Ligji anti duhan në Maqedoni nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa nuk përjashtohen cigaret elektronike dhe shishat. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani.
Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelierisë dhe në ambientet publike.
Nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, inspektorati ka shqiptuar 328 gjoba, pasi ka kryer 2000 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Duhani.Nga gjobat, institucioni ka mbledhur rreth 416 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024.
“Gjatë vitit 2024 do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në hapërsirat ku ndalohet me ligj.Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maqedonia e Veriut është ndër vendet më duhanpirëse në Evropë, me një rritje alarmante të kancerit të mushkërive. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Data 20.10.2026
Aktuale
- Kremlini thotë se Putini, Trumpi dhe Xi mund të zhvillojnë – muajin e ardhshëm – një takim trepalësh në Kinë
- Protestat në Shqipëri: 310 të lënduar, mes tyre 191 policë
- “Policia po përdoret si tampon”, Eugen Beçi: Ngado të hedhin plumba e gaz problemi nuk zgjidhet, të shikohet nga Kushtetuta!
- Haradinaj akuzon Kurtin për dhunë ndaj protestuesve: Një akt politik i papranueshëm
- “Duart e arta” të pushtetarëve dhe “dora e hekurt” mbi qytetarët
- DAP me fushatë për ndërgjegjësimin tatimor në sektorin e turizmit, takim informues në Mavrovë
- Sela: Pa u zgjidhur çështja e legjitimitetit, nuk duhet të shkohet në zgjedhje
- Sela: Shqiptarë e diasporë, ju lutem, ta mbështesim Arkin Jahijun në Bërvenicë!



