Gati 90 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në të gjithë SHBA-në pasi vendi u godit nga stuhitë e egra të dimrit gjatë javës së kaluar.
25 persona kanë humbur jetën në Tenesi dhe 16 në Oregon, i cili mbetet në gjendje emergjente pas stuhive të forta të akullit.
Dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji në një pjesë të madhe të vendit.
Një total prej 89 vdekjesh të lidhura me motin janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar, sipas një raporti të mbajtur nga CBS, partneri i BBC-së në SHBA.
Ndërsa numri i vdekjeve ka qenë më i madh në Tenesi dhe Oregon, viktima janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi dhe gjetkë.
Në një incident në Portland, Oregon të mërkurën e kaluar, tre persona u goditën nga rryma për vdekje kur erërat e fuqishme shkaktuan rënien e një linje elektrik dhe goditën automjetin në të cilin po udhëtonin. Një foshnjë që ndodhej në makinë ka shpëtuar.



