Author: Hamdi Kumanova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë një 33-vjeçar në ambientet një lokali për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Elton Dedej, ku 52-vjeçari Artur Petja, ka goditur me sëpatë 33-vjeçarin I.GJ., banues në Kavajë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Autori ra në pranga për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në pranga ra edhe pronari, pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e…

Lexo më Shumë

Pas bastisjeve të sotme në Shkup, policia ka privuar nga liria E.J. (45), A.B. (21) dhe F.B, (26), të gjithë nga Shkupi. tek të njëjtit janë gjetur lëndë narkotike. Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, thonë nga MPB. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Shuto Orizares, e kryer me urdhër gjyqësor, të pranishëm kanë qenë A.B. dhe F.B, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, materie e bardhë në gjendje pluhuri, peshore dixhitale me mbetje të marihuanës, makinë thërmuese me mbetje të marihuanës, para…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegë ministra realizuan takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Angela Aggeler. Fokusi i bisedës së takimit, siç njofton zëvendëskryeministri parë, ka qenë angazgimi serioz i Maqedonisë së Veriut në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, si dhe vazhdimin e realizimit të reformave. “Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-së i bëri thirrje të pjesëmarrësve në samitin e OSBE-së që po mbahet në Shkup që të arrijnë një konsensus për kryesimin e Maltës, shkruan Alsat. Osmani tha beson se konsensus për Maltën, si kryesuese me OSBE-në në vitin 2024 do të formalizohet të premten nga shtetet pjesëmarrëse të Samitit. Ministri i Punëve të Jashtme tha se OSBE-ja gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj organizate dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore; “Kam tre mesazhe kyçe…

Lexo më Shumë

Të enjten kur përfundon afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, shihet interesim i madh i qytetarëve serbë në qendrat e kontrollimit teknik në Mitrovicë të Veriut. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe të enjten. Elshani, ka theksuar se nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS. Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët. Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale…

Lexo më Shumë

Kur gjyqësia bënë veprime për të dëshmuar se është gjallë, ato lëvizje cilësohen si skandaloze dhe qesharake nga qytetarët. Së fundmi, Këshilli Gjyqësor ka shqyrtuar procedurën disiplinore kundër gjykatësit në Apel, Enver Bexheti i cili me ruajtjen e lëndëve gjyqësore në sirtar ndihmoi që ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov t’i rigjykohet rasti dhe t’i shpëton burgut. Në vendimin e Këshillit potencohet se ndaj një gjykatësi në Gjykatën e Apelit është shqiptuar masë disiplinore, përkatësisht zvogëlim i rrogës për 20% në gjashtë muajt e ardhshëm. Megjithëse identiteti i tij nuk bëhet i ditur deri në vendimin e plotfuqishëm, Alsat…

Lexo më Shumë

Dy vrasje mbrëmë kanë tronditur Prishtinën. Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar për të dyja rastet e vrajseve të rënda që ndodhën mbrëmë në kryqytet. Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se për vrasjen e gruas së këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit, nga mbrëmë janë duke vazhduar hetimet. “Lidhur me rastin i cili ka ndodhur në Rr. ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë, ju njoftojmë se nga informatat e deri tanishme dyshohet për grabitje me pasoja vdekjeje, ku nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha…

Lexo më Shumë

Pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Fier, 50 të moshuar që jetojnë në këtë institucion, janë strehuar në spitalin rajonal të Fierit. Ata vlerësojnë njëzëri përkujdesjen e stafit përgjatë gjithë natës teksa presin rikthimin në strehën e tyre. Ndërkohë sipas shefit te pranim-urgjencës, doktor Blendi Dhespollari fillimisht në spital janë sjellë 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët janë paraqitur me parametra jetike normale, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshientë, por vetëm të frikësuar. 2 prej tyre janë futur në terapi si rrjedhojë e diagnozave kronike nga të cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në hapjën e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka mbajtur fjalim. Ai përmendi agresionin rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndërprerje të luftës. Kovaçevski deklaroi se me agresionin rus janë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe vlerat humane. “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është shkelje e çdo konvente ndërkobëtare. Çdo ditë e kaluar tregon se agresioni ushtarak nuk është zgjidhje. Lufta në Ukrainë duhet të ndalojë sa më parë”, tha mes tjerash Kovaçevski Ai gjithashtu përmendi edhe tensionet në vendet e rajonit, nduke bërë thirrje që të lihen anash agjendat nacionaliste.…

Lexo më Shumë

Aeroplani me të cilin ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov mbërriti në Shkup për Këshillin ministror të OSBE-së ka fluturuar mbi hapësirën ajrore të Turqisë dhe Greqisë, e jo edhe të Bullgarisë, raportojnë mediat ruse. Ndryshimi i linjës së fluturimit është për shkak të refuzimit të autoriteteve bullgare për të lejuar fluturimin e aeroplanit me zëdhënësen e MPJ-së ruse, Maria Zaharova. Fluturimi ka zgjat më shumë se pesë orë. Në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, në të cilën kanë pasur qasje mediat ruse, thuhet: “Leja për pjesëmarrje në takimin e lartpërmendur në Shkup i…

Lexo më Shumë

Prej nesër fillon tarifa e lirë e rrymës në periudhën prej orës 13 deri ora 15. Me vendosjen e tarifës së lirë ditore, amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga dita e hënë deri të shtunën dhe 24 orë të dielën. Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor…

Lexo më Shumë