Prokuroria Publike ka ngritur akuzë kundër 5 personave fizikë dhe 6 subjekteve mbi dyshimet për “pastrim të parave” nga aksioni i koduar me emrin “Feniks”. Pastrimi i parave mbi burime të dyshimta është bërë nga viti 2008. I dyshuari i parë për ta materializuar veprën penale ka krijuar grup me të dyshuarit e tjerë në cilësinë e personave fizikë dhe subjekteve. I dyshuari i parë ka rezultuar pronari, bashkëpronari apo drejtuesi i 5 subjekteve bashkëpjesëmarrëse në krim. Paratë kanë hyrë në qarkullim përmes subjekteve të krijuara në shtete të tjera, ndërsa një pjesë e tyre janë lëshuar në qarkullim edhe drejtpërdrejtë në qarkullimin e kompanive që janë subjekt hetimi në Maqedoni të Veriut. Me paratë e fituara janë blerë prona si: hotele, hapësira, banesa dhe patundshmëri të tjera. Prokuroria Publike njofton se do të kërkojë konfiskimin e tyre. Ndaj tre personave është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa një prej të dyshuarve e ka obliguar me paraqitje. Masat e kujdesit janë propozuar mbi dyshimin se grupi ka siguruar patundshmëri edhe jashtë vendit dhe e njëjta mund të shfrytëzohet gjatë arratisjes. /Alsat.mk
Data 08.08.2026
Aktuale
- Vetëm 15% e punëtorëve kanë marrë K-15, shumica ende në pritje
- “Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën”, shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi
- Ndërmarrja e Rrugëve thotë se nuk ka dhënë urdhër për tabelën e re në Tabanoc pa gjuhën shqipe: “Makedonijapat” është përgjegjëse
- Shasivari në krye të Drejtësisë, por jurisprudenca në gjuhën shqipe ende e “ndaluar”
- VLEN: A po e blen Artan Grubi lirinë me sekretet e BDI-së?
- Qyteti i Shkupit njofton: Javën e ardhshme nis spërkatja kundër larvave të mushkonjave!
- Mesazhi i Ambasadës së SHBA pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!
- BIRN: Aktivistja 32-vjeçare turke, lihet në burg pavarësisht se ajo ka statusin e azilantes politike në Francë



