Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski vlerëson se pjesëmarrja e ministrit të jashtëm të Rusisë, Lavrov në Takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, nuk është fitore e Rusisë, përkundrazi sipas tij është fitore e OSBE-së. Kovaçevski madje tha se nuk do të ketë takim me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov. “Një ngjarje e rëndësishme, falënderoj Ministrinë e Jashtme për kryesimin e suksesshëm. Në mbledhjen e sotme do të konfirmohen vendimet që tanimë bisedohet në nivel të ambasadorëve. Organizata po ballafaqohet me sfida të shumta përfshi edhe agresionin rus në Ukrainë… Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, por është…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin e qarkores në Tetovë. Rexhepi shkruan se ky projekt do të kaloj përmes nyjes Trebosh-Neproshten, Zhelinë, Tearcë dhe Tetovë. Njoftimi i plotë: Ministria e transportit dhe lidhjeve sot lëshoi leje ndërtimi për ndërtimin e qarkores në Tetovë përmes nyjes “Trebosh” deri Neproshten – faza 1 komuna e Zhelinës, komuna e Tearcës dhe komuna e Tetovës.

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles thonë se sipas raportimit nga Qendra për Ndihmë Mjekësore, foshnja që vdiq nga Negotina, është dërguar për ndihmë mjekësore, pa shenja jete. “Dje në orën nëntë në DPB Negotinë, nga ana e Qendrës për Ndihmë Mjekësore është raportuar se tek ata, nga prindërit është sjellë një foshnjë disamuajshe pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Në ditët në vijim moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë stabil, nesër dhe të premten paradite do të ketë mjegull nëpër lugina. Të premten dhe në fillim të fundjavës do të fryjë erë jugore mesatare deri e fortë, e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës dhe shkrirje më të shpejtë të shtresës së mbetur të dëborës. Të dielën priten reshje shiu, ndërsa era do të ndryshojë në drejtim të veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në minus dy, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 17 gradë.

Lexo më Shumë

Pagesa retroaktive e bursave të prapambetura të studentëve do të fillojë jo më vonë se data 15 dhjetor. Këtë premtim e morën përfaqësuesit e Kuvendit Studentore të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (KS UKM) në takimin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me ministrin Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk. Siç njoftojnë nga KS UKM, në këtë takim, i cili është mbajtur me mbështetjen e faqes në Instagram “Studentaria”, janë paraqitur kërkesat tjera të tyre dhe siç thonë ata janë pranuar nga ministri Shaqiri. Risi paralajmërohen edhe në pagesën e vaktit të subvencionuar të studentëve. Në vend që të marrin 140 denarë në ditë, për…

Lexo më Shumë

Është lajm i rrejshëm se vajza Vanja është gjetur në një shtet fqinjë, kanë konfirmuar për TV SHENJA, nga Ministria e Punëve të Brendshme. Më parë një medium në gjuhën maqedonase njoftoi se jozyrtarisht Vanja është gjetur. “Është lajm i rrejshëm. Tani do ta demantojmë të njejtin”, thanë për TV SHENJA nga MPB.

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 49-vjeçarit D.LL. nga Shkupi, i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, që dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe ndaj 38-vjeçarit B.A. nga Shkupi, që dyshohet për ndërtim të pa rregullt. “Gjatë vitit të kaluar, D.LL. në cilësinë e zyrtarit – punonjës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me ekstraktin nga PDU për qytetin e Ohrit, ka futur të dhëna të rreme, me ç’rast të dyshuarit të dytë i ka lëshuar leje…

Lexo më Shumë

Asnjë vend nuk mund të përballet me sfidat e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike në mënyrë të pavarur dhe të izoluar, pavarësisht se sa i zhvilluar është apo jo një vend. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska në fjalimin e saj në Konferencën Globale për Ndërtimin e Kapaciteteve Kibernetike “Cyber ​​Resilience for Development” që po mbahet në Ganë, transmeton Portalb.mk. “Të gjithë përballemi me të njëjtat rreziqe, sfida të njëjta, prandaj është e nevojshme një qasje e koordinuar dhe e përbashkët”, tha zëvendëskryeministrja Gërkovska. Duke theksuar rëndësinë e ngjarjeve që kontribuojnë…

Lexo më Shumë

Një pjesë e rrugëve të Shkupit do të jenë pjesërisht të mbyllura, autobusët do të reduktohen dhe do të ndërrojnë rrugët e qarkullimit, nxënësit dhe të punësuarit në administratë do të rrinë në shtëpi. Në këtë mënyrë do të funksionojë kryeqyteti gjatë mbajtjes së samitit të OSBE-së. “Për shkak të Këshillit Ministror të OSBE-së Një pjesë e rrugëve të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, njësoj sikur ky udhëkryq në mes të bulevardit ‘8 shtatori’ dhe ‘Ilinden’ ku ka frekuentim të ulët të veturave, ndërsa disa nga rrugët janë përkohësisht të mbyllura”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare. Me qëllim lehtësimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale ka shpërndarë një shkrim për zgjedhjet presidenciale, përcjell TV21. Spasovski shkruan se ambiciet personale nuk janë me rëndësi për momentin, por që me rëndësi është që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike, flet për Frontin Europian, ndërsa në fotografinë e tij është i nënvizuar shkrimi “Kandidati presidencial”. “Fronti pro-evropian, koalicioni pro-evropian është sigurisht diçka që do të përfaqësonte vlerë shtesë për vendin dhe për përparimin e vendit, sepse është shumë e rëndësishme se cili koncept praktikisht do ta udhëheqë RMV-në në periudhën e ardhshme. Është e rëndësishme që të ketë…

Lexo më Shumë

Ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Rogle të Komunës së Zhelinës, ne ç’rast ka humur jetën një i moshuar i palëvizshëm. komandanti i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit, Avni Ahmeti, për TV Koha tha se flakët se kanë qenë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e ndërtuar me drunj, transmeton Portalb.mk. “Ka një person që nuk i ka mbijetuar kësaj tragjedie, për arsye se ka qënë edhe në moshë, por edhe flakët kanë qenë shumë të shpejta, pasi shtëpia ka qenë e gjitha e ndërtuar me drunj. Kështu që të jetë shembull ky që ne si zjarrfikës gjatë gjithë kohës kemi…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje më 28 nëntor është ndaluar një e punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës për shkak të dyshimit se ka inçizuar një paciente në mënyrë të paautorizuar. “Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28- nëntor) rreth orës 20:10 kanë privuar nga liria 46- vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte inçizuar një video në mënyrë të paautorizuar bashkëshorten e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka…

Lexo më Shumë