo tregon se ata janë të përgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe janë të informuar se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e komplikimeve më të rënda, veçanërishtë midis grupeve të rrezikut. “Vetëm në një javë në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar” vaksinën kundër gripit sezonal…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. Në takim u diskutua për mbrojtjen e fëmijëve dhe rëndësinë e zgjerimit të kapaciteteve të kopshteve ekzistuese si dhe ndërtimin e të rejave në mënyrë që të kujdesen për sa më shumë fëmijë në kopshte dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur. Kryetari i komunës, përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe ministri shqyrtuan hapat e nevojshëm për përfundimin e objektit të ndërtuar – klon i çerdhes “Rinia” në Tetovë, financuar nga Bashkimi Evropian. Trençevska në takim theksoi se ndërtimi i çerdheve të…
Në adresën tonë kanë arritur disa fotografi nga vetura e udhëheqësit të Poliklinikës së Çairit me denoncimin e tyre se i njëjti po keqpërdorë detyrën zyrtare. Vetura zyrtare e drejtorit shikohet e parkuar para banesës personale të drejtorit, e parkuar keq dhe që rrezikon jetën e njerëzve. Kjo torturë dhe kjo gjendje nga ana e udhëheqësit të Poliklinikës së Cairit është duke zgjatur me muaj. Qytetarët kërkojnë zgjidhjen urgjente të këtij problemi, pasi që jetët e familjarëve të tyre dhe njerëzve që i drejtohen Poliklinikës së Cairit janë në rrezik. Sic shihet në foto drejtori, veturën zyrtare është duke e…
Në kuadër të projektit, 20 familje nga komunat e Radovishit, Konçes, Demir Kapisë, Negotinës, Gradskos dhe Resnjës do të përfitojnë me materiale të dhuruara nga TIKA Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) në kuadër të programit të mbështetjes së zhvillimit rural në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar materiale për kultivimin e dredhëzës, raporton Anadolu. Në kuadër të projektit, 20 familje nga komunat e Radovishit, Konçes, Demir Kapisë, Negotinës, Gradskos dhe Resnjës do të përfitojnë me materiale të dhuruara nga TIKA. Në aktivitetin për dhurimin e materialeve përveç koordinatorit të TIKA-s në Shkup, Mehmet Bayrak, morën pjesë edhe familjet përfituese…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, në konferencë për media tha se me vendimin për të mos votuar Ligji për amnisti, Maqedonia e Veriut është shtet më i padrejtë se dje. “Ajo që ndodhi sot neve edhe e prisnim është një fal lloj hakmarrje për mos votimin tonë për ndyrhsiumet në Kodin Penal”, tha ministri Lloga, raporton SHENJA. Në pytjen nëse tani, Aleancan për Shqiptarët do të largohet nga Qeveria, ministri LLoga tha se Jo. Lloga tha se nuk ka krizë brena koalicionit qeverisës. Ai tha se që nga dita e parë ka treguar se është në anën e qytetrarëve dhe…
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (01- nëntor) rreth orës 13:00, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kanë privuar nga liria, 61-vjeçarin E.B. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se ai kishte ri-transmetuar kanalet televizive pa licencë përkatëse dhe se shërbimet e tij, sipas setit, janë përdorë nga 2800 klientë që paguanin nga 100 euro në vit. Në objektin biznesorë ku ai punonte dhe në disa vende të tjera, atij iu gjetën dhe konfiskuan dy kompjuterë, dy resiverë dhe tre telefona celularë. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë rastit kundër tij do të…

